Në sy të djalit, Basha thotë: Sokol Olldashin e kisha mik

Për herë të parë Lulzim Basha ka thënë sot se Sokol Olldashin e ka pasur mik. Ndërkohë që shumë të tjerë që i kanë njohur të dy mund të sigurojnë për të kundërtën. Olldashi mbahet mend si rivali kryesor i Bashës në PD.

Gjithsesi këtë deklaratë Basha e ka bërë sot në një takim me  studentë të EDS, ku i pranishëm ka qenë edhe i biri i Sokol Olldashit, Glauku.

 “Në këtë sallë ndodhen studentë të cilët janë ngritur në një betejë të pashembullt prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të universiteteve shqiptare të mbështetur nga miq, shok të tyre shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, njëri prej tyre Glauk Olldashi që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes dhe t’i uroj mirëseardhjen sot në këtë bashkëbisedim dhe natyrisht merita e tij është sepse që ditën e parë ka qenë në krah të studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane por natyrisht nderon edhe trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të FRPD, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin, një nga liderët e PD-së të ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, zotit Sokol Olldashi. Studentët janë të bashkuar dhe FRPD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahë të studentëve. Nën shembullin tuaj edhe ne”, – tha Basha.

Glauk Olldashi

Basha mbledh studentët dhe i fton në protestë

Kryetari i Partisë Demokraike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me 300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes) dhe i ka ftuar ata që të bëhen pjesë e protestës së PD-së që do të zhvillohet nesër pasdite.  EDS është një organizatë studentore e Partisë Demokratike Europiane që mbështesin partitë e djathta.

“Studentët shqiptarë janë aleatët më të mirë të demokracisë shqiptare. Ata janë shpresa e këtij vendit. Misioni im është të shtrojë rrugën që Shqipëria Europiane të jetë në duartë e rinisë shqiptare”,- ka deklaruar ndër të tjera Basha.

Basha nga Gjirokastra: Nuk ka BE pa votë të lirë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij Basha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 11 majit për të rrëzuar qeverinë e krimit. Basha tha se nuk mund të ketë integrim të vendit nëse nuk ka votë të lirë dhe beteja që opozita ka nisur është transformimi politik i vendit për të përmbushur standardet europiane.

“Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat europiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që s’kanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve europiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Europë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur.” – tha Basha

“Klevis Balliu mbahet në burg me urdhër politik”

I pranishëm në qytetin e Pogradecit, ku ka zhvilluar takime me qytetarët, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë për burgosjen e ish deputetit Klevis Balliu. Basha tha se Klevisi është burgosur me urdhër politik të Ramës.

“Na mungon dikush sot, na mungon, sepse Edi Rama ka vendosur të kthejë burgun politik. Na mungon Klevis Balliu, i cili mbahet me urdhër politik vetëm e vetëm, sepse qëndroi në kah të qytetarëve,e që po i dhunonte policia. Unë jam krenar për Klevis Balliun, e di që edhe ju jeni krenar për Klevis Balliun. Dhe mesazhi që ju çon është që të qëndrojmë edhe më fort, edhe më të bashkuar në krah të njerëzve, në krah të kauzës tonë për liri dhe demokraci. ta tregojmë veten. Ky është mesazh për të gjithë ju e në veçanti për rininë e Pogradecit, ta tregojmë veten fuqimisht të shtunën më 11 maj në Tiranë”, tha Basha. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u arrestuar dy ditë më parë për organizimin e tubimeve të paligjshme, bllokim të rrugës dhe kundërshtim me dhunë të forcave të policisë

Basha përkujton në Pogradec 15 vjetorin e martesës me Aurelën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Pogradec. Teksa ishte duke folur mori telefonin e një prej pjesëmarrësve të pranishëm për të treguar ndryshimin e madh mes epokave. Por në atë moment mbërrin një mesazh dashurie të cilin Basha e ndau me të tjerët dhe më pas tregoi dhe diçka personale.

“Pogradeci, qytet i dashurisë. Nuk e them kot. Sot kam 15-vjetorin e martesës dhe lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar në Pogradec. Meqë të lexova diçka personale, të tregova diçka personale”, u shpreh Basha në takim me qytetarët e Pogradecit.

Basha: Qëndresa qytetare nxit besimin t’i shkojmë deri në fund betejës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me elektoratin dhe të rinjtë në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij Basha tha se qëndresa dhe pjesëmarrja e të gjithë qytetareve do të rilind shpresën për një të ardhme më të mirë. Basha tha se opozita do t’i shkojë deri në fund betejës së saj për të rrëzuar qeverinë e korrupsionit.

“Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht. Ne jemi këtu sot jo vetëm për të konfirmuar vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund betejës sonë, që bëhet për çdo shqiptar, edhe për socialistët, por për të bërë që të kumbojë bashkë me vendosmërinë tonë edhe mesazhi i shpresës dhe besimit, tek e nesërmja e mirë që po vjen. Ajo që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, është se bashkë me vargun e gjatë të makinave, që kishin dalë të më prisnin, të gjithë qytetarët e tjerë shprehën entuziazëm. Aty ku ka qëndrese, aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi. Dhe falë qëndresës, përballjes dhe pjesëmarrjes, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve që i janë bashkuar kësaj beteje, ka rilindur shpresa dhe besimi se Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët”, deklaroi Basha.

Basha: Arsimi në krizë, braktisja është masive

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një tryezë bashkëbisedimi me pedagogë të universiteteve publike në vend ku ka folur për disa nga problematikat e arsimit. Sipas Bashës arsimi ndodhen në krizën e tij më ta rëndë në këto vite demokraci dhe se rinia shqiptare nuk po sheh asnjë të ardhme nga shkolla që po bëjnë.

“Arsimi i lartë gjendet sot në krizën më të thellë dhe të rëndë në 29 vjet. Ka pasur një krizë të madhe në financim në arsimin e lartë. Që nga viti 2013, ka pasur gjithmonë dhe më pak investime në arsim të lartë. Buxheti për Arsimin e Lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS. Këta vite ka ndodhur një fenomen i tmerrshëm. Ky fenomen është braktisja masive e arsimit, sidomos atij të lartë nga shqiptarët. Ata zgjedhin të largohen jashtë vendit. Arsimi i lartë është përfshirë nga llumi, balta dhe korrupsioni. Ne do të bëjmë përpjekje, që të nxjerrim arsimin e lartë nga kjo llucë e korrupsion ku është mbërthyer.” – tha Basha

Kryedemokrati cilësoi gjithashtu se PD ka gati platformën në arsimin e lartë duke i dhënë një hov të madh mundësive të punësimit.

Basha: Mediat, jo vegël propagande e qeverisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypin, edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një mesazh përmes një postimi në Facebook. Në deklaratën e tij Basha thotë se media shqiptare sot është më pak e lirë dhe e sigurt dhe kjo u reflektua me rënien me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias. “Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira” dhe se mediat po përdoren për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik.

“Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licenca e favore të tjera.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.” – shkruan Basha

Basha cilëson gjithashtu se gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit.

Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët…

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 3 mai 2019

Protesta, Basha: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje, do shtyhen

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga mbikalimi i Bradasheshit në Elbasan ka mbajtur fjalën e tij gjatë protestës së zhvilluar për dy orë. I rrethuar nga qindra qytetarët që kishin dalë për të protestuar për një të ardhme më të mirë, Basha tha se Rama është shkaktari i vetëm i krizës në vend, ai është e keqja e këtij vendi.

“Rama është shkaktari i krizës në vend dhe njeriu që i mbylli sërish derën Europës. Rinia shqiptare dhe qytetarët jetojnë sot në kohët më të pasigurta duke i shtyrë drejt emigracionit, pasi nuk gjen shpresë në një vend ku ekonomia është në duart e kriminalëve dhe nuk kanë lënë asnjë aset publik pa vjedhur.’ – tha Basha

“Nëna e gjithë këtyre të këqijave është vjedhja e votës së lirë nga Rama dhe bandat kriminale.” u shpreh Basha duke theksuar se me Ramën nuk mund të ketë siguri dhe zhvillim, por vetëm drogë dhe papunësi. Kryedemokrati tha se me Edi Ramën Shqipëria po kalon ditët më të zeza që nga dalja e diktaturës.

“Sot do të vulosim largimin e Ramës dhe bandës së tij kriminale. Ato e vulosën fatin e tyre kur tradhtuan interesat e njerëzve të thjeshtë dhe nuk ka forcë mbi tokë që i shpëton. Ne jemi bashkë për të çelur një ditë të re shprese për Shqipërinë, me besimin e një të nesërme ndryshe ku ligji do të jetë i barabartë për të gjithë.” – tha Basha

Basha theksoi se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje farse pa opozitën, ku qeveria kërkon të marr peng bashkitë, por do të ketë një qeveri tranzitore pa Ramën.

“Më 30 qershor ne nuk do të lejojmë më krimin të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Nuk do të lejojmë farsë zgjedhore, zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë proces farsë zgjedhor ku dhunohen shqiptarët dhe kapen peng bashkitë që të zhvatin qytetarët. 30 qershori do të jetë dita e bashkimit të gjithë shqiptarëve për të përcaktuar me vullnetin tonë një ditë tjetër për zgjedhjet vendore dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër.” – tha Basha

Kryedemokrati Basha e mbylli fjalën e tij me thirrje për të protestuar deri sa Rama të largohet. Mbyllja e fjalës së tij, vendosi edhe përfundimin e protestës.

Basha mbledh aleatët dhe prezanton detyrat e qeverisë transitore

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur sot aleatët e Koalicionit Opozitar për të bërë publike detyrat e qeverisë transitore, që megjithë kërkesën e tij nga maxhoranca duket se s’ka për t’u pranuar.

Që në krye të fjalës Basha akuzoi kryeministrin Rama për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

“Sot vendi është në kolaps, në kolaps të demokracisë. Ndodhet në kushtet ku nuk kemi Gjykatë kushtetuese të Lartë, jemi në kushtet e një kolapsi ekonomik e shoqëror. Korrupsioni ka qenë bashkë shoqërues i shëmtuar i Shqipërisë. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë nivele të mjerueshme si ato të Afrikës, 1 në 10 shqiptarë ushqehet një herë në ditë. Kjo për 2 arsye: E para kjo qeveri nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, por si produkt i bashkëpunimit me krimin e organizuar. E dyta ndryshe nga ç’parashikon ligji, këtu nuk ka asnjë instancë kontrolli legjitim, pushtet janë përqëndruar në një dorë. Institucionet janë të kapura”, tha Basha.

LIVE

LIVE – Prezantimi i platformës për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, si detyrë kryesore e Qeverisë Tranzitore. #ShqiperiaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 2 mai 2019
Skip to toolbar