Dako “dorëzon” Durrësin te Sako

Vangjush Dako ka dorëzuar çelësat e Bashkisë së Durrësit, të cilën e drejtoi për 3 mandate, por që Rama nuk e kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit, ndikuar edhe nga akuzat e opozitës ndaj tij.

Gjatë të premtes është konstituuar këshilli bashkiak i Durrësit dhe është betuar kryetarja e re e bashkisë Valbona Sako, mandati i së cilës u njoh zyrtarisht nga Gjykata e Shkallës së parë në Durrës, ndërsa Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e mëparshëm, të dhënë nga gjyqtarja Mimoza Margjeka e cila e cilësoi nul 30 qershorin.

Gjatë fjalës së saj Sako tha se në katër vitet e ardhshme do punohet që qyteti i Durrësit të konkurrojë denjësisht në rajon. Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishte zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali dhe ish-kryetari i Bashkisë Vangjush Dako.

Lista e zezë e DASH, Kulluri-Bashës: Mos u gëzo për Dakon, mund të jesh dhe vetë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës për shpalljen ‘non grata’ të Vangjush Dakos nga SHBA. Kulluri, i drejtohet Bashës duke u shprehur se “nuk duhet të gëzohet”, pasi në listën e zezë të Departamentit  Amerikan të Shtetit, mund të jetë dhe vetë kryedemokrati. “Mos u gëzo shumë për Dakon në Listën e Zezë të SHBA, se mund të jesh dhe vetë, jo për gjë, po nuk e zgjidh dot me një gënjeshtër tjetër po të doli emri”, shkruan Kulluri  në rrjetet sociale.

Të martën Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi vendimin e Sekretarit të Shtetit, për t`i ndaluar përfundimisht hyrjen në SHBA Vangjush Dakos dhe familjes së tij, pasi sipas DASH, Dako është i përfshirë në afera korruptive. Pas këtij vendimi, në mbrëmjen e së martës, reagoi dhe Lulzim Basha, i cili e quajti “lajm të mirë dhe të keq”, vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Vangjush Dakon.

Megjithatë, Edvin Kulluri, nëpërmjet statusit në Facebook, sjell në kujtesën e kryedemokratit deklararat që bëri Zëvëndës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer, që dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, u shpreh se “nëse PD dhe LSI do të kryenin akte dhune gjatë procesit zgjedhor, ato do të futeshin në listën e zezë të SHBA, duke ndërprerë marrëdhëniet me amerikanët”.

Dako “non grata” në SHBA, Basha: Lajm i mirë (dhe i keq)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e Vangjush Dakos dhe familjarëve të tij në listën e zezë, duke mos lejuar hyrjen e tyre në SHBA. Basha nuk tregohet shumë entuziast në lidhje me këtë vendim pasi sipas tij, pavarësisht vendimit pozitiv të SHBA, Dako nuk ka dalë ende parë drejtësisë shqiptare duke e cilësuar një lajm të keq.

Është lajm i mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.” Është lajm i keq që Vangjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim, Vangjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit.” – tha Basha

Sipas Bashës rasti i Dakos është një arsye e mjaftueshëm që Rama të largohet në mënyrë që të shkëputen lidhjen e politikës me krimin.”Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët vjedh çdo ditë shqiptarët.” – shkruan Basha.

DASH reagoi publikisht ditën e martë duke thënë se Vangjush Dakos së bashku me familjen e tij i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të “përfshirjes në raste madhore korrupsioni.”

Dako e Duka përplasen për Avdulajt: Fundi është afër

Publikimi i përgjimeve mes Dakos dhe Avdylajt, ka bërë që kryebashkiaku i Durrësit të përplaset në distancë me kreun e PAA-së, Agron Dukën.

Në një intervistë televizive të premten Dako akuzoi Dukën duke thënë se gjatë gjithë fushatës në vitin 2013,  ai ka pasur si krah të djathtë Jasin Avdylin.

Pas akuzave të Dakos, ka reaguar Duka. Ai shkruan në facebook se Dakon e njeh gjithë Shqipëria kush është dhe se fundi për të është afër.

 “Kush je ti dhe çfarë të kanë bërë ata ty (fizikisht dhe moralisht) e di unë, e di Durrësi dhe tani e di gjithë Shqipëria.

Megjithatë mos u bëj merak, per fundi është afër dhe është më i ëmbël se tmerri pa fund që ke përjetuar këto kohë!”, shkruan Duka.

Sipas analistit Eduard Zaloshnja në zgjedhjet e fundit, Dako rriti numrin e votave të PS-së në qarkun e Durrësit duke shtuar një mandat deputeti, dhe këtë mandat ia hoqi pikërisht Agron Dukës, ndaj dhe përplasja mes tyre duket të jetë e fortë.

Kush je ti dhe çfarë të kanë bërë ata ty (fizikisht dhe moralisht) e di unë, e di Durrësi dhe tani e di gjithë…

Gepostet von Agron Duka am Freitag, 7. Juni 2019

Përgjimet, Rama: Nuk marrim njeri në mbrojtje, çdokush të përballet me drejtësinë

Gjatë takimit të tij me banorët e Urës Vajgurore, Rama foli edhe për rastin e përgjimeve ku tha se nuk merr askënd në mbrojtje dhe çdokush duhet të përballet me drejtësinë, pasi është ajo që vendos kush është i fajshëm apo i pafajshmi. Këto deklarata Kryeministri Rama i bëri edhe ditën e enjte në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në Vizion Plus, ku tha se nuk mund të bëhet “drejtësi popullore” por duhet të vendosin gjykatat në lidhje me përgjimet e dosjes 339.

“Për përgjimet e neveritshme, askush nuk mund të çohet dhe të thotë që ne kemi hapur gojën apo për të çuar dorën për të penguar drejtësinë. Nuk na ka parë askush për të marrë në mbrojtje këdo qoftë që duhet të dalë para drejtësisë, ajo do e vendos kush është i fajshëm apo i pafajshëm. Drejtorin e Tatimeve e kishin të dënuar dhe e çonin përditë si të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë. Ne e kemi bërë të qartë ndarjen, drejtësia ka punën e vetë dhe prandaj jemi e vetmja forcë për të çuar deri në fund atë reformë në drejtësi. Ata duan që të bëjnë gjyqe popullore, pa prova, pa hetime pa asgjë”, tha Rama.

Rama ka komentuar edhe deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela mbi dosjen “339”, ku pranoi se ky reagim ka ardhur me vonesë, por kuptohet mjaft mirë se kush i ka nxjerrë këto dosje dhe i ka çuar tek partia.

“Dëgjojeni deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda. Me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen se përse këto zbulime të mëdha, janë një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor për politik dhe kundër Shqipërisë, dëgjojeni dhe lexojeni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar. Prokurorët i kanë çuar te partia për t’i përdorur për politik, sepse i bashkon shumë gjera ata: Lufta kundër Reformës në Drejtësi. Prokurorë e politikanë që i tremben Reformës në Drejtësi. Të gjitha ato që kanë ndodhur “drejtësia vonon, por harron”. Drejtësia ka vonuar shumë, por mos harroni që nuk po bëjmë drejtësi popullore, por ndërtojmë një sistem drejtësie me ndërkombëtarët ku prokurorët e gjykatësit nuk do të kenë lidhje me politikanët”- tha Rama.

Përgjimet e Dakos: Duam të dëgjojmë mendimin tuaj!

Këtë të mërkurë gazeta gjermane “Bild” publikoi pesë audiopërgjime të dosjes “Nr.399”, që dyshohet se  implikon kryetarin aktual të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe drejtues të bandës “Avdylaj”, në blerje votash.

Këto përgjime kanë qenë tema e ditës në Shqipëri, duke shkaktuar reagime të shumta nga partitë politike të opozitës, mazhorancës dhe institucioneve të drejtësisë, ku këto të fundit janë vënë në lëvizje për të gjetur prokurorët që kanë “nxjerr skeretin hetimor”.

RealStory.al, fton qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në një sondazh, për të dhënë mendimin nëse këto përgjime se nëse këto provojnë tezën e opozitës për shitblerje të votës, ndërhyrjen në vota apo mbetet një rast i izoluar.

Për të dhënë përgjigjen tuaj për këto tre pyetje, votoni në sondazhin e mëposhtëm:

Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:

Dako dhe Sejdini largohen pa qejfmbetje

Në konferencën e sotme për shtyp Rama ka folur edhe për listën e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit duke theksuar se PS ka zgjedhur një ekip fituesish. Ai gjithashtu ka komentuar edhe moskandidimin e dy kryetarëve më jetëgjatë të bashkive në vend, siç është Vangjush Dako në Durrës dhe Qazim Sejdini në Elbasan. Kreu i qeverisë tha se ka qenë kërkesë e tyre për t’u larguar nga gara.

“Jeni të lirë ta besoni ose jo, është kërkesë e tyre, prej kohësh, tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme, janë shumë. Janë jashtëzakonisht shumë. Janë konsum i madh, dhe nevoja për të sjellë energji të reja dhe për të shtyrë më tutje punën e nisur, është evidente”, tha Rama.

Kryeministri tha se ambicia e tij është që të fitohen të gjitha bashkitë në të 61 qarqet, pë rsa kohë në garë hyhet për fitore.

“Unë bëj debat me njerëzit e lidershipit të partisë sa herë që them, jo i duam të 61 bashkitë. janë 61 gara pavarësisht se nuk ka garë në të 61-a, në garë shkon për të fituar. Kush është më i mirë se ne, në këtë fushë? Më të mirët nuk jemi, por kush është më i mirë se ne? Kujt t’ja besosh Shkodrën, atyre që e patën aty dhe që e qeverisin prej çerekshekulli, dhe bëni vetëm krahasimin. Gjatë qeverisjes së çerekshekulli, nuk është se Shkodra nuk ka pasur mbështetje, bëni krahasimin mes Shkodrës dhe Vlorës.  I synojmë të gjitha bashkitë. Në këtë pikë e kam bindje që më e mira është për çdo komunitet që të votojë kandidatët tanë. Më e mira është për çdo demokrat në Shkodër që nuk punon në bashki dhe që nuk ka interes personal, se atyre nuk kam çfarë t’i them, se ata do ikin që aty, por të votojnë kandidatin tonë”, tha shefi i mazhorancës.

Skip to toolbar