Për herë të parë në më shumë se 1 vit e gjysmë në paraburgim, ish presidenti Ilir Meta u shfaq në kafazin e qelqtë të Gjykatës së Posaccme, me një pamje totalisht të ndryshuar nga ajo e tetorit të vitit 2024 kur u arrestua me urdhër të SPAK për tre vepra penale.
Në këtë seancë të parë në themel, trupa e gjyqtarëve pranoi kërkesën e ish zyrtarit të lartë për të trasmetuar në kohë reale në media, seancën gjyqsore ku të akuzuar përvecc tij janë edhe Monika Kryemdhi, Fatime Kryemadhi, Ema Ccoku dhe Piro Xhixho.
Pas kafazit, Meta hodhi akuza ndaj prokurorëve të ccështjes duke pretenduar se ata kanë montuar një proces me shpifje ndaj tij.
Mbrojtja ligjore e ish presidentit iu drejtua edhe njëherë gjykatës me kërkesën për të nxjerë nga kafazi klientin e tij, duke e paralelizuar mënyrën se si trajtohet Meta me terroristët e ISIS, që sipas Kujtim Cakranit kështu i turpëronin njerëzit në publik.
Seanca e parë e themelit zgjati shumë pak, pasi gjykata pranoi kërkesën e avokates së Fatime Kryemadhit për të marrë kohë në mënyë që të shprehet për formën e gjykimit. Ema Ccoku dhe Piro Xhixho i qëndruan kërkesën së tyre për tu gjykuar me procedurë të shkurtuar.
Më herët në seancat paraprake që janë zhvilluar në procesin CEZ-DIA dhe atë të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish Lëvizjes Socialiste për Intergim Meta dhe Kryemadhi kanë kërkuar procedurën e zakonshme, pasi kanë pretendimet për provat që janë grumbulluar nga struktura e posaccme.
Ndaj ish ciftit Meta-Kryemadhi, SPAK ka ngritur akuzat korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.
