Starmer: Oreksi i Putin për konflikt do të rritet nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje

BOTA


Marrëveshja e paqes në Ukrainë është e nevojshme për të siguruar që Vladimir Putin të mos “mbyste” ekonomitë evropiane, tha kryeministri britanik Keir Starmer.

Starmer tha se pa një marrëveshje të qëndrueshme paqeje, presidenti rus do të vazhdonte të shkaktonte paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike.

Bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë janë planifikuar sot në Moskë pasi Ukraina ra dakord me propozimin e një armëpushimi 30-ditor – si hapi i parë për t’i dhënë fund luftës.

Por, Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, sugjeroi se një armëpushim i tillë – do të çonte në një “ndërprerje të përkohshme ushtrisë ukrainase”, duke ndihmuar forcat e Kievit në një kohë kur Rusia pretendon se ka avancuar dhe duke i shtyrë ato nga territori i pushtuar, Kursk.

“Unë besoj se nëse nuk sigurojmë një paqe të drejtë dhe një paqe të qëndrueshme, atëherë ajo pasiguri, të cilën e kemi ndjerë tashmë, do të vazhdojë”, tha Starmer.

“Dhe kjo do të thotë, çmime më të larta, fatura më të larta, kriza e kostos së jetesës do të zgjasë edhe më gjatë – një pengesë për të ardhmen tonë, e cila do të jetë shumë më e vështirë për ne që ta trajtojmë”, shtoi kryeministri britanik.

“Ne i dimë disa baza: oreksi i Putinit për konflikt dhe kaos është tashmë aty, dhe ai vetëm do të rritet. Dhe Rusia tashmë po kërcënon qiejt tanë, ujërat, rrugët dhe sigurinë tonë kombëtare”, tha Starmer.

Ai tha se çdo marrëveshje paqeje duhej të lejonte Ukrainën të ishte sovrane dhe e sigurt. Starmer mbrojti vendimin për të ofruar trupa britanike si forca paqeruajtëse për të siguruar një marrëveshje. I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff u nis sot në Moskë për bisedime me zyrtarë rusë, ndoshta duke përfshirë Putinin.



Skip to toolbar