Në sondazhin e publikuar në emisionin “Real Story” në ABC News, rezulton se PS fiton Tiranën me 53.2 përqind.
Partia Socialiste drejt 19 mandateve në Tiranë, ndërsa PD bie me 6 mandate sipas sondazhit të realizuar nga ABC News dhe Angi Ricerche.
Analisti Roland Lami u shpreh se rezultatet tregojnë se Partia Socialiste jo vetëm i ka ruajtur votat e saj, por edhe i ka shtuar.
“PS i ka ruajtur dhe i ka shtuar votat e saj, ndërsa PD është gërryer nga partit të tjera që kanë parë se aty kanë mundësi për të marrë”, tha Lami.
Ndërkohë juristja Brizida Gjikondi nënvizoi se kontrata e PD 6 milionë dollarë ka dhënë impaktin e saj negativ duke shtuar se Berisha në listën e mbyllur ka vënë persona në shërbim të familjes së tij.
“6 milionë euro i famshëm ka dhënë impakt negativ. Në Tiranë metropoli është më i informuar dhe të gjitha këto kanë reflekuar që të ulet mështetja. Deputetët që ka vënë në listën e mbyllur i ka në shërbim të familjes së tij”, tha ajo.