“Sulm në zemër, vdes Erdogan”. Mediat greke bëjnë të vdekur presidentin turk

AKTUALITET


“Erdogan ndërron jetë pas një sulmi në zemër”. Ky është lajmi që ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, kryesisht në twitter dhe që më pas u botua edhe në mediat greke. Por rezulton të jetë i pavërtetë. Një lajm “fake” që ka shkaktuar konfuzion në rrjet.

Erdogan, 65 vjeç, mësohet se është me pushime. Gjatë orëve të fundit të së hënën, faqet e mediave sociale kanë raportuar se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vdiq, pas një sulmi në zemër.

Pallati presidencial presidencial në Ankara, Turqi, nuk ka reaguar mbi këtë çështje.

Emri “Erdogan” ka rezultuar më i kërkuari si fjalëkyçe në Google, pas thashethemeve që kanë qarkulluar në internet mbi vdekjen e tij.

Besohet se thashethemet filluan pasi kurdët hynë në gjuhën hebraike të Wikipedia duke dhënë një datë për vdekjen e Erdogan.

Izraeli bëri menjëherë korrigjimin e ndërhyrjes në Wikipedia dhe bllokoi qasjen në kërkimin e “Erdoganit” në Wikipedia, duke bllokuar në këtë mënyrë hyrjen e gjithkujt për të shkruar diçka.



Skip to toolbar