Borshi përfshihet nga zjarri, rrezikojnë të digjen 350 dele

Një sipërfaqe e madhe kullote në zonën turistike të Borshit është përfshirë nga flakët. Paraprakisht raportohet se zjarri ka rënë në zonën midis Borshit dhe Piqerasit në Sarandë.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është e konsiderueshme. Zjarri është përhapur me shpejtësi në faqen e malit, i ndihmuar edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë.

Terreni ku ka rënë zjarri është i vështirë, duke pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve për të shuar flakët. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë shkuar në mal për të shuar zjarrin me mjetet primitive.

Mediat raportojnë se flakët rrezikojnë të djegin një tuf prej 350 delesh, të cilat ndodhen në stanet e ngritura në zonën e përfshirë nga flakët. Ende nuk dihet nëse zjarri i rënë këtë të martë ka qenë i qëllimshëm, apo është shkaktuar për shkak të temperaturave të larta.

Humbën në pyjet e Borshit, policia gjen 6 turistët gjermanë

Policia Kufitare e Sarandës iu vjen në ndihmë 6 turistëve gjermanë, të cilët për afro 6 orë kishin humbur rrugën në zonën pyjore Borsh-Kuc.

Turistët gjermanë po udhëtonin me një fuoristradë, por më pas humbën orientimin në pyjet e Borshit prej më shumë se 6 orësh.

Policia e Sarandës pas lokalizimit të turistëve të huaj arritën t’i gjenin dhe merrnin ato. Turistët, të moshës se re, ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë është bërë edhe shoqërimi i tyre në hotelin ku po qëndronin në Ksamil.

Skip to toolbar