Soreca: Fermerët shqiptarë do eksportojnë produktet në BE pa doganë deri në 2025

EKONOMI



Ambasadori i BE Luigi Soreca përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se BE vazhdon të mbështesë fermerët shqiptarë.

Në këto kohë të vështira, Soreca shkruan se fermerët do të jenë në gjendje të eksportojnë produktet e tyre në BE pa taksa doganore deri në vitin 2025.“Një tjetër ndihmë konkrete nga BE për fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre tashmë janë duke eksportuar produkte sipas standardeve të Bashkimit Evropian, falë edhe #IPARD. Të lumtur të shohim produktet e tyre “Made in Albania” të disponueshëm në tregjet evropiane! Be është këtu për t’ju mbështetur”, shkruan Soreca.