Si të përmirësoni shëndetin mendor

Më të fundit


Ruajtja e shëndetit mendor dhe mbajtja e një qëndrimi pozitiv është një nga sfidat më të mëdha të jetës moderne. Jeta e vrullshme, streset dhe objektivat e shumta për t’u arritur në një ditë shkaktojnë stres, ankth, lodhje dhe dobësim të shëndeti mendor dhe emocional. Mjekët rekomandojnë bërjen e disa gjërave të vogla çdo ditë në mënyrë që të kontribuonin në një shëndet mendor të fortë dhe një jetesë të lumtur.

1-Filloni ditën në mënyrën e duhur. Ankthi është shpesh më i keq në mëngjes, prandaj përpiquni të shmangni aktivitetet që shkaktojnë stres në mëngjes si leximi i email-ve të punës apo çdo gjë tjetër që ju nuk ju pëlqen. Ditën niseni me gjëra që ju pëlqejnë dhe sjellin humorin e mirë.


2-Stërvitja është çelësi i qetësisë mendore. Përfitimet e stërvitjes të shëndetit mendor njihen mirë. Thënë thjesht, akti i lëvizjes lëshon endorfine, hormonin që na bën të ndihemi mirë, duke na bërë të ndihemi më energjik dhe të fokusuar.

3-Praktikoni disa stërvitje frymëmarrje. Kur jemi të stresuar, frymëmarrja bëhet më e shkurtër. Zbatimi i disa teknikave meditative të frymëmarrjes mund t’ju bëjë që të ndiheni shumë më të relaksuar. Filloni duke marrë frymë thellë dhe duke e nxjerrë ngadalë.

4-Mos u fiksoni pas gjërave negative. Hapi i parë është që të kapni mendimet negative dhe t’i largoni tutje pa e vrarë mendjen. Në vend që të thuash, ‘Nuk mundem’, shikoni për mundësitë. Hapni mendjen tuaj për të gjetur zgjidhje. Mos mendoni gjënë negative të parën.

5-Mos e nënvlerësoni fuqinë e gjumit. Ka një lidhje të ngushtë midis cilësisë së gjumit dhe cilësisë së shëndetit tuaj mendor. Ndjenja e lodhjes ka të ngjarë të përshpejtojë ndjenjat e ankthit dhe kjo do të ndikojë në aftësinë tuaj për të fjetur në mënyrë paqësore.




Skip to toolbar