Sopranoja Ermonela Jaho në Royal Opera House, vlerësohet nga mbreti Karl III

AKTUALITET


Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho është takuar me mbretin Karl III në Royal Opera House.

Jaho ka ndarë disa fotografi krah mbretit në Facebook, ndërsa shkruan se ishte e pranishme në Royal Opera House në respekt të maestros Toni Papanno.


“Një natë shumë e veçantë në Royal Opera House , për të shprehur respektin tim së bashku me kolegët e mi dhe madhështinë e tij Mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno. Të gjithë e ndjejnë, kur janë të dashur.”, ka shkruar Jaho./abcnews.al




Skip to toolbar