“SPAK, ilaçi i hidhur…”, Rama: Kush rri numëron ‘u thirr ky e u thirr ai’ do zhytet vetë në atë baltë

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga PS.

Rama tha se qeveria është prej 10 vjetësh në luftë me korrupsionin dhe shprehu mbështetjen pa kushte ndaj SPAK.


“Kjo nismë që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me komentet që janë bërë nga burime të ndryshme. Janë propozuar qëllime të fshehta si vënia në kontroll e SPAK. Ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetëësh, prandaj ka ndodhur edhe Reforma në Drejtësi, bashkë me lindjen e SPAK i cili do të ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi, o vdes. Kush e pi njëherë po njëherë jo, nuk ka shans të vetëpastrohet, por tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës. Ka ndodhur transofrmimi rrënjësor i shërbimeve publike përmes digjitalizimit, bashkë me fundin e radhëve dhe bakshisheve edhe për një çertifikatë lindjeje.

Prandaj ka ndodhur edhe çelja e negociatave për anëtarëesim në BE. Edhe proceset penale për zyrtarë të të gjitha niveleve, po ndodhin sepse lufta e nisur 10 vjet  më parë është e vërtetë, është serioze dhe është pa kthim. Kush rri e numëron u thirr ky e u thirr ai, u dënua ky e u dënua ai, duke e kthyer opozitën në një llogore baltosjeje me iluzionin se do të na kthejë në popullin kundër, thjesht do të zhytet vetë në atë baltë. Ata që nuk e kuptojnë se pa vizionin dhe vullnetin tonë asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur.

Ata që kujtojnë se lufta me korrupsionin  në një shtet të ri demokratik, i cili deri para 10 vjetësh kishte zgjedhje gjysmë të lira dhe liri vjedhje 23 vjet, është një luftë që bëhet duke i rënë kazanit të iki Lena se do vijë Prena, nuk e kanë idenë sa larg realitetit të kësaj lufte janë”, tha Rama.




Skip to toolbar