Sondazhi në ABC News/ Vlerësimi i liderëve politikë, kryeson Rama, Berisha i katërti shënon rënie

Më të fundit


Në 3300 intervista të konsideruara të vlefshme, nga mbi 10 mijë të anketuar në sondazhin e fundit parazgjedhor të ABC News dhe Angi Ricerche. 51.8 % e shqiptarëve kanë shprehur mendim pozitiv për kryesocialistin Edi Rama.
Vendin e dytë, e mban kreu nismës Shqipëria Bëhet me 35. 9 përqind të të anketuarëve, pasuar me një diferencë të ngushtë nga kreu i Partisë Mundësia, të Agroj Shehajt me 33.7 %.

Sali Berisha, zbret në vendin e katërt për të cilët shqiptarët kanë një vlerëzim pozitiv, 33,4 % duke shënuar një rënie me 0.2 pikë nga sondazhi i një jave më parë.

Arlind Qori, i Lëvizjes Bashkë ka shënuar një rritje të lehtë, duke shënuar 23.6 % të përgjigjeve të marra. Ndërsa ndonëse me rritje, Ilir Meta vijon të qëndrojë në vend të fundit, 11.9%, duke një rritje me 0.4 pikë.



Skip to toolbar