Sot finalja e Kupës së Shqipërisë

KUPA E SHQIPËRISË


Luhet sot në orën 19:00 në ‘’Air Albania Stadium” finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë së Shkodrës e Skënderbeut të Korçës.

Vllaznia kërkon të kurorëzojë sezonin e suksesshëm me një trofe. Shkodranët nuk arritën dot të fitojnë kampionatin pasi e mbyllën sezonin në vend të parë bashkë me Teutën, por durrsakët rrëmbyen trofeun falë golavarazhit.


Nga ana tjetër qëndron një kundërshtar i lehtë në letër, por surprizues si Skënderbeu i Korçës. Juglindorët në rrugëtimin e tyre në Kupë eliminuan Dinamon dhe Teutën për të arritur në finale.

Edhe pse dukej sikur korçarët do të rrëzoheshin nga Superliga, ‘’ngjallja’’ në fund bëri që  të kapnin vendin e 7-të në tabelë për të evituar edhe vendin e ‘’Play-Off’’.

Tashmë Skënderbeu kërkon surprizën edhe në finalen ndaj Vllaznisë. Shpërblimi i FSHF për fituesin do të jetë 5 milion lekë të reja.




Skip to toolbar