SPAK çon për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka 

AKTUALITET


SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë. Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i uluar dënimin me 6 muaji një të burgosuri.

Për këtë çështje SPAK ka marrë të pandehur 5 persona, ku përveç Vyshkës e Pashajt të pandehur janë marrë edhe 3 familjarë që do ndërhynin tek gjyqtarja për uljen e dënimit të Xhulio Musait. SPAK i ka komunikuar akuzën të martën ku ajo do përballet me drejtësinë për akuzën, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.


Të mërkurën akuzat i janë komunikuar edhe Taulant Romallarit dhe Adrea Tiranës. Romallari akuzohet për korrupsion, ndërsa Tirana për mos kallëzim. Ndërsa këtë të enjte SPAK do i komunikojë akuzën e korrupsionit edhe avokatit Ilir Pashaj. Pas komunikimit të akuzave, pritet që dosja ndaj ish gjyqtares e personave të tjerë ti kalojë SPAK.




Skip to toolbar