Copa America, Argjentina kualifikohet me ndihmën e Kolumbisë

Me ndihmën e Kolumbisë, Argjentina ka mundur të kalojë në turin tjetër të Copa America, pasi ka fituar ndaj Katarit me rezultatin 2-0. Argjentina rrezikonte të dështonte me turp në këtë kompeticion, pasi në dy ndeshjet e para grumbulloi vetëm një pikë. Megjithatë, në ndeshjen e kësaj të diele, Leo Messi dhe shokët e tij arritën të fitonin 2-0 ndaj Katarit, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Copa America.

Ishte Martinez ai që ndryshoi shifrat në minutën e 4` të sfidës, duke kaluar të tijët në avantazh. Më pas ndeshja vijon në këto kushte deri tetë minuta para fundit, kkur Sergio Aguero shënoi golin e dytë për Argjentinën, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Sakaq, Columbia fitoi 1-0 ndaj Paraguait, duke i dhënë një dorë ekipit të Argjentinës.

 Kolumbezët kryesonin Grupin B me gjashtë pikë, dhe ishin kualifikuar që në ndeshjen e dytë, ndaj kundër Paraguait kanë luajtur pothuajse me ekipin e dytë. Megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar që Paraguai të fitonte, pasi ishte pikërisht ekipi i Kolumbisë që shënoi vetëm një gol, duke fituar takimin, dhe për rrjedhojë duke e mbyllur grupin me pikë të plota.

Copa America, Brazili i mëson “Samba” Perusë dhe konfirmohet favorit

Brazili ka kaluar pa pengesë Perunë në ndeshjen e tretë në grup, në takimet e Copa America, që janë duke u zhvilluar në kontinentin e Amerikës së Jugut. Skuadra e drejtuar nga Tite ka fituar 5-0 ndaj Perusë, teksa seria e golave është hapur në minutën e 12`. Isthe Casemiro që shënoi nga brenda zonës me kokë, pas ekzekutimit të një goditje dënimi.

Shtatë minuta më vonë për Brazilin dyfishon Firmino, që ka realizuar ndoshta golin spektakolar të karrierës së tij. Ishte minuta e 19` e sfidës, kur portieri vendas nis një top nga brenda zonës, por sfera përplaset në trupin e Firminos dhe topi fluturon drejt portës, aty ku ndalet nga shtylla, e cila e rikthen përsëri në këmbët e Firminos që e dërgon në rrjetë.

Goli i tretë për Brazilin erdhi në minutën e 32` nga Everton, pas një kombinim perfekt me Coutinho. Shifrat do ti katërfishonte Alvesh që realizoi pas pushimit të pjesës së dytë, ndërsa William në fund të ndeshjes vulosi rezultatin në 5-0. Brazili kryeson Grupin A në Copa America  duke lënë pas Venezuelën, që mundi Bolivinë me rezultatin 3-1.

Seleçaot janë ekpi pretendent për të triumfuar  në këtë kompeticion, ndërkohë që Argjentina nuk e ka nisur mirë kompeticionin, pasi deri më tani ka marrë vetëm një pikë në fazën në grupe.

Brazili e nis mbarë Copa America, mund Bolivinë dhe kryeson grupin

Brazili e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun e Copa America, pasi ka mundur Bolivinë në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni. Ka qenë Filipe Coutinho ai që ka hapur serinë e golave, duke gjetur rrjetën në minutën e 50`, pasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Një prekje topi me dorë nga një nga lojtarët vendas nuk kishte dyshim për arbitrin e ndeshjes, i cili akordon penallti, që shndërrohet në gol nga Coutinho.

Tre minuta më vonë, pas një aksioni model të lojtarëve të Brazilit, është Firmino që nga brenda zonës i jep një kros Coutinhos, dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë të shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes.

Pesë minuta më vonë, Everton shënon golin e tretë duke vulosur rezultatin në 3-0 për Brazilin, që i bën një nisje të mbarë Copa America.

Me fitoren e mëngjesit të kësaj të shtune, Brazili mban vendin e parë në Grupin a, ndërsa takimin e radhës skuadra “Selecao” e luan kundër Venezuelës. Peruja dhe Bolivia janë gjithashtu pjesë e këtij grupi, që ka si favorit për të vijuar në fazën e mëtejshme pikërisht Brazilin.

Skip to toolbar