Napoli bën “qoka”, i hap rrugën Atalantës, bergamezët shohin Championsin (video)

Më të fundit


Lufta për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, po bëhet interesante në Itali. Pas Juventusit që u shpall kampione, Napoli është ekipi tjetër që pritet të konfirmohet në vendin e dytë të kampionatit, të cilin e mban aktualisht me 67 pikë, 6 më shumë se Interi i vendit të tretë.

Për këtë arsye, duket se skuadra e Ancelotit i hapi rrugë Atalantës mbrëmjen e të hënës në kampionat, me bergamezët që përmbysën dhe fituan ndeshjen me rezultatin 1-2 në fushë kundërshtare.


Me këtë fitore Atalanta ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt ëndrrës Champions për sezonin e ardhshëm, pasi ka shkuar në kuotën e 56 pikëve në vend të pestë, po aq sa Milani i vendit të katërt, por që ka golavarazh më pozitiv.

Megjithatë ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me golin e Dries Mertens në minutën e 28’ të takimit. Ky ishte goli i 12-të i belgut në Serie A. Pas pushimit u nxeh situata dhe Atalanta del në sulm për të kërkuar golin e barazimit.

Miqtë ushtrojnë presion dhe në minutën e 69’ të takimit shënojnë golin e merituar me Duvan Zapata-n. Zapata vazhdon të luftojë për Këpucën e Artë dhe me këtë gol ndodhet në vend të dytë me 21 gola.

Në minutën e 80’ të takimit Atalanta befason San Paolo-n me golin e avantazhit. Ishte Pasalic ai që dërgoi në rrjetë topin nga brenda zonës.

Atalanta është ngjitur në vend të pestë të renditjes me pikë të barabarta me Milan-in e vendit të katërt. Berat Gjimshiti ishte titullar dhe tregoi edhe njëherë forcën e tij në qendër të mbrojtjes së Atalanta-s.




Skip to toolbar