Soreca: Reforma në drejtësi, e pakthyeshme

AKTUALITET


Në tre vjetorin e reformës në drejtësi, një mesazh i fortë ka ardhur edhe nga ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili ka deklaruar i prerë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe që për të konsoliduar këtë arritje historike, BE po i jep Shqipërisë 42 milionë euro.

“Reforma në drejtësi është 3 vjeçe! Është një moment për të festuar, por edhe për të parë në të ardhmen. BE po jep 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike dhe për të finalizuar reformën. Për të mirën e çdo qytetari shqiptar”, shkruan Soreca në një mesazh në Twitter.


Më herët, ai ka bërë edhe një bilanc të punës së kryer deri tani me reformën në drejtësi, ku vë në dukje ngritjen e KLP-së, KLGJ-së dhe procesin e vettingut. “Kushtetuta ndryshoi, u miratuan 40 ligje të reja, iu nënshtruan vettingut 181 prokurorë dhe gjyqtarë, u ngritën KLP dhe KLGJ dhe u përzgjodhën kandidatët për SPAK. Reforma e drejtësisë po jep dhe është e pakthyeshme!”, shkruan Soreca.




Skip to toolbar