Aaron Ramsey ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore me Arsenalin, para se futbollisti uellsian të largohet nga “Topçinjtë”, për të nisur një aventurë të re në Itali me Juventusin.
Pasi u përshëndet me tifozët, Ramsey është përshëndetur dhe nga klubi i Arsenalit ditën e sotme, ku i është kushtuar një baner me mbishkrimin “Vetëm një Aaron Ramsey”.
Fotoja është publikuar në rrjetin social Twitter nga Arsenal, duke i bashkëngjitur dhe një mbishkrim ku thuhej: “Dita e fundit e në Qendrën e Trajnimit të Arsenalit për Aaron Ramsey. Faleminderit për gjithçka, Rambo”.
Pas njëmbëdhjetë sezoneve me fanellën e “Gunners”, 369 paraqitje, 64 gola dhe 62 asistime, talenti i Uellsit tani është i gatshëm të përballet me futbollin italian, i etur për t’u testuar në atë që do të jetë një kampionat i ri për të.
I rritur në Cardiff, Ramsey në të vërtetë ka kaluar gjithë karrierën e tij në Premier League, duke veshur, përveç Arsenalit, edhe fanellën e Nottingham Forest.