Bujar Leskaj firmos “rikthimin” e tij në krye të KLSH-së

Pas përfundimit të mandatit në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ia kishte deleguar kompetencat zv. kryetares së këtij institucioni, Lindita Lati Milos. Mirëpo Milo është tërhequr nga ushtrimi i kompetencave drejtuese për arsye personale.

Kjo ka bërë që në krye të saj të vendoset sërish Leskaj, deri në zëvendësimin e tij me drejtuesin e ri, për të siguruar mbarëvajtjen e punës.

“Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA:

  1. Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo).
  2. Ky vendim do i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës.” – thuhet në vendimin e kreut të KLSH.
Skip to toolbar