Kukës, arrestohet i kërkuari për drogë

Policia e Kukësit ka bërë të mundur arrestimin e një personi, që kërkohej nga drejtësia për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “Helshan”, policia ka arrestuar shtetasin Arif Çela, 53 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Kukës.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Helshan".Kapet një person i shpallur në kërkim i dënuar me…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 18 avril 2019

Falsifikonin dokumentet, 4 persona procedohen penalisht

Policia e Durrësit ka arrestuar një person për falsifikim të dokumenteve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Gjatë operacionit të koduar “IDENTITETI”, pas një hetimi disa javor, policia e Durrësit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë çuar në zbulimin e një rasti të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Si rezultat i këtij hetimi policia arrestoi shtetasin R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Gjithashtu ndiqet ne gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durrës për veprat penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin çregjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Elbasan, lihen në burg 6 të arrestuarit me kokainë

Disa ditë pas arrestimit të tyre, kanë dalë para Gjykatës së Elbasanit, 6 të arrestuarit gjatë operacionit të koduar “Shënkolli”.

Të arrestuarit janë njohur me masën e sigurisë ‘arrest me burg”, pasi akuzohen për trafikimi të lëndëve narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Gjatë operacionit u sekuestrua 550 gr kokainë, ndërsa u arrestuan shtetasit:

Klaudjo Trungu, 31 vjeç, banues në Elbasan

Agron Qafa, 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit

-Skënder Pëllumbi, 23 vjeç, banues në Elbasan

-Lavdosh Demaj, 35 vjeç, banues në Elbasan

-Lorencio Gjini, 25 vjeç, banues në Elbasan

-Klajdi Gjeçi, 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit

Trafikonin sasi të mëdha droge, 44 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

Policia italiane e sektorit anti-drogë ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte drogë në disa vende të Italisë.

Një operacion i gjerë i zhvilluar në krahinat e Chieti, Pescara, Teramo, L’Aquila, Varese, Milano dhe Romë ka çuar në 44 arrestime, mes tyre edhe shumë shqiptarë.

Operacioni i koduar “Rubino” është rezultat i një hetimi që zgjati rreth dy vjet që lejoi goditjen e një grupi të ashpër kriminal, kryesisht me prejardhje ballkanike.

Gjatë hetimeve, 25 individë u arrestuan në flagrancë nën akuzën e tregtimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike si dhe u hetuan 57 subjekte të tjera. Ndërsa personat e tjerë u arrestuan gjatë hetimeve të mëtejshme.

Policia sekuestroi 300 kg marijuanë të një prej cilësive më të mira dhe armë e municione pa fund. Po të dilte në treg, droga do të kishte një vlerë mbi 5 milionë euro.

Tiranë, goditet grupi kriminal, sekuestrohet 111 kg drogë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, pais u kapën me një sasi prej 111 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, në formën e çokollatës.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar “Çokollata”, nga forcat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Pavarësia” në Tiranë, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 37 vjeç, M. L., 33 vjeç, I. G., 57 vjeç, të gjithë banues në Tiranë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, dyshonte se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.

Mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike.

Policia ka ndaluar mjeti “Mercedez – Benz” me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si “cannabis sativa”, të presuar në formë çokollate. Gjithashtu rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. G. Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, pasi u peshua, rezultoi 111 kg.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”

TiranëFinalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Çokollata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë.Goditet një grup kriminal në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotikeArrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe sekuestrohen 111 kg lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sativa", në formën e çokollatës.Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme dhe në kuadër të hetimit me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Çokollata”, në ngarkim të një grupi kriminal, në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike.Si rezultat i operacionit në rrugën “Pavarësia” në Tiranë, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:E. K., 37 vjeç, banues në TiranëM. L., 33 vjeç, banues në TiranëI. G., 57 vjeç, banues në TiranëSeksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, dyshonte se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.Pas një pune të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dokumentuar ligjërisht këtë veprimtari kriminale.Mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin "Citroen", bënte lëvizje të dyshimta në rrugën "Pavarësia", duke shoqëruar automjetin tjetër "Mercedez – Benz", me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike.Duke qenë në kushtet dhe në dyshimin e arsyeshëm, se personat në fjalë po përgatiteshin të shisnin lëndën narkotike tek persona ende të paidentifikuar, si dhe në bazë të veprimeve të dyshimta që po kryenin, është ndërhyrë menjëherë nga Policia, dhe pasi është ndaluar mjeti "Mercedez – Benz" me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si "cannabis sativa", të presuar në formë çokollate.Gjithashtu gjatë operacionit rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip "Citroen", me drejtues shtetasin I. G.Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, pasi u peshua, rezultoi 111 kg.Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim"

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 16 avril 2019

Kërkohej për vrasje, ndalohet në kufirin e Kakavijës

Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar shtetasin me iniciale A.H., 44 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Policia gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si dhe nga të dhënat në sistemin “TIMS”, rezultonte se ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe ishte kthyer “Deportiv” nga pala Greke.

Gjykata e Fierit , në tetor të 2016, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin Grek.

Qarkullonte me armë në qytet, ja momenti kur arrestohet

Policia e Vlorës, pas marrjes së një denoncimi nga qytetarët, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një qytetari, i cili lëvizje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë, ku i riu sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje, ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit me iniciale E.H., 29 vjeç, banues në Vlorë.

29 vjeçari, gjatë tentativës për t’i shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë. Ai ka qenë edhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

I arrestuar për terrorizëm, ish komando stërviste dy fëmijët e vegjël

Erzen Uka, ish komando i ushtrisë, që u arrestua për shpërndarje të thirrjeve terroriste, postonte në Youtube video ku shihet duke mësuar dy djemtë e të tij të vegjël si të stërviteshin, ndërsa në një tjetër shpjegon se si t’i hiqni armën nga dora kundërshtarit.

Përmes këtyre veprimeve radikale dhe nxitjen e kryerjeve të veprimeve terroriste, 29 vjeçari është arrestuar pas dy viteve hetim me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Uka ishte i ndarë nga bashkëshortja pasi më herët është dënuar edhe për ushtrim dhune në familje, por kjo nuk e ka penguar atë të mbante dy djemtë e vegjël edhe pse gjykata i kishte dhënë kujdestarinë nënës së tyre.

Uka ka shërbyer me herët si komando në Irak dhe Afganistan gjatë 2011, ndërsa në rrjetet sociale prezantohej si Hamzah Uka.

Nxiste terrorizmin në Facebook, arrestohet 29-vjeçari

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë.

29-vjeçari akuzohet për nxitje të terrorizmit në rrjetet sociale si dhe ka qenë i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”. Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

Plagosje dhe armë pa leje, policia arreston të shumëkërkuarin në Shkodër

Strukturat e Policisë së Shkodrës ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një tentative vrasje në vitin 2017.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale V.K, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili plagosi shtetasin me iniciale N.H. më datë 06.05.2017.

Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Gruda”, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shkodër Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar “Gruda"Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së…

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 15 avril 2019
Skip to toolbar