Përplasen dy makina në Lezhë, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në aksin Shëngjin-Lezhë.  Njëri nga mjetet humbi kontrollin dhe u përplasë me mjetin tjetër duke përfunduar jashtë rruge. Makina me targa kosovare  ka qëndruar për disa minuta në ajër, pasi ngeci në kanalin anësor të rrugës.

Katër të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë shkaqeve të aksidentit.

Tepelene, makina përplaset me mjetin e ushtrisë, një i plagosur

Një aksident me makinë ka përfunduar në plagosjen e një personi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Një makinë tip “Lancia” me targa AA 873 HS është përplasur me një mjet tip Jeep të forcave ushtarake me targa MM 017 PU. Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Lancia”,  shtetasi Tritan Kondi, i cili është dërguar në spitalin e Tepelenës.

Policia ka nisur hetime në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit .

Vlorë, makinat përplasen kokë më kokë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ duke lënë të plagosur drejtuesit e tyre. Të rinjtë janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkaku i përplasjes është shpejtësia e madhe, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Shkodër, përplasen dy makina, dy të plagosur rëndë

Dy makina përplasen kokë më kokë më njëra-tjetrën duke lënë të plagosur rëndë dy drejtuesit e tyre. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Trush, në rrugën Shkodër-Velipojë.

Të plagosurit, të identifikuar si Jetmir Bushaj dhe Arjan Lleshi, janë dërguar në spital, ku gjendja e tyre paraqitet e rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tiranë, përplaset makina, vdesin 3 anëtarë të një familje, dy të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Në makinë udhëtonin katër anëtarë të familjes Biba dhe një i afërmi i tyre. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut në rrugën Tiranë-Elbasan.

Nga përplasja ka humbur jetën në vendngjarje çifti Bardhok dhe Valentina Biba dhe njëra nga vajzat e tyre Florida Biba, ndërsa vajza tjetër Xhuliana ndodhet në reanimacion, në vdekje klinike. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit A. Alia, i afërm i familjes Biba, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Viktimat kishin qenë për të festuar një ditëlindje në Elbasan dhe po ktheheshin për në Tiranë në momentin që janë aksidentuar. Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h .

Librazhd, përplasen 3 makina, një i plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku tre makina janë përplasur mes tyre. Nga aksidenti raportohet se është plagosur njëri nga drejtuesit e makinave, identiteti i të cilit nuk dihet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Skip to toolbar