Skadon afati 24 orësh/ Lëvizje në ambasadën e Iranit, zhvendosen objektet, çfarë po ndodh në selinë diplomatike

AKTUALITET


24 orë afat! Ky ishte ultimatumi i vendosur nga kryeministri Edi Rama ndaj Ambasadës iraniane në vendin tonë, pas ndërprerjes së menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Islamike të Iranit. Rama deklaroi se ambasadës i është dërguar një notë për njoftimin e vendimit.

Gjatë orëve të fundit në Ambasadën e Iranit ka pasur disa lëvizje. Fillimisht, një kamionçinë është vendosur në ambientet e brendshme, për të kryer zhvendosjen e objekteve që ndodhen në të.


Pas vendimit për prishjen e marrëdhënieve, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, hodhi poshtë pretendimet e qeverisë së Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit duke i cilësuar si të pabaza, dhe e cilësoi vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai shtoi se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë, duke ju referuar këtu Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

Kujtojmë se prishja e marrëdhënieve mes dy vendeve ka ardhur pas sulmit kibernetik të 15 korrikut mbi sistemin e të dhënave online të vendit tonë, që nxori jashtë funksionit disa faqe qeveritare. SHBA i ka dalë në krah Shqipërisë në këtë vendim, duke theksuar se do të shtojnë sigurinë në vend, ndërsa opozita, nënvizoi se vendimi është i duhur, por i vonuar, pasi ka cenuar rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, një reagim ka pasur edhe nga Ministria e Jashtme e Iranit. Ministri i Jashtëm, Nasser Ka’nani ka thënë se pretendimet e Shqipërisë ndaj vendit të tyre janë të pabaza, e ata thonë se Shqipëria në këtë akt, është e ndikuar nga vende të treta, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.




Skip to toolbar