Merret vendimi, dënohen me burg dy futbollistët e kombëtares ruse!

Alexandër Kokorin dhe Pavel Mamaev, dy futbollistët e Kombëtares ruse, kanë mësuar ditën e sotme vendimin e gjykatës, në lidhje me përfshirjen e tyre në një sherr vitin e kaluar.

Gjykata ka vendosur ti dëndojë dy lojtarët, ku Kokorin do të vuajë 1.5 vite burg, ndërsa Mamaev 17 muaj. Megjithatë, ata e kanë ktyer gjysmën e dënimit pasi kanë 7 muaj që janë paraburgim.

Ky dënim vjen pas incidenteve të ndodhura tetorin e vitit të kaluar, ku Kokorin dhe Mamaev u përfshinë në disa incidente në Moskë. Në gjdndje të pirë dy futbollistët dhunuan disa persona në një hotel dhe lokal në qendër të Moskës.

Nëse nuk do të ketë ulje dënimi apo lirim me kusht, dy futbollistët do të qëndrojnë në burg deri në fillim të vitit 2020, sepse 7 muajt paraburgim konvertohen në 10.5 muaj.

Siguria ushqimore, Rama: 15 vjet burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në betejë, çështjen e sigurisë ushqimore në vend, ndërsa e ka cilësuar një sfidë të madhe që do ta çojë deri në fund. Rama ka qenë sot i pranishëm në tryezën për sigurinë ushqimore, ku edhe janë prezantuar ndryshimet më të fundit në Kodin Penal, duke ashpërsuar masat ligjore për të gjithë ata që tregtojnë ushqime të pacertifikuara.

“Kjo është një betejë komplekse dhe e ngjashme me ato që kemi ndërmarrë për të vendosur rend. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor duhet të përballet me pasojat. Kush merr përsipër të cenojë shëndetin duhet të përballet me pasojat. Ai që e tregton produktin i cili është provuar i jashtëligjshëm do të dërgohet para ligjit. Nuk dua të hyj në shumë detaje dhe boshllëqe por dua të them shumë shkurt se prodhimi i rrezikshëm që dëmton veten dhe të tjerët sot referohen dhe janë faktikisht 65 materiale të tilla dhe përfundojnë në kosh. Këtu ne jemi të vendosur që të vendosim në Kodin e Ri penal në ndëshkimin me heqje lirie, me ndalimin e përjetshëm të personit për t’u marrë me atë aktivitet dhe me dëmshpërblimet përkatëse.

Edhe tregtimi i mallrave jashtë afatit të përdorimit do të ndëshkohet me ligj. AKU ka konstatuar tregtimin e mallrave jashtë afatit dhe për fat të keq nuk ka ndodhur asgjë. Për prokurorinë kjo nuk përbën një çështje. Mashtrimi me produktet është një tjetër sektor ku ne do të bëjmë një ndryshim të qenësishëm. P.sh produktet e qumështit që përmbajnë produkte të tjera do jenë pjesë e Kodit Penal. Këto janë kaluar me gjoba qesharake.

E fundit- Heqja e elementëve të sigurisë nga produktet ushqimore. Edhe kjo do të futet në Kodin Penal.

Do shkojnë deri në 15 vjet burg. Kush merr përsipër të prodhojë, eksportojë dhe importojë ushqim duhet ta dijë se po futet në një sektor me detyrimin për të mos cenuar shëndetin e konsumatorit.

Jemi të keq ardhur jo vetëm pse çdo goditje mediatike e pamotivuar krijon një alarm shumë të madh dhe ju godet ju drejtpërdrejtë.

Këto janë krime që sjellin jo vetë vdekje por edhe sëmundje. Shkelësve do i shkojmë nga pas dhe do i çojmë prapa hekurave. Një pjesë e tyre do tërhiqen dhe do dalin nga sistemi. Spekulantët do pakësohen dhe do mendohen mirë kur të bëjnë krahasimin mes shumës që pretendojnë të fitojnë dhe viteve që mund të kalojnë prapa hekurave”, u shpreh Rama.

Ai gjithashtu tha se jo gjithëçka është e zëzë në këtë fushë, pasi s’mund futen në një thes të gjithë prodhuesit shqiptar. Madje Rama tha se janë mbi 300 ton produkte shqiptare që eksportohen nga vendet e BE-së dhe asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht.

“Sot në Shqipëri ka një numër të madh njerëzish, sipërmarrësish që i janë dedikuar prej vitesh me pasion dhe shumë sakrifica këtij sektori për të importuar dhe eksportuar ushqim. Është e dhimbshme që të gjithë këta njerëz të futen në një thes dhe të jetosh me idenë se në Shqipëri hahet keq. Ushqehet edhe nga mediet në mënyrë të papërgjegjshme. Janë eksportuar mbi 300 mijë ton produkte dhe nuk janë marrë mbrapsht asnjë kamion me ushqime nga vendet europiane. Nëse ata produkte do ishin me hormone nuk do kishin këtë trende eksportesh. Shqipëria është bërë një vend i dëshiruar”, tha kryeministri.

11 muaj burg për Julian Assange

Pasi u arrestua pak javë më parë në ambasadën e Ekuadorit në Londër, Julian Assange themeluesi i Wikileaks ka dalë sot para gjykatës dhe është dënuar me 11 muaj burg.

Avokati i Assange tha në gjyq se klienti i tij ishte i detyruar të fshihej në ambasadën e Ekuadorit për shkak se kishte frikë nga “rrëmbimi dhe tortura” nga SHBA kur ai u akuzua për sulme seksuale në Suedi.

Gjatë seancës gjyqësore, Assange iu drejtua gjykatës më një letër përmes të cilës kërkonte falje, por gjykatësja vendosi që ai të dënohej me 50 javë burg për shkelje të vendimit për lirimin me kusht.

Julian Assange është themelues i Wikileaks dhe është përgjegjës për publikimin e materialeve sekrete të SHBA-së. Nga frika e një dënimi ekstrem ai kërkoi azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër, por pas 7 vitesh qëndrimi atje ai u arrestua vetëm disa javë më parë.

Grabitja në Rinas, burg edhe për të arrestuarin e pestë

I arrestuari i pestë për grabitjen në Rinas, Elton Pikli, 32 vjeç, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Krimeve të Rënda , gjatë seancës së sotme, dha masën arrest me burg edhe për Piklin, njësoj si me katër të arrestuarit e tjerë më herët.

32 vjeçari njihet si një besimtar i devotshëm dhe në 2011 kishte qenë kandidat për këshilltar bashkiak në Krujë.

Pikli është lënë në burg me akuzat për veprat penale ‘Vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’; ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Në burg qëndrojnë edhe 4 të arrestuarit e tjerë, Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela.

Vdiq nga mbidoza në burgun grek, autopsia zbardh të vërtetën për shqiptarin

Mediat greke ka publikuar raportin e mjekësisë ligjore lidhur me vdekjen e një shtetas shqiptar në burgun e Koridhalos, më 27 janarit 2019.

Shtetasi shqiptar Bandiol Tusha, 33 vjeç, u tha se humbi jetën nga mbidoza e drogës, por autopsia ligjore arriti në përfundimin se ai është vrarë.

“Shenjat e gjetura në pjesën e qafës tregojnë se ai është mbytur nga një litar ose me jastëk.” -thuhet në raport.

Shqiptari viktimë e sherrit në burg

Një 27 vjeçar shqiptar dhe një 33 vjeçar grek kanë mbetur viktima të një sherri super masiv që ka ndodhur në burgun e Karidhalos në Greqi.

Kanë qenë me dhjetëra të burgosur që kanë gjuajtur me sende të forta, por nuk dihet ende nëse dhuna ka qenë kundrejt dy viktimave apo mes të gjithë të burgosurve që ndodheshin aty.

Shqiptari dhe shtetasi grek humbën jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Prokuroria kërkon 18 vite burg për Balilin

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot  dënimin e tij me 18 vite burg, për Klement Balilin.

Por për shkak se ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar, atij i ulet 1 e treta e dënimit ndaj dënimi përfundimtar është 12 vjet burg.

Klement Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.

Kelmend Balili jetoi për dy vite si i arratisur dhe më pas u vetëdorëzuar në polici ku kërkoi edhe gjykim të shkurtuar. Nga ana e tij Balili i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

Skip to toolbar