Basha i kërkon falje biznesit: Kur kishim pushtetin, u rritëm taksat

Lulzim Basha mbajti një takim me bizneset në Durrës. Gjatë bisedës me biznesmenët, Basha trajtoi shumë tema, një ndër to ishte dhe taksa për transferimin e pronës. Basha pranoi se PD bëri gabim, që kur ishte në pushtet e rriti taksën e transferimit të pasurive me 10%, ndërsa premtoi se kjo taksë do të ulet në 3%.

“Gabim që e nisëm ne, se ne e çuam taksën e pronës 8%, por këta e dyfishuan. Akoma më keq e çuam në 10%. Ne e nisëm, por është koha edhe për të kërkuar ndjesë. 3% do të bëhet taksa e transferimit të pronës. Për sa i përket taksës, do të hiqet taksa Rama te nafta. Do të jetë si fillim 240 lekë më i lirë. Ne kemi prodhim të energjisë së ujit”, tha Basha ndër të tjera.

Basha gjithashtu premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do të shkijë të gjitha inspektoratet. “Moratorium 6 mujor dhe të gjitha inspktoratet do të shkrihen dhe më pas do të rishikohen mbi baza europiane që të mos jenë terror i biznesit” tha ai. Gjithashtu, sipas Lulzim Bashës, kur PD të qeverisë vendin, biznesi nuk do të shihet më “ca të njerkës e ca të nënës”. 

Sipas tij, të gjithë do të drajtohen në bazë të meritës. Ndërsa shtoi se Partia Demokratike do të krijojë qeveri të vogël. “Në qeverisjen tonë nuk do të ketë biznese që shihen si ‘ca të njerkës e ca të nënës’. Të gjithë do të trajtohen në bazë të meritës. Ne do të ndërtojmë një qeveri të vogël jo qeveri abuzive dhe do të ndërhyjmë në eliminimin e trarëve të fshehur të korrupsionit në institucione”, tha Basha.

Rama-biznesit: Regjistrohuni e jepni kupon, shmangni pasojat ligjore

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve të regjistrohen për të ushtruar aktivitetin në mënyrë të ligjshme, duke shmangur pasojat e rënda ligjore. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen për të gjithë bizneset që të regjistrohen dhe të lëshojnë kuponin tatimor. “Vijon në të gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese. Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda. Zero tolerancë”, shkruan Edi Rama në Facebook.

Pak ditë më parë, Drejtoria e Tatimeve me mbështetje direkte të qeverisë nisi aksionin për kontrollin e bizneseve në vend. Ky aksion ka si qëllim sensibilizimin e bizneseve për të punuar brenda rregullave ligjore. Deri më tani është bërë bllokimi i dhjetra bizneseve, kryesisht bare, restorante, hotele apo shtëpi pushimi në zonat bregdetare të vendit.

 Më herët gjatë të dielës, ministrja e financave, Anila Denaj zhvilloi një inspektim në disa biznese në Vlorë, kohë gjatë së cilës u bë dhe bllokimi si dhe gjobitja e një biznesi. “Kemi inspektuar gjithë zonën e bregdetit deri në Orikum dhe do të vazhdojmë me verifikimet. Shpresoj që të kemi rritur ndërgjegjësimin e bizneseve dhe për këtë flasin edhe shifrat. Sikundër e kemi nënvizuar gjithmonë qëllimi ynë nuk është vetëm kryerja e verifikimeve në terren, por edhe ndërgjegjësimi. Përgjegjësia e biznesit është përgjegjësia e kërkuar për të respektuar ligjin dhe për të qenë në mbrojtje të konsumatorit”, tha ministrja Denaj.

Braçe: Plani i Lulit për biznesin e vogël, i fal oligarkëve 13.4 miliardë lekë

Një ditë më parë Lulzim Basha u kërkoi ish deputetëve demokratë që të takojnë sa më shumë përfaqësues biznesesh në ditët në vijim. Por të mërkurën zëvendëskryeministri Erion Braçe i kërkon Bashës të tregojë të vërtetën për planin e PD-së, për biznesin e vogël.

Braçe shkruan se përmes planit të PD-së, i dhurohen oligarkëve 13.4 miliardë lekë dhe do të thellojë ndjeshëm pabarazinë në vend.

Ai shkruan se plani i PD-së nuk ul, por rrit barrën fiskale për biznesin si dhe ul buxhetin për shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët dhe bujqësinë.

“Thuaji që, plani yt i mësipërm, do të thotë që: buxheti të shkurtojë me 10 % transferten per sigurimet shoqërore, pra te reduktoje pensionet e 600 mijë pensionisteve me 10 %! Meqë ke urdhëruar takimin me 40 mijë biznese, thuaja keto! Thuaji qe do i zhytesh edhe me shume në #Pabarazi, do i rrënosh #TeVegjel e #TeMesem, do u marresh shpirtin e dinjitetin në emër të së djathtës tende ekstreme!”, shkruan zëvendës kryeministri Braçe.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

FOLI LYRZIM BIZNESIT TE VOGEL, FOLI FORT; THUAJI SE SI ME PLANIN TEND PER BIZNESIN E VOGEL, JU FAL OLIGARKEVE 13. 6 MILIARDE LEKE OSE 124 MILION DOLLARE! THUAJI QE ME KETE PLAN DO ZHYSESH FORT #TEVEGJLIT E #TEMESMIT! THUAJI QE ME KETE PLAN DO THELLOSH #POLARIZIMIN #PAAAABAAAARAAAAZIIIIINEEEEEE!

Foli Lyrzim #BiznesitteVogel e thuaji te verteten, si do mbeshtesesh #Oligarket! Thuaje nje here te vetme te verteten; Thuaji qe, Plani yt, nuk redukton, por perkundrazi e rrit barren fiskale/tatimin per 90 000 #BizneseteVogla me xhiro deri 14 milion leke, per 328 milion leke #MeShume ne vit!

Thuaji qe, Plani yt, rreth 72 000 #BizneseveteVogla me xhiro 0-5 milion leke ne vit-sot paguajne ZERO leke takse, ju vendos tatim 0,5% te xhiros, pra ju rrit barren fiskale mesatarisht me 20 000 leke ne vit, secilit, dyqan ne dyqan. Thuaji qe, Plani yt, i ule #TatimFitimin #BiznesitteMadh, #OLIGARKEVE nga 15 % ne 9 %; I heq buxhetit per #Shkolla, #QendraShendetesore, #Rruge, #Bujqesine etj dhe, Stermbush xhepat e #Oligarkeve me plot 13,6 miliard leke;

Thuaji qe, Plani yt i mesiperm, do te thote qe: buxheti te shkurtoje me 10 % transferten per sigurimet shoqerore, pra te reduktoje pensionet e 600 mije pensionisteve me 10 %! Meqe ke urdheruar takimin me 40 mije biznese, thuaja keto! Thuaji qe do i zhytesh edhe me shume ne #Pabarazi, do i rrenosh #TeVegjel e #TeMesem, do u marresh shpirtin e dinjitetin ne emer te se djathtes tende ekstreme!

Ndaj do na kesh perballe Lyrzim! Tek populli pa diskutim! Kemi bere shume deri tani; Tatimi 0 dhe 5% per #BiznesineVogel deri ne 14 milione leke xhiro ne vit eshte njeri, me i miri sherbim per #TeVegjlit e #TeMesmit; Kemi bere edhe gabime, do duhet te korrigjojme patjeter! Por me Ju as qe krahasohemi, Ju su shohim kund, #JUNUKJENI!

View this post on Instagram

FOLI LYRZIM BIZNESIT TE VOGEL, FOLI FORT; THUAJI SE SI ME PLANIN TEND PER BIZNESIN E VOGEL, JU FAL OLIGARKEVE 13. 6 MILIARDE LEKE OSE 124 MILION DOLLARE! THUAJI QE ME KETE PLAN DO ZHYSESH FORT #TEVEGJLIT E #TEMESMIT! THUAJI QE ME KETE PLAN DO THELLOSH #POLARIZIMIN #PAAAABAAAARAAAAZIIIIINEEEEEE! Foli Lyrzim #BiznesitteVogel e thuaji te verteten, si do mbeshtesesh #Oligarket! Thuaje nje here te vetme te verteten; Thuaji qe, Plani yt, nuk redukton, por perkundrazi e rrit barren fiskale/tatimin per 90 000 #BizneseteVogla me xhiro deri 14 milion leke, per 328 milion leke #MeShume ne vit! Thuaji qe, Plani yt, rreth 72 000 #BizneseveteVogla me xhiro 0-5 milion leke ne vit-sot paguajne ZERO leke takse, ju vendos tatim 0,5% te xhiros, pra ju rrit barren fiskale mesatarisht me 20 000 leke ne vit, secilit, dyqan ne dyqan. Thuaji qe, Plani yt, i ule #TatimFitimin #BiznesitteMadh, #OLIGARKEVE nga 15 % ne 9 %; I heq buxhetit per #Shkolla, #QendraShendetesore, #Rruge, #Bujqesine etj dhe, Stermbush xhepat e #Oligarkeve me plot 13,6 miliard leke; Thuaji qe, Plani yt i mesiperm, do te thote qe: buxheti te shkurtoje me 10 % transferten per sigurimet shoqerore, pra te reduktoje pensionet e 600 mije pensionisteve me 10 %! Meqe ke urdheruar takimin me 40 mije biznese, thuaja keto! Thuaji qe do i zhytesh edhe me shume ne #Pabarazi, do i rrenosh #TeVegjel e #TeMesem, do u marresh shpirtin e dinjitetin ne emer te se djathtes tende ekstreme! Ndaj do na kesh perballe Lyrzim! Tek populli pa diskutim! Kemi bere shume deri tani; Tatimi 0 dhe 5% per #BiznesineVogel deri ne 14 milione leke xhiro ne vit eshte njeri, me i miri sherbim per #TeVegjlit e #TeMesmit; Kemi bere edhe gabime, do duhet te korrigjojme patjeter! Por me Ju as qe krahasohemi, Ju su shohim kund, #JUNUKJENI!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Rama: Ballkani të krijojë zonën e vet Shengen për bizneset

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në takimi vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, me fokus të veçantë Ballkanin dhe investimet në rajonin tonë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria është një ndër vendet më të mira për biznesin të investojë pasi ka taksa të ulëta dhe kosto më të ulët pune, por gjithashtu edhe rajoni i Ballkanit është një vend i mirë investimi. Gjatë konferencës Rama shtoi se çdo shtet duhet të thellojë reformat e veta për një investim më të mirë në rajon dhe krijimin e modeleve të suksesshme dhe ngritjen e urave lidhëse dhe komunikuese.

“Mendoj se nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, për të pasur modelin tonë të zonës Shengen. Nuk më bën sens që jemi kaq mbrapa në komunikim, veprime dhe liri në një hapësirë ku duhet të marrim pjesë, për të pasur një treg më të madh, për të pasur më shumë hapësira e mundësi. BE-ja po bëhet gjithmonë e më shumë si Ballkani, në sensin që është gjithnjë e më pak e parashikueshme. Pra, në këtë mjedis, do i thoja të gjithë njerëzve të pranishëm këtu, që kanë ardhur në Sarajevë për biznes dhe që i përkasin komunitetit të biznesit, ndër mjediset e ndryshme të paparashikueshme, ne jemi më i miri, sepse kemi taksa më të ulëta dhe kemi kosto më të ulët pune. Të investosh në Ballkan tani, në çdo vend të Ballkanit është vendim i mirë. Po lajmi i mire në tërë këtë proces është që njerëzit nga komuniteti i biznesit nuk po përballen me të njëjtat probleme dhe vështirësi që ne po shohim në nivel politik, për të rënë dakord, pavarësisht ideve të kundërta, kur flasim për krijimin e kësaj zone ekonomike, tregut të përbashkët.

Pra, mund të them që ajo që po ndodh me biznesin tregon qartë sa e rëndësishme është të bashkohemi si rajon dhe të sillemi si një entitet. Ndërkohë që BE-ja po mundohet të zgjidhë problemet e brendshme dhe të reformohet e të përmirësohet, pasi të ketë kaluar më të keqen, ne duhet të thellojmë reformat tona, jo vetëm në secilin vend, por edhe për rajonin, që është e vështirë dhe jo për të komplimentuar mikpritësin, por BERZH ka qenë shumë mbështetës dhe ne e shohim atë si një nga burimet që na mësojnë si të kapërcejmë vështirësitë kur flasim për krijimin e modeleve të suksesshme dhe ngritjen e urave lidhëse.” – tha Rama

Skip to toolbar