Reforma Zgjedhore, në shtator. Sfidë, listat e hapura

Reforma Zgjedhore pritet të jetë tema që do të mbizotërojë në skenën e politikës shqiptare në nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator.

Maxhoranca dhe kryeministri Rama e kanë dhënë dakordësinë e tyre për t’u ulur në një tryezë bisedimi si me opozitën parlamentare ashtu edhe me opozitën jashtëparlamentare për të diskutuar mbi këtë reformë. Edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla njoftoi në seancën parlamentare të së enjtes së shtatori do të sjellë zhvillime të reja në drejtim të reformës zgjedhore.


“Shtatori po vjen, dua t’iu them se në shtator na pret një punë shumë intensive që t’i japim Shqipërisë një kod elektoral që të mos ketë më problematika si në gjithë këto vite”, tha Balla.

Por cila do të jetë sfida e partive politike për të gjetur konsensusin për Kodin e ri zgjedhor?

Deri tani janë lexuar qartë kërkesat e opozitës parlamentare madje edhe kërkesat e aleatëve të Bashës, por ende nuk kemi një qëndrim të qartë të dy partive të mëdha. Maxhoranca thotë se është gati të diskutojë gjithçka që lidhet me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ndërsa nga PD deri tani nuk ka ndonjë qëndrim të qartë për reformën zgjedhore.

Pritet që sfidë e ndryshimeve në KOD të jetë kërkesa për lista të hapura të deputetëve.

Opozita e re me në krye Rudina Hajdarin e cila është bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, është shprehur se ndryshimi i madh do të vijë përmes listave të hapura. Pra, kërkesa e saj është që kryetari i Partisë të mos e këtë më në dorë se kush futet në parlament, ku kandidati për deputet vihej në një listë dhe në varësi të votave për partinë futeshin në Kuvend të parët në lista.

“Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nevojë imediate per popullin shqiptar. Ne duhet të implementojmë sa më shpejt rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe të luftojmë fenomenin e shitblerjes së votës. Duhet të shikojmë me vëmendje se nga vijnë burimet financiare të çdo partie, që tashme duket sikur janë kthyer në korporata që janë në shërbim të kryetarëve të tyre. Mungesa e demokracisë brenda tyre ka sjellë një përçarje të elektoratit dhe spektrit politik”, është shprehur Hajdari.

Edhe aleatët e Bashës kanë kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor dhe lista të hapura deputetësh. Nuk dihet ende nëse kjo kërkesë e tyre do të pranohet nga dy partitë e mëdha dhe nëse Rama e Basha do të pranojnë të heqin dorë nga privilegji për të përcaktuar deputetët në listë. Pra duket se kjo do të jetë sfida e dy partive të mëdha.

Ndërkohë komisioni i posaçëm parlamentar parlamentar për Reformën Zgjedhore e ka mandatin deri në nëntor të këtij viti. Sipas kalendarit të këtij komisioni, brenda 30 shtatorit do të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit.  Deri më 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike. Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor.

Shumë të shqetësuar për problemet e rënda që sistemi zgjedhor në tërësinë e tij mbart. Mospërfaqësimi i vërtetë i…

Gepostet von Rudina Hajdari am Freitag, 24. Mai 2019

6 ish deputetët e PD paraqiten në prokurori: Akuza drejtuesve të policisë për agresion

6 ish deputetët e PD-së që akuzohen për ushtrim dhune ndaj efektivëve të policisë në protestën e opozitës më 16 shkurt janë paraqitur sot pranë Prokurorisë së Tiranës, ku kanë dhënë deklarimet e tyre për ngjarjen.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për gazetarët, tha të enjten se kanë treguar të vërtetën në respekt të ligjit. Ata akuzojnë drejtuesit e policisë për agresion ndaj tyre.


 “Për të sqaruar juve dhe opinion publik sot në orën e caktuar së bashku me kolegët duhet të paraqiteshim në cilësinë e të pandehurit. Në respekt të ligjit, jo të këtyre njerëzve,  e ndjejmë të nevojshme që respekti i ligjit është për të respektuar zyrat e shtetit. Të jenë akte të vlefshme. Ju e morët  vesh më përpara që ishim në procedim, ndërkohë që nuk dimë asgjë se çfarë materialesh ka policia. Për të dalë të vërtetën ia çova prokurorit kallëzimin penal, janë të gjitha deklarimet.

Jo vetëm kaq, i thashë do gjesh çdo lloj deklarimi, i kërkova që ky akt që është kallëzimi penal i bërë nga ne do të duhet të hetohet. Është detyra jonë të respektojmë ligjin të japim fakte për të dalë e vërteta. Sot shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë, për të shpëtuar vendin të dielën para parlamentit, për të nxjerrë një ditë të mbarë”, u shpreh Alibeaj.

LIVE

LIVE – 6 ish- deputetë të Partisë Demokratike, tek Prokuroria e Tiranës,për te marrë informacion për ndalimet e paligjshme pas protestës së 16 shkurtit.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 30. Mai 2019

Rama, “Darka e fundit” para fushatës: Kushtetutë dhe zgjedhje!

Mbrëmjen e së martës kryeministri Rama mblodhi në një darkë informale deputetët e PS-së me të cilët mësohet se ka biseduar për fushatën zgjedhore si dhe situatën politike në vend.

Mësohet se darka informale ka zgjatur deri në mesnatën e së martës dhe është zhvilluar në ambientet e vilës 31 në zonën e ish Bllokut.


Partia Socialiste ka vendosur që fushata zgjedhore të çelet në Tiranë me një miting madhështor që do të zhvillohet në 1 qershor në ambientet e Parkut Olimpik në orën 17:00.

Partia Socialiste është e vendosur të respektojë Kushtetutën dhe të futet në zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht vendimit të opozitës për t’i bojkotuar ato.


Dje azilkërkues, sot deputet në Shqipëri. Betohen dy ligjvënës të rinj

Ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj, seanca e sotme parlamentare. Ata janë Artemis Dralo  dhe Ervis Meço. Artemis Malo mban postin e zëvendës ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Ajo futet në Kuvend në vend të Flamur Golemit, i cili do të kandidojë në bashkinë e Gjiroksatrës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërsa Ervis Meço vjen nga listat e PD-së, për qarkun e Vlorës. Ai është përfaqësues i partisë së komunitetit egjiptian, që në zjedhjet e kaluara ishte aleate me Partinë Demokratike.


Në formularin e plotësuar prej tij bëhet e ditur se Meço ka qëndruar si azilkërkues politik në Gjermani për katër muaj por nuk e ka përfituar statusin. Meço ka shkuar në Gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017, e ndërsa sot vjen në Tiranë dhe betohet si deputet.


12 deputetë të rinj i shtohen Kuvendit. Ja emrat

12 deputetë të rinj që janë betuar në seancën e sotme parlamentare. Katër prej tyre i përkasin Partisë Socialiste dhe zëvendësojnë deputetët që lanë postet dhe vendosën të kandidojnë për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërsa  nga listat e PD-së dhe LSI-së janë 8 deputetë që kanë pranuar të marrin mandatin, pavarësisht vendimit të opozitës për të bojkotuar kuvendin.


Deri tani numri i deputetëve në Kuvend shkon 121, teksa mbeten edhe 19 karrige pa plotësuar nga opozita e re.

Deputetët që u betuan sot:

Socialistët

Eljo Hysko

Adriana Jaku

Florenc Spaho

Ardit Konomi

Deputetët nga listat e PD-së dhe LSI-së

Vasil Sterjovski- LSI

Edmond Stojku – LSI

Suzana Topi- LSI

Halit Valteri -PD

Selami Janishehu-PD

Besnik Troplini-PD

Krenar Rryçi-PD

Kostaq Papa-PD


Betohen 3 deputetë të rinj. Ja sa shkon numri i tyre

Përveç Indrit Hoxhës që refuzoi të marrë mandatin e deputetit, 3 opozitarët e tjerë të listës u betuan në seancën e sotme parlamentare. Ata që pranuan mandatin e deputetit, pavarësisht vendimit të PD-së dhe LSI-së, janë  Klajdi Qama nga LSI, Kujtim Gjuzi dhe Koço Tahiri nga PD-ja.

Deri tani, numri i deputetëve shkon në 115 në Kuvend, 79 nga shumica dhe 36 nga opozita (14 LSI+22 PD) ndërkohë që duhen edhe 25 deputetë për të plotësuar numrin 140.



Opozitës i shtohen edhe 4 deputetë të tjerë

Vijojnë emrat nga lista shumë-emërore e partive politike të PD-së dhe LSI-së të pranojnë mandatin e deputetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha sot mandatin e deputeti edhe katër kandidatëve të rinj, 3 nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste për Integrim.

Opozitës në Kuvend do i shtohen edhe 4 emra të rinj:


-Eugen Bojaxhi nga lista e LSI-së për qarkun e Beratit

-Andi Përmeti nga lista e PD-së për qarkun Korçë

-Erion Piciri nga lista e PD-së për qarkun Tiranë

-Fatjona Dhimitri nga lista e PD-së për qarkun Gjirokastër

4 kandidatët pritet që të bëjnë betimin e tyte në seancën e ardhshme të Parlamentit. Me shtimin e këtyre deputetëve të rinj, opozita shkon me 31 vende në Kuvendin e Shqipërisë.


Protesta ndryshe e opozitës: 1 mandat, 300 mijë euro

Ndërsa ka nisur seanca parlamentare, opozita ka nisur protestën jashtë dyerve të parlamentit. Por sot është shfaqur ndryshe nga herët e kaluara. Janë të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të cilët kanë gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar duke vendosur një stendë para parlamentit ku “shesin” mandate deputetësh.

 “Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD.


Me këtë mënyrë ata kanë ironizuar futjen në kuvend të deputetëve të rinj nga listat e opozitës, duke nënkuptuar se ata i janë shituar qeverisë.

Pavarësisht se opozita ka braktisur kuvendin duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve, deri tani një numër i konsiderueshëm deputetësh janë futur në kuvend duke e çuar në 102 numrin e deputetëve në sallën e kuvendit.


Nis seanca, 3 deputetë të rinj betohen në Kuvend

Pavarësisht se me vendim grupi, deputetët e opozitës kanë lëshuar mandatin e tyre të deputetit, çdo të enjte në Kuvend betohen deputetë të rinj nga radhët e LSI-së dhe PD-së.

Edhe seanca e sotme parlamentare ka nisur me betimin e 3 deputetëve të rinj që vijnë nga lista e PD-së.


Tre deputetët e rinj janë Korab Lita, nga lista e Tiranës, Arlind Çarçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër.

Me tre deputetët e rinj, numri i ligjvënësve në Kuvend shkon në 102.


Skip to toolbar