Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama Progres raportin e KE-së dhe rekomandimin për hapjen sa më parë të negociatave për Shqipërinë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, ambasadori Soreca tha të mërkurën se Shqipëria ka arritur progres dhe se negociatat do të hapen pa asnjë kusht. Veçanërisht ambasadori Soreca vlerësoi reformën në drejtësi, si dhe operacionet e ndërmarra për goditjen e grupeve kriminale.
“Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm në fushat e përcaktuara nga Këshilli. KE i rekomandon këshillit që të celen negociatat tani dhe pa kurrëfarë kushtëzimi. Vettingu ka ecur përpara duke nxjerrë më shumë se 140 vendime. Ka pasur disa operacione për goditjen e grupeve kriminale. Në lidhje me migracionin, azili ka rënë pavarësisht se mbetet i lartë në disa shtete anëtare. Një zhvillim i rëndësishëm është që ka nënshkruar me FRONTEX dhe kemi rezultatet e para. Shqipëria ka bërë përpjekje për të drejtat themelore. Duhet të përmirësohen përpjekjet për kuadrin ligjor për administratën Vendimi i KE-së është mbështetur në përparimin që i duhet një shteti për të celur negociatat. Ky nivel nuk është i njëjtë me atë që Shqipëria duhet të tregojë për t’u bërë shtet anëtar, kështu që celja e negociatat përcakton fillimin e fundit. Shqipëria duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe nevoja për një konsensus kombëtar për integrimin duke tejkaluar polaizimin për të treguar vullnet politik. Kjo përpjekje do të thotë që të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuara për integrimin. Ritheksojmë thirrjet për të gjitha partitë për t’u angazhuar në dialog. Shqipëria ka arritur një gur të rëndësishëm kilometrik. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të paprecedenta. Ka ende shumë reforma për t’u bërë, por Shqipëria është gati për hapat e tjera. Tre javët në vijim do të jenë kyce për vendimin në cdo shtet. Prandaj inkurajojmë qeverinë dhe opozitën që të kontriubojnë për këtë proces” tha ambasadori Soreca.