Sulmet izraelite vrasin të paktën 17 persona në Gazë

BOTA


Sulmet ajrore izraelite në mbarë Gazën kanë vrarë të paktën 17 persona mëngjesin e së premtes, përfshirë fëmijë dhe punëtorë shëndetësorë.

Sulmet ndodhën në ditën kur ambasadori i ri amerikan në Izrael zhvilloi aktivitetin e parë në këtë kapacitet në Jerusalem.Në mesin e të vrarëve ishin dhjetë në Xhabalia, përfshirë tetë persona nga familja e njëjtë, sipas Spitalit Indonezian, që pranoi trupat e viktimave.

Në qytetin jugor të Han Junisit, shtatë persona u vranë, përfshirë një grua shtatzënë, thanë nga Spitali Naser, ku u dërguan trupat e pajetë.Sulmet ndodhën një ditë pasi dhjetëra persona u vranë nga sulmet e kryera nga Izraeli, shtet që po rrit presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për të kthyer pengjet dhe për t’u çaramatosur.



Skip to toolbar