U kap me ‘shurup përdhunimi’, arrestohet shqiptari në Mykonos, shiste drogë që nxit epshin

Një 26-vjeçar me orgjinë shqiptare, punonjës i aeroportit të Mykonosit, është arrestuar nga policia greke pasi shiste lëndë narkotike GBL e njohur ndryshe si “shurup përdhunimi”. Mësohet se 26-vjeçari ishte punonjës në aeroport, ndërkohë që jashtë këtij aktiviteti ai shiste në mënyrë të paligjshme lëndën që  ndez epshin seksual. GBL, sipas studiuesve, është lëng pa ngjyrë dhe pa erë, që nuk vërehet nëse e hedhë në gotë me ujë të pastër. Kjo lëndë, sipas ekspertëve, shkakton reagime seksuale, marrjemendësh dhe humbje të përkohshme të kujtesës.

Ky rast është cilësuar jashtëzakonisht i rëndë në Greqi, ndërsa hetimet janë drejtuar na Prokuroria kundër Drogës në Mykonos dhe forcat e Sigurisë në rajonin e Atikës dhe Selanikut. I riu shqiptar është mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, derisa u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës. Operacioni i policisë për arrestimin e të riut është zhvilluar të shtunën në aeroportin e Mykonos, ky policia ka ndaluar shqiptarin menjëherë sapo ai do dilte nga ky aeroport. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij, atij i është gjetur  më shumë se 1 litër GBL metamfetamine, etamine, ekstrazë, 1800 pako najloni dhe 50 shiringa.

I riu  i ka thënë Policisë se e kishte për përdorim vetjak. Sipas banorëve të Mykonos, i riu njihej me nofkën “Aleksandri Shqiptar”. Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet duke zgjeruar hartën e dyshimeve, pasi beson se 26-vjeçari nuk është i vetëm në këtë trafik, por dyshohet se shefat e tij të mëdhenj janë shqiptarë të tjerë. Mediat greke shkruajnë se për shkak të përdorimit të GBL-së në Mykonos, janë shënuar shumë raste të përdhunimeve seksuale, duke prishur imazhin dhe reputacionin e ishullit turistik.

Tentoi të mbillte kanabis, policia arreston të riun në Burrel

Policia e Matit ka arrestuar një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi për të ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Me anë të një njoftimit zyrtar, Policia e Shtetit ka sqaruar se gjatë të enjtes, shërbimet e komisariatit të Matit, kanë finalizuar operacionin “German” duke arrestuar shtetasin me inicialet A.Gj., 28 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë muajit korrik, policia e Matit, gjatë kontrollit në afërsi të banesës së ktij shtetasi, në fshatin “German”, ka zbuluar se ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, në kubikë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe vegla të ndryshme për pastrimin e armëve të zjarrit. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Shiste kanabis, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësi ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndve narkotike të llojit Cannabis Sativa. Me anë të një komunikate për shtyp, Policia e Durrësi ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi prej 22 dozash lëndë narkotike Cannabis, ndërsa ka vënë në pranga një shtetas 19 vjeç, me inicialet Xh.B.

Sipas policisë, i riu është arrestuar pas informacioneve të marra në rrugë operative. Menjëherë, strukturat e policisë janë organizuar për gjurmimin dhe ndalimin e tij, i cili është kapur në flagrancë.

Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.

I iku policisë dhe braktisi makinën me 25 kg kanabis, kapet kolonjari

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar nga Kolonja, pasi në datën  13 prill të këtij viti, ky shtetas u largua duke mos ju bindur patrullës së Policisë në Pogradec, dhe më pas braktisi mjetin e tij me 25 kg lëndë narkotike kanabis në afërsi të fshatit Udenisht. Sipas një njoftimi të policisë, mësoyhet se është vënë në pranga shtetasi me inicialet E.J., 38 vjeç banues në fshatin Selenicë të Kolonjës.

Shtetasi i mësipërm, ishte shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 13.05.2019, ndodhur në vendin e quajtur “Enkelana”, Pogradec, i cili për të shmangur kontrollin policor, është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin e tij tip “Benz” në afërsi të fshatit Udënisht.

Gjatë kontrollit të automjetit shërbimet policore kanë gjetur në bagazh, një sasi prej 25 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Ndaj 38 vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pranga “tregtarit” kosovar në Elbasan me 19 pistoleta serbe dhe 1.6 kg tritol

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 51-vjeçar nga Kosova, me inicialet Y.A., i cili është kapur duke trafikuar armë, municione dhe lëndë eksplozive luftarake. Sipas një komunikate për shtyp, Policia e Shtetit njofton se në fshatin “Papër” të Elbasanit, është ndaluar shtetasi kosovar, të cilit i janë gjetur në mjetin e tij 19 pistoleta të kalibrave të ndyshëm, 400 fishëkë luftarak dhe 1.6 kg tritol TNT.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera.

Pranga shoferit të autobusit, kapet me patentë false

Policia rrugore e kryeqytetit ka nisur zbatimin e një plani për mjetet e shërbimit publik. Duke u nisur nga ankesat e qytetarëve, siç raporton policia me një komunikatë, mësohet se gjatë këtyre ditëve janë shtuar kontrollet ndaj mjetet e transportit publik. Sipas policisë, është arrestuar në kushtet e flagrancës 1 drejtues autobuzi, pasi gjatë kontrollit policor i ka paraqitur agjentit verifikues një leje drejtimi të falsifikuar. Gjithashtu, policia ka bllokuar 35 certifikata transporti, pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në linja të ndryshme nga ato për të cilat disponojnë certifikatat e transportit.

15 drejtuesve të mjeteve të transportit publik, u janë hequr lejet e drejtimit, pasi janë gjetur me drejtim mjeti me mëngësi në regjistruesin e shpejtësisë dhe kohës. 78 gjoba janë vendosur për drejtuesit e mjeteve që kanë marrë pasagjer mbi kapacitetin e lejuar, ndërsa janë proceduar 45 shoferë, të cilët kanë marrë pasagjerë duke ndaluar në autostrada apo rrugë interurbane, duke u bërë kështu shkak për aksidente.

Policia njofton se ka tërhequr 22 licenca për mjetet e transportit publik taxi, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në kundërshtim me kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në licencë. Gjithashtu, efektivët e qarkullimit rrugor, kanë ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për përdorim vetjak, pasi janë konstatuar se e përdornin mjetin e tyre për të transportuar pasagjerë pa leje përkatëse. Në total, sipas policisë, janë vendosur 235 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të shërbimit publik.

I dënuar për drogë në Itali, arrestohet në Lezhë

Policia e Lezhës  ka arrestuar një të ri në moshën 24 vjeç, emri i të cilit nuk jepet i plotë, vetëm inicialet, K.M. Ky person është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi 24-vjeçari nga Lezha akuzohet për përfshirjen në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 24-vjeçari nga Lezha dyshohet se ka qenë i përfshirë në organizata kriminale në shtetin fqinj.

Për këtë arsye, ndaj tij është vendosur në maj të këtij viti masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në fushën  e narkotikëve, të parashikuara nga Kodi Penal në shtetin fqinj.

Arrestimi i tij është bërë pas informacioneve të marra nga Interpol Tirana dhe Drejtoria e Polcisë së Lezhës.

Pas ndalimit të shtetasit K.M., nga policia, materialet hetimore i kanë kaluar Gjykatës së Lezhës për të vijuar procedurat e mëtejshme të ekstradimit në Itali.

Tmerron banorët me breshëri automatiku në gjendje të dehur, arrestohet 49 vjeçari në Lezhë

Në Lezhë është bërë arrestimi i një tjetër personi në flagrancë, po për armë mbajtje pa leje. Sipas Policisë së Shtetasit, në pranga është vënë një shteas, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vetëm inicialet A.P., 49 vjeç. Ky shtetas, në gjendje të dehur në fshatin Rraboshtë në Lezhë, mbrëmjen e të hënës ka qëlluar në ajër me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.

Të tmerruar nga breshëritë e plumbave, banorë të fshatit kanë lajmëruar policinë e shtetit, e cila ka shkuar në vendngjarje duke bërë arrestimin në flagrancë të personit që kishte qëlluar me armë. Gjatë kontrolleve në banesë, këtij shtetasi i janë sekuestruar 2 armë zjarri automatike (automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), si dhe një granatë dore ofensive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një person që qarkullonte në rrugë me armë zjarri pa leje. Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, këtë të martë është bërë arrestimi i një personi 25 vjeç, emri i të cilit nuk jepet, vetëm me inicialet L.M., banues në Shkodër, i cili është kapur teksa qarkullonte në rrugë me armë zjarri pa pasur leje. Kanë qenë forcat “Shqiponja” ato që kanë bërë zbulimin dhe më pas arrestimin e këtij personi, pas informacioneve të marra në rrugë operacionale. Arrestimi i këtij shtetasi u bë gjatë kohës që udhëtonte me motorr.

Forcat “Shqiponja” e kanë ndaluar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit “TT”.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Mbante armë me vete, policia e arreston, më herët i proceduar për plagosje të rëndë

Shërbimet e policisë në Vorë kanë arrestuar një 30-vjeçar, pasi e kanë kapur në flagrancë me armë pa leje, teksa qarkullonte me të në ambiente publike. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, mësohet se gjatë operacionit të koduar “Mesnata”, shërbimet e policisë kanë arrestuar një shtetas me precendentë të mëparshëm penal.  

“Si rezultat i operacionit ne rrugën dytësore në hyrje të Vorës u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. H., 30 vjeç, banues në Vorë, i dënuar më parë me 6 vite burg, ekstraduar nga Kroacia për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” si dhe proceduar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin tip Audi, në çantën e dorës së këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë me një krehër me 7 fishekë, që e mbante pa leje”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Vorë, TiranëFinalizohet operacioni i koduar “Mesnata”, në fushën e armëmbajtjes pa leje.Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 30 vjeçari, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.Operacioni nga Komisariati i Policisë Vorë.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë dhe një krëhër me 7 fishekë.Shërbimet e komisariatit Vorë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas me precedent penal të mëparshëm qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Mesnata".Si rezultat i operacionit ne rrugën dytësore në hyrje të Vorës u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:E. H., 30 vjeç, banues në Vorë, i dënuar më parë me 6 vite burg, ekstraduar nga Kroacia për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” si dhe proceduar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin tip Audi, në çantën e dorës së këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë me një krehër me 7 fishekë, që e mbante pa leje.Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 11. Juni 2019

Përpunonte Cannabis, arrestohet 46-vjeçari në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili  posedonte 35 kiligramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Sipas një njoftimi të  Policisë së Shtetit, 46-vjeçari me inicialet K.M., banues në Tiranë është arrestuar pasi dispononte një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, të cilën ishte duke e përpunuar dhe bërë gati për shitje, në formën e çokollatës.

“Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, shkruan Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tepelenë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “Përpunimi”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.

Sekuestrohet rreth 35 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë çokollate si dhe kubikë të kultivuara me fara kanabis

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi K.M dispononte lëndë narkotike të cilën po e përpunonte në formë çokollate, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni “Përpunimi”

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Skip to toolbar