“Sinjal i fortë për zgjerimin”, Soreca flet pas vizitës së Charles Michel në Tiranë

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca reagoi pasditen e të premtes në lidhje me vizitën e Presidentit të Këshillit të Europës Charles Michel. Soreca, pasi e përcolli në Rinas zyrtarin e lartë europian, shprehet se “zgjerimi është përparësi për BE”.

“Sapo përcolla Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tiranë. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në. Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishmë të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave”, shkruan Soreca.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Presidenti i KiE tha se vendi duhet të punojë me reformat dhe integrimin, ndërsa në tryezën e samitit për Ballkanin Perëndimor do të diskutohen 3 shtylla kryesore që lidhen  me metodologjinë e re të integrimit dhe qartësinë e kërkesa qe BE kërkon nga vendet që aspirojnë familjen europiane.

“140 vende në Konferencën e Donatorëve”. Soreca: SPAK e BKH prioritet për integrimin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca foli për revistën ekonomike “Monitor”, duke prekur disa çështje të rëndësishme për vendin tonë. Së pari, ai deklaroi lajmin se në 17 shkurt, në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel, do të jenë pjesëmarrës 140 vende dhe organizata. Soreca shprehet se do të ftohen edhe organizata, institucione financiare, sektori privat dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin nga tërmeti. “Komisioni Evropian ka njoftuar një angazhim të parë prej 15 milionë eurosh për nevoja të rimëkëmbjes, dhe i ka ofruar Shqipërisë të organizojë një konferencë të donatorëve për të mobilizuar burimet financiare bazuar në raportin e PDNA-së. Jam i lumtur të njoftoj se konferenca do të zhvillohet më 17 shkurt, në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel. Do të ftohen më shumë se 140 vende, organizata ndërkombëtare, institucione financiare ndërkombëtare, sektori privat dhe përfaqësues të shoqërisë civile në nivelin më të lartë. Unë jam shumë i vetëdijshëm që një numër i madh familjesh ende jetojnë në tenda dhe janë në rrezik për shkak të sezonit të dimrit. Prandaj, Komisioni Evropian ka dislokuar një ekspert të reagimit ndaj emergjencave në Shqipëri për të ndihmuar për mbikëqyrjen e nevojave humanitare të popullatës së prekur”, tha Soreca.

Ambasadori, ndonëse thotë se është herët për të folur për ndikimin që do të ketë në ekonomi tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, shprehet se në zonat e prekura, gjatë këtij viti pritet të ketë ngaldalësim në disa sektorë të ekonomisë. “Shqipëria është në procesin e përfundimit të vlerësimit të nevojave pas tërmetit. Është shumë herët për të arritur në përfundimin se sa do të preket ekonomia e përgjithshme. Ajo që pritet është se në zonat ku tërmeti pati goditjet kryesore, sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, veçanërisht turizmi, do të preken negativisht gjatë vitit 2020. Kjo është e pashmangshme. Sidoqoftë, këto efekte negative do të kompensohen pjesërisht nga programi i rimëkëmbjes. Por, përsëri, është shumë herët për të arritur në përfundimin se në çfarë mase do të materializohet kjo”, thotë Soreca. Megjithatë, duke folur për trendin pozitiv të ekonomisë shqiptare, ambasadori i BE këshillon që në sektorin e turizmit të bëhet kujdes i veçantë.

“Për sa i përket rritjes, Shqipëria ka mbajtur një rritje shumë pozitive në tre tremujorët e parë të vitit 2019. Parashikimi i vjeshtës i Komisionit Evropian, i cili u botua në nëntor, para tërmetit, parashikoi një rritje të përgjithshme ekonomike prej rreth 3% të PBB-së gjatë vitit 2019. Rritja e parashikuar është ruajtur gjerësisht gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2019. Një fushë për të cilën unë mendoj se do të duhet kujdes i veçantë është sektori i turizmit, që është bërë një pjesë qendrore e ekonomisë shqiptare”, shprehet ai.

Duke folur për negociatat, Luigi Soreca shprehet se procesi nuk po ngadalësohet. Sipas tij, drejtuesit e Komisionit Europian mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e procesit të negociatave. “Më lejoni të theksoj se përparësia dhe ritmi i dhënë për adresimin e temës së zgjerimit nga BE-ja nuk po ngadalësohet, aspak. Presidentja Ursula von der Leyen dhe Komisioneri i ri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, e kanë bërë shumë të qartë që në fillim se angazhimi ynë për perspektivën e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i palëkundur dhe i pandryshuar. Viti 2020 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për Evropën Juglindore dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian do të propozojë përmirësime të metodologjisë ekzistuese të zgjerimit, ndërsa zgjerimi duhet të diskutohet nga Këshilli Evropian në mars. Ndërkohë Presidenca kroate po planifikon një samit shumë të rëndësishëm në Zagreb në maj, i cili do të pasohet nga miratimi i Raportit Vjetor të Komisionit Evropian”, thotë Soreca.

Duke folur në të njëjtën linjë, Soreca shprehet se në krye të agjendës së integrimit është funksionimi i sistemit të drejtësisë. Ai thotë se SPAK dhe BKH, së bashku me institucionet e tjera të drejtësisë, duhet të vihen në punë sa më parë. “Dua të theksoj gjithashtu se në diskutimet për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të Bashkimit Evropian, ka një mirëkuptim shumë të gjerë në institucionet e BE-së dhe Shtetet Anëtare që mbështetja financiare evropiane për Ballkanin Perëndimor është e një rëndësie maksimale politike dhe strategjike.

Pra, dera është e hapur dhe përparësi për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet shtesë që mbeten për të bërë për t’i bindur Shtetet Anëtare – që do të thotë, përqendrimi tek arritja e reformave. Për shembull, në krye të agjendës së integrimit në BE janë: të kenë institucione kryesore si SPAK dhe BKH plotësisht funksionale, pasja e një Gjykate Kushtetuese funksionale, miratimi i akteve nënligjore të mbetura për mbrojtjen e pakicave, miratimi më në fund i një reforme zgjedhore që adreson plotësisht rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, ndërsa vazhdohet dhe mundësisht forcohet më tej lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ai.

Soreca: 400 donatorë europianë për Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, foli në A2 CNN rreth sitautës së krijuar nga tërmeti. Soreca tregoi së pari momentet e para të tragjedisë që preku Shqipërinë. Ai tha se kontaktin e parë e kishte pasur me kryeministrin Edi Rama mëngjesin e 26 nëntorit, dhe më pas u vu në lëvizje për të ofruar asistencën e BE.  “Së pari, i dërgova një mesazh për të kuptuar situatën. Për pak orë, ne patëm atë qendrën tonë të përgjigjeve ndaj emergjencave, të cilët kishin biseduar me të gjithë kryeqytetet e BE. Ky është një sistem tejet efikas, ku menjëherë kryeqytetet tregojnë gatishmërinë e tyre”, tha Soreca.

Duke folur për mekanizmin e emergjencave të BE, ai tregoi detaje se si ky mekanizëm u vu në lëvizje në kohë rekord, duke sjellë në Shqipëri grupet e kërkim-shpëtimit nga disa vende të BE. “Kjo qendër punon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kështu që ata kanë mundësinë të kontaktojnë të gjitha shtetet anëtare gjatë gjithë kohës. Kështu që kur vjen një kërkesë nga një shtet anëtar apo një shtet kandidat si Shqipëria, është njësoj për ne. Fillon puna në mënyrë të menjëhershme. Është një listë njerëzish që mund të japin përvojën e tyre. Reagimi nga shumë njerëz ka qenë i menjëhershëm”, tha Soreca.

Tani, që procesi i vlerësimit të dëmeve vijon, ambasadori i BE foli dhe për rindërtimin. Ai u shpreh se fondi prej 15 milionë euro që dha Komisioni Europian janë vetëm hapi i parë i ndihmës së Bashkimit Europian për Shqipërinë, ndërsa tha se Konferenca e Donatorëve që do të zhvillohet në Shqipëri në fund të janarit, pritet të mbledh rreth 300-400 përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, institucioneve finaciare dhe shteteve të ndryshme.

“Ne jemi të nderuar që do të organizojmë këtë konferencë. Kjo konferencë do të ndodhë në Shqipëri, duke marrë në konsideratë që do të jenë 300-400 përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave ndërkombëtare, të institucioneve ndërkombëtare financiare, të shteteve të ndryshme. Ne besojmë që do të organizohet nga fundi i janarit, pasi ne besojmë që ky proces i vlerësimit të dëmeve pas kësaj fatkeqësie të jetë kryer në mënyrë që të jemi të sigurt për shifrat. Presidentja e Komisionit do të marrë pjesë në këtë konferencë. Angazhimi është për 15 milionë euro që janë për Shqipërinë dhe kjo është pjesë e angazhimit tonë. Ky është hapi i parë fare për ndihmën për Shqipërinë”, tha Soreca.

Por, ambasadori ka një këshillë për institucionet shqiptare në lidhje me vlerësimin e dëmeve. Sipas tij, sa më mirë të përpilohet raporti, do të ketë më shumë mundësi që donatorët të shohin se në cilët zëra do të sjellin para. “Mendoj se në varësi të raportit që do të përpilohet. Sa më i mirë që të jetë ky raport aq më shumë do të kenë mundësi donatorët të shohin se nga cilët zëra do të mund të sjellin para”, tha Soreca. Ndërsa në fund ai bëri dhe një vlerësim të menaxhimit të situatës nga ana e strukturave shtetërore dhe qeverisë shqiptAre.

“Qeveria e Shqipërisë ka reaguar ndaj tërmetit në mënyrë të menjëhershme. Është krijuar mekanizmi me ministrin Çuçi, me kolegë të tjerë të qeverisë dhe natyrisht që mund të ketë dobësi si në çdo proces. Ashtu siç e thash edhe më parë, edhe në këtë proces është pjesa e vlerësimit pas situatës që do të shikojmë. Në fakt, Shqipëria do të duhet të ketë edhe një mekanizëm pikërisht për Mbrojtjen Civile, një mekanizëm të fortë për të reaguar në lidhje me këto situata. Kjo konferencë donatorësh do të ndihmojë edhe për këtë gjë”, përfundoi Soreca.

Ringritja pas tërmetit, Soreca: BE do ju ndihmojë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca foli në një konferencë të përbashkët me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ambasadori i BE tha se unioni do të jetë pranë Shqipërisë duke e ndihmuar atë.

“Histori që të thyejnë zemrën dhe nuk mund të harrohen. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Janë me mijëra njerëz që ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ne po punojmë për të kthyer normalitetin në zonat e dëmtuara. BE-ja dhe vendet anëtarë kanë ofruar asistencë, Shqipëria nuk është vetëm afër nga ana gjeografike, por edhe në zemrat tona.  Pra kemi zbatuar mekanizmin për të dërguar ekspertë në Shipëri nga Franca, Italia, Austria, Holanda, etj. Dua të falenderoj ekipet e kërkim shpëtimit. Inxhinierë nga vende të BE-së kanë ardhur për inspektimet”, tha Soreca.

Më tej, Soreca tha se do të shohim se si BE do ta ndihmojë Shqipërinë për ringritjen pas tërmetit. Ai shtoi se procesi është i gjatë, por që fillon me vizitën e një delegacioni të BE në Tiranë të enjten.

“Dje kam vizituar Durrësin me prioritet shkollat. Të gjitha shqetësimet do të adresohen me ekspertizë ndërkombëtare. Po punojmë për të ofruar mbështetjen që nevojitet. Mirënjohës për Austrinë, Belgjikën, Italinë, Slloveninë, që ofruan çadra dhe shërbime jetike në një situatë kaq të vështirë. Do të shikojmë si do të ndihmojë BE-ja Shqipërinë në perspektivën afatgjatë. Ky proces do të fillojë që të enjten me vizitën. Nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve me shumë koordinim. Solidariteti është në zemër të BE-së. Ne e dimë që shqiptarët janë populli fortë, sikur tha presidentja ne qëndrojmë me ju për të ndihmuar Shqipërinë që të rikuperohet nga kjo situatë”, tha ai.

Vlerësimi i dëmeve të tërmetit, BE dërgon ekip inxhinierësh në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ishte në qytetin e Durrësit të dielën, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Gjatë një prononcimi për mediat, Soerca u shpreh se Bashkimit Europian solli në Shqipëri 50 inxhinierë të cilët do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

 “Ne jemi këtu për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin tonë. Është koha që qytetarët shqiptarë ta kuptojnë se po bëhet gjithçka për ta në terren. Jemi një ekip prej 50 inxhinierësh që janë në Durrës dhe në zona të tjera të vendit të prekura nga tërmeti. Inxhinierët do të vlerësojnë dëmet dhe më pas do jepen vlerësimet. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se cilat janë banesa të sigurta e cilat jo”, tha Soreca.

Në Durrës janë shembur 6 pallate, 20 banesa, ndërs 185 pallate janë dëmtuar, 38 prej të cilëve me dëmtime të rënda. Gjithashtu paraprakisht raportohet se rreth 728 banesa janë dëmtuar, ku 620 kanë dëmtime të rënda. Ekipet e teknikëve dhe inxhinierëve shqiptar dhe të huaj do të punojnë vlerësimin e situatës. Mijëra banorë janë shpërngulur nga apartamentet e tyre, duke u strehuar në çadra apo hotele.

BE dhe OSBE: Politika të mos ndikojë në media

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadori i OSBE Bernd Borchardt bënë thirrje që media të çlirohet nga ndikimi politik si dhe të krijohet një draft i ri anti-shpifje me rekomandimet e bëra në mënyrë që t’i jepet fund dezinformimit me lajme për opinionin publik.

Soreca theksoi rëndësinë e lirisë në media dhe dhënies fund ndikimit politik në media. Ambasadori tha se BE ofron mbështetje të pakushtëzuar në mënyrë që të forcohet gjithnjë e më shumë liria medias dhe kërkoi që shqetësimet e adresuara për paketën anti-shpifje të paraqiten në draftin e ri.

“Sundimi i ligjit në sektorin e medias është mjaft i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës. Mbështetja jonë është e madhe ndaj lirisë së medias. BE ka bërë përpjekje për të mbështetur të gjitha shërbimet e medias. Kemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive. Janë të rëndësishëm disa rregullatorë në media, dhe të gjitha këto në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes. Informacionet false janë shumë të këqija dhe shkojnë në dëm të medias. Duhen ndjekur të gjitha parimet e lirisë së medias. Dizinformimi është gjithashtu në dëm të medias. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje. Duam një shoqëri që të informohet ashtu siç duhet nga media.” tha Soreca gjatë forumit për zhvillimin e Medias.

Edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt tha se disa portale abuzojnë me lirinë e të shprehurit duke shpërndarë informacione të pavërteta tek opinioni publik.

“Media on-line është zhvilluar shumë kohët e fundit. Në krahasim me vitet e kaluara dhe kemi vënë re një zhvillim të madh të medias online. Kemi projekte tona lidhur me median, projektet tona të fundit. Sa i përket progresit kanë qenë çështje të cilat duhet të adresohen dhe është e rëndësishme që duhet t’i jepet profesionalizmit. Kemi thirrur ekspertët për të dhënë rekomandimet për këtë çështje  sa i takon ndikimeve të medias,  ka disa faqe  në internet që përdorin informacion të ndikueshëm të anshëm dhe të pavërtetë dhe pronarët e tyre nuk dihen se kush janë.” tha Borchardt

Soreca: U zhgënjyet, por jemi këtu për t’ju ndihmuar

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka theksuar se roli i BE dhe SHBA në Ballkan nuk do të ndryshojë, përkundrazi do të vijojë të forcohet gjithnjë e më shumë. Soreca u shpreh se BE do të ndihmojë shtete për afrimin tyre me familjen evropiane, por se dhe vendet duhet të vijojnë progresin e nisur me reformat për zhvillimin e demokracisë. Ambasadori i BE në Tiranë foli edhe për zhgënjimin që pësoi populli shqiptar dhe ai maqedonas, por cilësoi se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen për rajonin “ai e ka vendin në BE.”

“Rajoni i Ballkani është demokrat duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne besojmë se të gjithë kemi punuar në transformimin, por duhet të vijojë punën për integrimin në BE. Jam i bindur se ka pasur shumë zhgënjim nga Maqedonia dhe Shqipëria për mos hapjen e negociatave. Por njerëzit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen.

Ne vijojmë të qëndrojmë me Shqipërinë. Është detyrë e qeveritarëve për të bërë akoma më shumë. BE dhe SHBA do të vijojnë që të qëndrojnë këtu çdo ditë për të ndihmuar çdo ditë për të vijuar progresin përmes reformave. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme. Europa dhe Amerika do u ndihmojnë për të arritur objektivat, por gjithçka varet në dorën e liderëve të Ballkanit, ne jemi gati t’u ndihmojmë” tha Soreca gjatë konferencës ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ 

Soreca, për Tahirin: Do e shoh dosjen si ish-prokuror e do mbajmë qëndrim

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është pyetur nga gazetarët të premten në lidhje me vendimin e gjykatës së Tiranës për dënimin me 3.4 vite shërbim prove për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ambasadori ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e plotë për ish ministrin dhe më pas ka njoftuar se zyra e BE-së në Tiranë do të mbajë një qëndrim brenda një kohe të shkurtër. Ai tha se eksperienca e tij si ish prokuror nuk e lejon që të bëjë një koment para se të njihet me detajet e dosjes.

“Eksperienca ime si ish prokuror nuk më lejon të flas para se të njihem me dosjen. Më lejoni që të shoh vendimin e plotë të gjykatës të njihem me dosjen dhe më pas të bëj një koment. Së shpejti do të kemi një koment për çështjen”, tha Soreca për gazetarët.

Gjykata e Tiranës vendosi ta dënojë ish ministrin Tahiri me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës duke lejuar kanabizimin e vendit. Por gjykata rrëzoi akuzat e tjera të prokurorisë që lidhen me trafikun e drogës dhe grupin kriminal. Ish ministri ka deklaruar se do ta apelojë vendimin dhe do të kërkojë pafajësi të plotë. Nga ana tjetër ky vendim i gjykatës është lidhur edhe me plotësimin e kushteve të BE-së për çeljen e negociatave. Pikërisht për këtë pritet të flasë ambasadori i BE-së, Soreca. Një ndër kushtet e BE është që Shqipëria duhet të japë prova se drejtësia funksionon./realstory.al

42 milionë euro për Drejtësinë, Soreca: Reforma, ecën para

Pas SHBA-së edhe Bashkimi Europian ka theksuar se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme, ndërsa për t’u siguruar në vijimësinë e saj, ka akorduar 42 milionë euro për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, siç janë SPAK dhe BKH.    

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka firmosur gjatë të premtes marrëveshjen financiare IPA 2018 me qeverinë shqiptare duke akorduar 94 milionë euro që do të investohen në disa fusha, por pjesa më e madhe do të shkojë për Reformën në Drejtësi.

Soreca vlerësoi ecurinë e kësaj reforme, dhe tha se javët në vijim do të jenë kyçe për shkak të ngritjes dhe funksionimit të SPAK dhe BKH-së.

“Ne po ecim drejt një momenti shumë të rëndësishëm, e kam thënë edhe më parë në lidhje me reformën në drejtësi, se si shumë pak vende kanë kryer një reformë të tillë kaq të thellë dhe Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që po kalon këtë proces. Merita së pari është e qytetarëve që e dëshironin dhe e kërkuan këtë ndryshim dhe institucioneve që e morën këtë sfidë. Duhet të vijojë zbatimi, reforma është e pakthyeshme.

Ne po vendosim në dispozicion të reformës 42 mln euro për t’u siguruar që do të vijojë dhe se është e ardhmja. 34 mln euro i jepet një kontribut i drejtpërdrejt buxhetit të Shqipërisë. Sa më shumë zbatohet kjo strategji aq më shumë para do të kalojnë. Duhet të përmbushen angazhimet e kësaj strategjie për të dhënë rezultate të plota. Mbështetja mbulon të gjitha fushat e sistemit të drejtësisë dhe vjen në një moment shumë të rëndësishëm për të siguruar ngritjen e shpejtë të institucioneve të reja, që me padurim e presim.

Javët dhe muajt në vijim do të jetë kyçe, pasi jemi afër krijimit të SPAK dhe BKH dhe po diskutojnë si mund të ndihmohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Qytetarët e Shqipërisë kanë shpresa shumë të madhe dhe reforma në drejtësi do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre”, është shprehur Soreca.

Ai tha se BE do të vijojë të jetë partneri numër një i Shqipërisë. “Ne mirëpresim që Shqipëria të rikthehet në familjen që ka qenë gjithmonë pjesë”, përfundoi fjalën e tij ambasadori i BE-së.

Deklarata e Sorecës tregon edhe njëherë se Reforma në Drejtësi është kusht i BE-së për integrimin e Shqipërisë. Ajo gjithashtu tregon se reforma gëzon mbështetjen e BE-së, ashtu sikurse gëzon mbështetjen e  SHBA-së. Me këtë deklaratë Soreca i ktheu një përgjigje të qartë dhe të prerë të gjitha akuzave që vijnë në drejtim të reformës veçanërisht nga presidenti Meta. Më herët Meta në shumë raste ka akuzuar ndërkombëtarët për kapjen e reformës në drejtësi dhe në devijimin e saj në Ramaformë. Por si SHBA-të ashtu edhe BE i kanë kthyer përgjigje duke treguar se reforma është në rrugë të mbarë dhe nuk ka më kthim pas./realstory.al

Soreca me Hahn: Reformat sjellin integrimin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Komisionerin Johanes Hahn. Sipas një mesazhi në Twitter të ambasadorit të BE, mësohet se qëllimi i takimit ka qenë hapja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE. Soreca shkruan se ka informuar Komisionerin Hahn në funksion të vendimit që Këshilli i Europës do të marrë në muajin tetor për negociatat me vendin tonë.

“Jam i kënaqur që informova Komisionerin Johanes Hahn  mbi zhvillimet më të fundit të situatës politike në Shqipëri. Në funksion të tetorit, për vendimin e Këshillit të Europës për hapjen e negociatave të pranimit, është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë të përqëndrohet në procesin e Reformave”, shkruan Soreca.

Shqipëria pret hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në në 18 tetor, kohë kur është parashikuar të mblidhet Këshilli i Europës për të marrë një vendim. Më herët, ishte Komisioni i Europës që rekomandoi hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, duke u shprehur se ‘të gjitha kushtet janë plotësuar’. Ndërkohë, procesi i thellimit të reformave, është një nga kushtet kryesore për integrimi, ku reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj, shihen nga vendet e unionit si thelbësore  për të afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Skip to toolbar