Messi i jep “leksion” Salah, Barcelona drejt finales (video)

Lionel Messi ka gjunjëzuar Liverpool në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Barcelona ka dalë triumfuese nga përballja e parë në “Camp Nou”, duke mundur të besuarit e Jurgen Klopp me rezultatin 3-0.

Eksperienca por mbi të gjitha gjenialiteti i lojtarit më të mirë në planet, Lionel Messi, ka bërë që Barcelona të jetë me një këmbë në finalen e madhe të Champions League, pavarësisht se do të luhet dhe ndeshja e kthimit në Angli.

Luis Suarez do të zhbllokonte sfidën në minutën e 27′, duke realizuar një gol të bukur nga brenda zonës, ndërsa në aspektin personal ky ishte goli i parë i uruguaianit për këtë sezon të Champions League, duke i shënuar ish ekipit të tij.

Në pjesën e dytë Liverpool rrit presionin ndaj vendasve, por Barcelona realizon me anë të një kundërsulmi dhe golin e dytë. Është Leo Messi ai që dërgon topin në rrjetë në minutën e 75′, ndërsa në të 82′ argjentinasi vulos shifrat në 3-0 për katalanasit.

Salah mund të kishte ngushtuar diferencën me një gol të rëndësishëm jashtë zone, por tentativa e tij u ndal nga shtylla. Një fitore e madhe për Barça-n që do të ketë një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Anfield.

Ajax mund Tottenham, holandezët drejt finales së Championsit (video)

“Nipat e Cruyff” nuk kanë të ndalur në rrugën drejt finales së Champions League, teksa kanë mundur 1-0 Tottenham në ndeshjen e parë gjysmëfinale në shtëpinë e “Spurs”.

Ky rezultat favorizon shumë Ajax për të shkuar në finale, pasi ndeshjen e kthimit ndaj anglezve e luajnë në shtëpinë e tyre.

Miqtë kanë dominuar ndeshjen, duke krijuar presion që në minutat e para me një gjuajtje drejt portës, teksa holandezët kishin epërsi në kontrollin e topit.

Kështu, goli i vetëm dhe i fitores për Ajax nuk ka vonuar me Van de Beek, që ka shkundur rrjetën e Hugo Lloris në minutën e 15′, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Kjo ishte ndeshja e nëntë radhazi që Ajax shënon në Champions League, duke vendosur një rekord. Rezultati nuk ndryshon në pjesën e parë, por Tottenham humb Jan Vertoghen i cili lë fushën i dëmtuar pas një përplasje në fushë.

Në pjesën e dytë Tottenham përpiqet të bëjë diçka, me Pochettinon që ndryshon dhe skemën e lojës, por skuadra e tij e ka të pamundur të krijojë rrezikun e duhur

Kane kthehet për finalen e Champions-it, nëse Tottenham kalon Ajax-in!

Ky sezon nuk ka qenë shumë pozitiv për yllin e Tottenham dhe të Anglisë, Harry Kane. Sulmuesi i “Spurs”, ka pasur disa lëndime, që e kanë mbajtur për shumë kohë jashtë fushe.

I fundit ishte ai i shkaktuar në çerekfinalen e parë të Champions League në shtëpi ndaj Manchester Cityt, ku Kane u detyrua të largohet nga fusha e lojës me baterica.

Megjithatë, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino beson se Kane do të kthehet të luajë së shpejti. Sipas Pochettinos, sulmuesi kryesor i ekipit do të jetë gati për finalen e Champions League, nëse Tottenham kalon Ajaxin në gjysmëfinale.

“Nëse më pyetni sot, zemra më thotë se Kane mund të jetë në dispozicion për finalen e Champions-it, – tha Pochettino. – E njoh mirë Harry, vendosmërinë e tij për të punuar dhe për t’u fokusuar, për t’u riaftësuar sa më parë. Sidoqoftë, nuk jam mjek. Kjo është vetëm ndjesia ime”.

“Mendoj se po bën mirë, por sot nuk mund të parashikoj gjithçka me saktësi. Rikuperimi po ecën shpejt, por gjithnjë momenti i fundit është situata më e vështirë, kur duhet të marrësh vendimin për të luajtur apo jo”.

Dënohet Neymar, mungon sezonin tjetër në Champions!

Paris Saint-Germain nuk do të ketë në dispozicion Neymar sezonin e ardhshëm për tre ndeshjet e para në grupe të UEFA Champions League.

Braziliani është dënuar me tre ndeshje për shkak të fjalëve fyese që ka përdorur ndaj arbitrave, pas eleminimit të ekipit të tij nga Manchester United.

Neymar reagoi me anë të një statusi në Instagram pas eleminimit nga 1/8-at e Championsit, ku shkruante:

“Është një turp! Katër njerëz që nuk dinë asgjë për futbollin janë përgjegjës për VAR-in. Nuk ishte penallti. Si mund të jetë një prekje me dorë kur topi godet kurrizin e tij. Shkoni q…”.

Napoli bën “qoka”, i hap rrugën Atalantës, bergamezët shohin Championsin (video)

Lufta për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, po bëhet interesante në Itali. Pas Juventusit që u shpall kampione, Napoli është ekipi tjetër që pritet të konfirmohet në vendin e dytë të kampionatit, të cilin e mban aktualisht me 67 pikë, 6 më shumë se Interi i vendit të tretë.

Për këtë arsye, duket se skuadra e Ancelotit i hapi rrugë Atalantës mbrëmjen e të hënës në kampionat, me bergamezët që përmbysën dhe fituan ndeshjen me rezultatin 1-2 në fushë kundërshtare.

Me këtë fitore Atalanta ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt ëndrrës Champions për sezonin e ardhshëm, pasi ka shkuar në kuotën e 56 pikëve në vend të pestë, po aq sa Milani i vendit të katërt, por që ka golavarazh më pozitiv.

Megjithatë ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me golin e Dries Mertens në minutën e 28’ të takimit. Ky ishte goli i 12-të i belgut në Serie A. Pas pushimit u nxeh situata dhe Atalanta del në sulm për të kërkuar golin e barazimit.

Miqtë ushtrojnë presion dhe në minutën e 69’ të takimit shënojnë golin e merituar me Duvan Zapata-n. Zapata vazhdon të luftojë për Këpucën e Artë dhe me këtë gol ndodhet në vend të dytë me 21 gola.

Në minutën e 80’ të takimit Atalanta befason San Paolo-n me golin e avantazhit. Ishte Pasalic ai që dërgoi në rrjetë topin nga brenda zonës.

Atalanta është ngjitur në vend të pestë të renditjes me pikë të barabarta me Milan-in e vendit të katërt. Berat Gjimshiti ishte titullar dhe tregoi edhe njëherë forcën e tij në qendër të mbrojtjes së Atalanta-s.

Chelsea ndalet nga Burnley, vështirëson çështjen Champions!

Chelsea nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Burnleyt, duke lënë pikë të rëndësishme në luftën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndeshja ka qenë spektakolare në “Stamford Bridge”, por skuadra e Sarrit ka humbur shumë raste, duke i dhënë mundësi Burnleyt që të dalë me një pikë në fund.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Hendrick, por Kane dhe Higuain kanë përmbysur brenda dy minutave, mirëpo Barnes ka barazuar në minutën e 24′.

Në pjesën e dytë Chelsea ka dominuar takimin, por nuk ka arritur të shënojë golin e avantazhit, pavarësisht se shkuan disa herë në portën kundërshtare.

Një barazim që i ngjit në vendin e 4-t, por me një ndeshje më shumë se konkurrentët e tjerë.

Juve harron zhgënjimin në Champions, feston titullin (video)

Titulli i tetë radhazi në Itali për Juventusin u bë realitet mbrëmjen e sotme, pasi ‘Zonja’ mundi Fiorentinën në shtëpi dhe u shpall fituese e Serisë A, pasi tani ia lejon matematika.

Skuadra “bardhezi” mundi 2-1 Fiorentinën me përmbysje, duke hedhur pas krahëve eleminimin nga Champions, teksa këtë gjë e bëri në mënyrën e duhur, pikërisht duke festuar titullin.

Ishte Milenkovic i miqve ai që shënoi golin e avantazhit në minutat e para të takimit. Pak më vonë Chiesa me pak fat mund të kishte dyfishuar, por tentativa e tij ndalet nga shtylla.

Ishte Alex Sandro ai që barazoi rezultatin në minutën e 37’ me kokë përpara se Chiesa të godiste edhe njëherë tjetër shtyllën.

Pas pushimit ishte autogoli i Pazzella-s ai që i dha fitoren Zonjës së Vjetër. Një arritje e pakrahasueshme e Juventus me titullin e 8-të radhazi.

Liverpool eleminon Porton dhe shkon në gjysmëfinale (video)

Me rezultatin e përgjithshëm 6-1 për të dyja ndeshjet, Liverpool bëhet ekipi tjetër që shkon në gjysmëfinalen e Champions League pasi eleminoi Porton.

Skuadra e Jurgen Klopp ka bërë gjithçka mirë në të dyja ndeshjet, duke mundur portugezët në shtëpi, 2-0 në takimin e parë dhe në transfertë 1-34në ndeshjen e sotme.

Në këtë fundit, Liverpool përsëri ka treguar se është një nga ekipet pretendente për të fituar trofeun me veshët e gjatë, që mungon prej kohësh në shtëpinë e “Reds”.

Një kombinim i Sala-Mane bëri që Liverpool të kalonte në avantazh në minutën e 26` të takimit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Salah dyfishon në minutën e 65`.

Militao ngushton shifrat në minutën e 69` për Porton, por skuadra e Klopp nuk trembet, pasi gjen përsëri rrjetën në të 77` me Firmino.

“Reds” nuk ndalen me kaq, pasi në minutën e 84` të sfidës do të preknin përsëri rrjetën këtë herë me Van dijk.

Kështu mbyllet ndeshja e dytë çerekfinale mes Porto dhe Liverpool, me anglezët që shkojnë në gjysmëfinale.

Ajax shkëlqen me talentet dhe gjunjëzon Ronaldon (video)

Juventus është dorëzuar para talenteve të Ajax në shtëpi, duke u skualifkuar në çerekfinalen e Champions League. Skuadra e Allegrit nuk ka mundur të ruajë avantazhin që i dha Cristiano Ronaldo në minutën e 28` të takimit, duke u mundur me rezultatin 1-2 nga hollandezët, të cilët shkojnë në gjysmëfinale.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh me të përhershmin, Cristiano Ronaldo. Ky i fundit realizoi me kokë në minutën e 28` pas një goditje këndi, e shërbyer nga Pjanic.

Në fakt, pas goli arbitri u konsultua me teknologjinë (VAR-in), për të konfirmuar golin e portugezit pasi miqtë patën pretendime për një faull në zonë.

Mirëpo Ajax nuk dorëzohet dhe reagon menjëherë. Van de Beek realizon golin e barazimit, pasi merr një pasim brenda zonës, dhe përballë Sheznit realizon golin e barazimit. Ky gol krijon besim te skuadra mike, megjithëse pjesa e parë mbyllet në shifra të barabarta.

Në pjesën e dytë Ajax kërkon golin e fitores, ndërsa Juve vuan problemet në mbrojtje. Kështu do të shënohej dhe goli i dytë për miqtë, nga Matthijs de Ligt. Qendërmbrojtësi holandez realizon me kokë një gol spektakolar, pas një goditje këndi.

Kështu shifrat shkojnë në 1-2 për miqtë, të cilët kanë avantazhin e tre golave, pasi kanë në favor dhe golin e shënuar në ndeshjen e parë në shtëpi, që përfundoi barazim 1-1.

Fitorja e sotme i fut në histori talentet e skaudrës së Ajax, që këtë sezon të  Champions League kanë surprizuar këdo, madje duke lënë jashtë gjysmëfinales Cristiano Ronaldon, lojtarin që e ka fituar më shumë se kushdo Champions League në dekadën e fundit.

Mesi çon Barcelonën në “planetin” tjetër (video)

Barcelona nuk e ka diskutuar kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions League mbrëmjen e sotme ndaj Manchester United. Katalanasit kanë fituar 3-0 në “Camp Nou” ndaj “Djallit”, duke prerë një biletë për në gjysmëfinale.

Ka qenë i zakonshmi Lionel Messi ai që ka zhbllokuar rezultatin për Barcelonën në minutën e 16`.

Argjentinasi ka bërë një lëvizje spektakolare jashtë zone, duke kaluar disa mbrojtës kundërshtar dhe më pas ka gjuajtur drejt rrjetës duke mposhtur De Gean.

Katër minuta më vonë “pleshti” ka dhuruar spektaklin e radhës, i ndihmuar këtë herë dhe nga gafa e portierit të United, De Gea.

Messi rrëmben një top dhe afrohet në kufijt e zonës kundërshtare, teksa gjuan me të djathtën. De Gea  e kap topin por nuk e kontrollon si duhet, duke e lënë të shkojë drejt rrjetës.

Kështu do të mbyllej pjesa e parë e takimit, teksa skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk arriti të krijonte rrezik në portën kundërshtare. Madje vendasit do të trefishojnë me Coutinho në minutën e 61`, duke vulosur fitoren e Barcelonës 3-0.

Skip to toolbar