Sulmi kibernetik, Poga në Top Story: Shqipëria ka dështuar në sistemin e mbrojtjes

AKTUALITET


Eksperti i sigurisë kibernetike, Elton Poga, pjesë e panelit të Top Story tha se Shqipëria ka treguar se ka një sistem mbrojtjeje digjitale të dështuar, lidhur me sulmin kibernetik ndaj vendit tonë.

“U panë dobësitë e sistemeve që kemi, në rastin e policisë, TIMS është i mbyllur ka të dhëna sensitive. Pjesë që lidhet me regjistrat e popullsisë, me të dhëna të tjera, është një lloj spekulimi që është luftuar njësoj si AKSHI.  Mbi AKSHI-n sulmi ishte më i egër, pavarësisht gjithçkaje i rezistoi”, tha Poga.


Në rastin e AKSHI-t u prekën sisteme që ishin jetike, shumë po e sulmojnë AKSHI-n për paaftësi, nuk është e lehtë të përballesh me një shtet që mund të jenë më të mirët në botë për nga pikëpamja teknologjike, në rastin e TIMS është goditur një pikë më pas një pikë tjetër, sipas protokollit është një luftë që t’i mbyll sistemet e tjera për të parandaluar fshirje, nuk mund të hapet kushedi se për sa kohë, unë çuditem si janë futur në këtë sistem dhe flet me sistemet e tjera, me websitet e AKSHI-t. E gjithë Shqipëria çalon, jemi munduar të ndërtojmë sisteme të mira, por unë nuk kam dëgjuar për një protokoll të qartë të mbrojtjes. Sistemeve të këtyre  për shkak të sulmeve, për të mos kaluar. Quhen strese të kontrolluara mundësi për të çarë sistemin, bankat e bëjnë shpesh këtë gjë”, shtoi eksperti.

Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë, ndërsa ato nuk janë akoma kthyer totalisht në normalitet.

Grupi i hakerave vijon të publikojë video ku tenton të tregojë se është një hap para autoriteteve dhe se ka akses të kamerave të aeroportit dhe sistemeve të policisë.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e këtij sulmi ka dedektuar në sistem ndërhyrje nga 18 IP që i përkojnë 18 vendeve te ndryshme.

Policia shqiptare u ka nisur letër-porosi këtyre vendeve për të shkuar tek autorët e këtij sulmi, ndërsa TIMS ende ka probleme.




Skip to toolbar