Situatë kritike në Mallakastër, rrezikohet masivi pyjor i Lofkëndit! Kërkohet ndihmë nga ajri

AKTUALITET


Gjatë natës, vatra e zjarrit në fshatin Riban ka marrë përmasa dhe është përhapur në një sipërfaqe më të gjerë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përfshirjen e masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Forcat operacionale janë përqendruar aktualisht në dy drejtime kryesore të ndërhyrjes, në Riban dhe Lofkënd, me qëllim izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës, 35 forca të bashkisë, 2 autobote me ujë, si dhe pritet të bashkohen 35–40 trupa të Forcave të Armatosura.

Për shkak të terrenit të vështirë, dendësisë dhe lartësisë së bimësisë së ulët, shtrirjes së madhe të zjarrit dhe intensitetit të lartë të flakëve, ndërhyrja me forcat tokësore paraqitet mjaft e vështirë.



Skip to toolbar