Partizani zbret Tiranën me këmbë në tokë

Tifozët bardheblu do të presin të paktën  9 javë të tjera kampionat, për të shpresuar një rezultat pozitiv ndaj Partizanit. Të kuqtë e nisën atje ku e lanë në maj. 1-2 fitonin sfidën e fundit ndaj Tiranës aq fituan dhe të dielën në mbrëmje ndaj rivalit të tyre historik.

Ajo që duhet të ishte ndeshja e kthesës, e vazhdimësisë, ajo që do duhet të konfirmonte pretendimet dhe stekën e Tiranës këtë sezon…ajo tregoi një tjetër Tironë… Makthi nisi një orë para sfidës, me një sherr masiv mes dy tifozerive. Një sfidë që pritej të dhuronte spektakël në tribuna (jo se nuk pati), nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, me gjak!

Pesë vite pa fitore, pesë vite të dëshpëruara, pesë vite presion, bënë të vetën. Tirana e nis me vrull pjesën e parë, pasi etja për fitore dhe dëshira për të shënuar, tejkalonte edhe vetë pritshmëritë e tyre. Skuadra duket sikur bën mirë në minutat e para, madje duke krijuar dhe iluzionin e golit. Partizani tërhiqet në gjysmëfushën e vetë, ndërsa skuadra bardheblu shkon afër golit. Fati nuk është me Tiranën. Ai i buzëqesh përsëri Partizanit.

Goli i parë erdhi nga këmbët e Kordeiro. Braziliani shfrytëzoi njën gafë të mbrojtjes së Tiranës, dhe futet në zonë, duke mposhtur Likën. Më pas ishte Solomon, që gjeti rrjetën duke përfituar nga asisti i Malës. Sulmuesi i të kuqve realizoi një gol të bukur me kokë, duke bërë që ekipi bardheblu të dorëzohet shumë shpejtë. Pjesa e dytë është e ekuilibruar.

Tirana kërkon të gjejë baraspeshën, por njëherazi mbrohet duket rritur vigjilencën në mbrojtje. Goli vjen dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, kur Hasani gjen rrjetën dhe ngushton shifrat në 1-2, pas një goditje këndi. Por vetëm kaq, një gol nderi që nuk i mohon as fitoren e tre pikëve e as suksesin e radhës në derbi Partizanit…Fitorja e të dielës e ngjit Partizanin në kuotën e 10 pikëve në vendin e pestë, me po kaq pikë sa të kuqtë.

Tirana-Partizani, përballjet historike mes dy klubeve

Tirana dhe Partizani  përballen mbrëmjen e të dielës në orën 19:00 mes tyre, në ndeshjen e parë derbi të këtij sezoni. Një nga sfidat më emocionuese të historisë së futbollit shqiptar, pritet të dhurojë spektakël në fushë dhe në tribuna, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfida e të dielës do të jetë e 154-ta në historinë e përballjeve mes tyre, ku Tirana vjen me një bilanc negativ në pesë vitetet e fundit, pasi nuk ka fituar asnjëherë ndaj Partizanit. Megjithatë, skuadra e këtij sezoni duket premtuese dhe në radhët e klubit ka optimizëm. Por si ka nisur historia e përballjeve mes Tiranës dhe Partizanit?

Ndeshja e parë mes dy skuadrave është luajtur në vitin 1947, takim që në atë kohë Partizani e fitonte me rezultatin 4-2. Më pas nisi një epokë e tërë, me Partizanin që ka fituar të paktën 65 takime, Tirana 40 dhe 48 të tjerë kanë përfunduar në barazim. Por pavarësisht historive të ndeshjeve derbi, Tirana krenohet pasi është klubi me më shumë tituj kampion në Shqipëri, plotë 24 herë, ndërsa Partizani ka 16.

Skuadra bardheblu ka fituar dhe 16 Kupa të Shqipërisë dhe 1 herë Superkupën, ndërsa dy sezone më parë, fitoi dhe kampionatin e Kategorisë së Parë. Në sezonin e fundit Partizani fitoi tre nga katër ndeshjet e derbit, kryesisht me rezultate minimale, ndërsa një takim përfundoi në barazim. Aktualisht Tirana ka bërë sezon më të mirë se të kuqtë, pasi numëron 10 pikë në renditje dhe mban vendin e tretë, me një pikë më pak se dy vendet e para. Ndërsa Partizani është në vendin e 7-të të renditjes me po kaq pikë.

Tirana ka disa statistika të tjera me të cilat krenohet, siç është golashënuesi më i mirë. Refik Resmja mban rekordin me 14 gola të shënuar në derbi, ndërsa pas tij vjen Indrit Fortuzi me 11. Në vendin e tretë është Agim Murati për Partizanin me 11 gola, ndërsa më pas është Agustin Kola me 10.

Një nga fitoret më të thella të Tiranës ndaj Partizanit është ajo e 30 prillit të vitit 2005, ku bardheblutë triumfuan me rezultatin 4-0, ndërsa ndeshja me rezultat historik është ajo e sezonit 1985/86, kur Tirana fitoi 7-3. Ndërkohë, Partizani ka fituar ndaj Tiranës me rezultatet e thella 8-0 në vitin 1947 dhe 6-0 në vitin 1950.

Derby, Mema: fitore me këmbë në tokë

Tirana pret të dielën në mbrëmje Partizanin, në takimin e parë derbi të sezonit. Ekipi bardheblu duket gati  për këtë sfidë, i etur  për sukses, pasi prej pesë sezonesh, nuk fiton një ndeshje ndaj Partizanit. Trajneri i bardhebluve, Ardian Mema u shpreh në konferencë për mediat, se skuadra është gati dhe në formë të mirë. 

“Nga gjendja fizike, ekipi është shumë mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm nga ndeshja e fundit pasi ndaj Kukësit kaluam në eufori. Nesër duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk dua eufori! Në krahasim me vjet jemi më mirë por duhet ta tregojmë nesër. Duhet të kemi kujdes pasi jemi një skuadër e riformatuar dhe mund të ketë edhe oshilacione. Ndaj Kukësit mund të kishim fituar ashtu si edhe ndaj Teutës. Kampionati është i gjatë dhe do të kemi edhe shumë ndeshje para”, tha Mema.

Partizani është një ekip i mirë, të cilin Mema e vlerëson. Megjithatë, tekniku bardheblu shpreson që fitorja do të jetë për të dhe skuadrën e tij të dielën. “Partizani ka elementë të mirë brenda dhe ndeshjen mund ta vendosin edhe individët. Shpresojmë të fitojmë pasi kemi pesë vite. Kanë ndikuar përzgjedhja jo e mirë e lojtarëve dhe Partizani ka pasur lojtarë më cilësorë. Shpresoj që këtë radhë të jetë ndryshe”, shprehet Mema.

Sipas tij, humbja me Kukësin i bëri mirë skuadrës, për t`i ulur euforinë dhe të jetë me këmbë në tokë. “Normalisht ekipi duhet të jetë në ekuilibër dhe të mos humbë ndeshjen. Shpresojmë të kemi dinakërinë e duhur dhe t’i shohim gjërat me kujdes. Ekipi kërkon për ta fituar dhe ndoshta rezultati kundër Kukësit na ka bërë mirë për të parë gjërat me më shumë kujdes”, tha trajneri i 24 herë kampionëve të vendit.

Ardi Mema, si një bardheblu që e njeh mirë Tiranën, shprehet se nuk ndihet në presion, ndërsa tregon se nga ekipi kërkon disiplinë, ndërsa ndaj Partizanit kërkon të shmanget presioni.

“E rëndësishme është që të mos e marrim si sfidën e jetës por të jemi të qetë. Presidenti është përgjigjur por për çdo lojtar, është diskutuar nga të gjithë. kemi bërë një merkato të përbashkët. Nuk jam tip që kam presion. Unë jam brenda familjes dhe sfida ime nuk ka të bëjë me presionin. Shpresoj të bëj më të mirën për veten dhe për klubin. Janë gjëra që ndodhin shpesh. Edhe unë jam grindur në fushë por disiplina është e rëndësishme. Duhet që të jemi të bashkuar. Nuk jam i rëndësishëm as unë dhe as Osmani, por i rëndësishëm është grupi”, u shpreh Mema.

Partizani Kampion i Shqipërisë, Çinari shkruan historinë në derbi (video)

Në “Selman Stërmasi”, këtë të diel u luajt akti i katërt dhe i fundit i derbit mes Partizanit dhe Tiranës për këtë sezon, me spektatorin që nuk ka zhgënjyer as në këtë përballje, pasi i shtuan dhe më tepër bukurinë fitores 2-1 të Partizanit në këtë sfidë.

Emocioni dhe spektakli nuk kanë munguar për asnjë çast, me 22 “aktorët” që kanë bërë gjithçka për të triumfuar, por në fund Partizani ja doli të fitonte me Çinarin që shënoi dy gola historik, që praktikisht janë golat e fitores së titullit kampion. Ky i fundit mungonte në shtëpinë e kuqe prej 26 vjetësh.

Në krahun tjetër, bardheblutë, dolën të thyer e shumë të dëshpëruar nga kjo sfidë, pasi kjo humbje i rikthen makthin e rënies nga kategoria, pasi Kastrioti fitoi ndaj Flamurtarit dhe është vetëm dy pikë larg bardhebluve.

Pjesa e parë ëahtë mbyllur në barazim 1-1, me të kuqtë që dominuan gjatë 45′ dhe krijuan më shumë raste shënimi. Pjesa e parë la pasur shumë ndërprerje të lojës për shkak të faulleve të shumta. Kjo ka bërë që në disa raste të shfaqet tension në fushë, teksa nga tribunar ka pasur kore fyese ndaj arbitrit të ndeshjes, Kridens Meta.

Megjithatë, me kalimin e minutave, të besuarit e Gegës kanë rritur presingun ndaj kundërshtarit duke u afruar më shumë në portën e Tiranës.

Pas 30-të minutash lojë ka ardhur dhe shpërblimi për të kuqtë, me Çinarin që ka realizuar një gol të bukur nga jashtë zone. Kështu Partizani kalon në avantazh, teksa trajneri Gega dhe tifozët janë të papërmbajtshëm në festën e tyre.

Por festa në kampin e kuq nuk ka zgjatur shumë, pasi pak minuta nga fundi i pjesës së parë, Greca ka vendosur barazpeshën me një gjuajtje nga brenda zonës, duke i kaluar topin mbi kokë portierit Alban Hoxha.

Pjesa e dytë ka nisur me të njëjtin ritëm si e para, teksa në 20-të minutat e para të fraksionit të dytë loja ka qenë e ashpër dhe me ndërhyrje të rrezikshme.

Këmbëngulja e Partizanit dhe dëshira për të festuar titullin kampion në derbi, u shpërblye përsëri. Një aksion i bukur nga krahët me topin që hidhet në zonë aty ku vjen Çinari me shpejtësi dhe gjuan direkt, duke përfituar nga gafa e daljes para kohe të portierit Abibi. 2-1 dhe në stadiun shpërthen festa, ndërsa Tirana zhytet në dëshpërim.

Pjesa e parë: Çinari e Greca tundin rrjetat në derbi, barazim në “Selman Stërmasi” ( video)

Partizani dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë në derbin që është duke u luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Pjesa e parë la pasur shumë ndërprerje të lojës për shkak të faulleve të shumta. Kjo ka bërë që në disa raste të shfaqet tension në fushë, teksa nga tribunar ka pasur kore fyese ndaj arbitrit të ndeshjes, Kridens Meta.

Megjithatë, me kalimin e minutave, të besuarit e Gegës kanë rritur presingun ndaj kundërshtarit duke u afruar më shumë në portën e Tiranës.

Pas 30-të minutash lojë ka ardhur dhe shpërblimi për të kuqtë, me Çinarin që ka realizuar një gol të bukur nga jashtë zone. Kështu Partizani kalon në avantazh, teksa trajneri Gega dhe tifozët janë të papërmbajtshëm në festën e tyre.

Por festa në kampin e kuq nuk ka zgjatur shumë, pasi pak minuta nga fundi i pjesës së parë, Greca ka vendosur barazpeshën me një gjuajtje nga brenda zonës, duke i kaluar topin mbi kokë portierit Alban Hoxha.

Derbi me Partizanin, Mema: Do bëjmë gjithçka për të fituar!

Tirana do të përballet me Partizanin në ndeshjen e katërt derbi dhe të fundit për këtë sezon. Një ditë para kësaj sfide, trajneri i ekipit bardheblu, Ardian Mdma ka folur në konfernecë pêr shtyp duke analizuar situatën në ekipin e tij.

NDESHJA ME PARTIZANIN – “E kemi përgatitur ndeshjen dhe do luajmë për tre pikë. Na nevojiten pikët dhe kjo është më e rëndësishmja për ne. Gjithsesi, gjithçka do të tregojë fusha dhe loja e nesërme. Do bëjmë maksimumin për të marrë pikët dhe të shohim përpara.”

ANA PSIKOLOGJIKE DHE PRESIONI I DERBIT – “Si anë psikologjike është e mirë, pasi vijmë nga dy fitore radhazi. Presioni në derbi është gjithmonë. Sido që të ishte renditja do të kishte presion. Është ndeshje historike dhe janë dy ekipe të mëdha.”

LUMTURIA E PRISHJES SË FESTËS SË PARTIZANIT – “Ne lumturohemi nga rezultati jonë. Nuk më shqetëson pjesa e kundërshtarit. I bëj yzmet punës dhe ekipit tim. Nuk luajmë për të prishur festën e Partizanit, por për veten tonë. Kemi problemet tona dhe janë evidente.”

FITORJA NË DERBI – “Tirana ka kohë që nuk fiton ndaj Partizanit dhe do të ishte një dhuratë për këtë fund sezoni për tifozët.”

EKIPI – “Kam qenë duke bërë analizën me skuadrën. Problemet kanë qenë evidente, siç i kam parë në fushë. Duhet të bëjmë riparimet e duhura, pa parë kundërshtarin. Nëse skuadra jonë do luante me përqendrim, nuk do flisnim fare për mbijetesën tani. Duhet një analizë edhe për vetë lojtarët, që të përmirësohen dhe të bëjnë përpara, ashtu si duhet të bëj unë analizë për veten dhe klubin.”

ALBAN HOXHA NUK DO RËNIEN E TIRANËS – “Po të ishim në role të kundërta, edhe unë ashtu do thosha. Tirana e Partizani, përtej rivalitetit në derbi, kanë bërë historinë e njëra-tjetrës. Historia shkruhet nëpërmjet fakteve dhe dueleve ndër vite, Partizani-Tirana ka qenë ndër më të mëdhenjtë.”

PËRZGJEDHJET E LOJTARËVE DHE MERKATOJA E TIRANËS – “Në fund të sezonit do të bëhet një analizë e thellë, për të kuptuar gabimet që kemi bërë dhe për të mos i bërë në të ardhmen.”

MUNGESAT E PARTIZANIT – “Ka goxha elemente të mirë, përtej mungesave, që janë shumë të rëndësishme. Mensah e doja në janar, por nuk u arrit marrëveshja. Po ashtu, Asani është lojtar që më pëlqen shumë, ashtu si Telushi. Është favor për Tiranën që Partizani ka këto mungesa dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë moment.”

TIRANA SHPESH FAVORITE NË DERBI, POR ASNJË FITORE PREJ VITESH – “Nuk e di këtë, është subjektive. Këtë vit kemi humbur një derbi që nuk duhej ta humbnim, kemi barazuar në një ndeshje që mund ta fitonim. Fjala favorit në derbi nuk ka shumë vlerë, mendoj se përqendrimi maksimal jep rezultat në derbi. Nuk ka favoritë, është presion artificial kur flitet për favoritë ose jo. Karikimi është i detyruar, por favoritin e vendos fusha. Jemi duke luajtur mirë prej disa ndeshjesh, duke përfshirë ndeshjet ndaj Luftëtarit, që e ka mundur bindshëm Partizanin. Kemi gabuar në disa momente në mbrojtje, si shpesh këtë sezon, por nesër ekipi do jetë i karikuar mirë, vetëvetiu, pa qenë nevoja të flas unë.

PARTIZANI THUAJSE KAMPION, FAVOR PËR TIRANËN? – “Nuk e mendoj kështu, Partizani ka kalendar shumë të vështirë dhe nuk pres asnjë dhuratë. Tiranës nuk i ka falur askush asgjë, nuk pres të ndryshojë gjë. Kemi Partizanin dhe Kastriotin përpara, këto janë finalet tona. Nëse dalim mirë në këto dy ndeshje, gjithçka merr për mbarë dhe do të mendojmë më pas për finalen e kupës, që është mundësia e madhe për të shkuar në kupat e Eur

Alban Hoxha: Tiranën e dua në Superligë, nesër festojmë titullin!

Alban Hoxha nuk do që Tirana të rrëzohet në Kategorinë e Parë, por pavarësisht kësaj, ai kërkon që nesër Partizani të fitojë takimin në derbi dhe të festojë titullin kampion. Portieri i të kuqve ka folur për shumë tema, duke iu përgjigjur gazetarëve në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me rivalët e përjetshëm.

FITORE DHE FESTA E TITULLIT NESËR – Nuk do kishte gjë më të bukur se të fitojmë titullin në derbi. Kaq shumë vite pritje, një sezon i gjatë, lodhje, stres, tani erdhi momenti i madh, ku mund të fitojmë trofeun. Megjithatë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, nuk ka mbaruar.

DERBI I VEÇANTË – Çdo derbi është i veçantë, kam kaq vite te Partizani, kemi qenë afër titullit edhe më parë, por këtë radhë është ndryshe. Është derbi i veçantë sepse fitorja na shpall kampionë, kaq qenë një pritje shumë e gjatë. Në 6 vitet e mia, ky do jetë derbi më i bukur.

TIRANA NË KATEGORINË E PARË – Janë përralla gazetash, nuk e mendojmë fare dhe nuk duam që Tirana të bjerë. Për ne dhe për mua Tirana është mirë të qëndrojë në Superligë, ashtu si duhet të kthehet edhe Dinamo, për shembull. Derbi mbush stadiumin dhe ndez interesimin e medias, ndërkohë që edhe lojtarët vitrinë perfekte për të ardhmen kanë derbin. Nuk dua të bëj show këtu, mendimi im është që Tirana është mirë të mos bjerë.

TIFOZËT, NJË THIRRJE PËR TA- U premtoj thjesht që do japim maksimumin për të fituar dhe festuar së bashku, i presim në stadium. Ne duam titullin, për të gëzuar tifozët, pastaj si do vijë titulli nuk ka shumë rëndësi.

PENALLTI PËR PARTIZANIN – Do ishte një gjë shumë e bukur dhe do dilte diçka e bukur për të gjithë, por është surprizë.

MORALI NË EKIP- Duam të qëndrojmë me këmbë në tokë, jemi shumë të qetë dhe nuk fluturojmë. 10 pikë larg Kukësit na e japin këtë qetësi dhe do luajmë thjesht.

RENDITJA- Kemi pasur rivalë Kukësin dhe Teutën për një kohë të gjatë, por ne ruajtëm vazhdimësi dhe kemi bërë më pak gabime. Ka pasur goxha rivalitet, por ne rezistuam më gjatë.

PARAGJYKIMET – Nuk kemi pasur kurrë probleme të tilla, akuza për fitore me arbitra apo paragjykime. Është diçka e mirë, na ka dhënë qetësi dhe nuk merremi me asnjë akuzë, as me arbitrat nuk jemi marrë dhe nuk na ka ngacmuar askush”.

Derbi me Tiranën, Gega: Ndeshje radhe, duam të festojmë nesër!

Skëndet Gega, i shoqëruar nga portieri Alban Hoxha, kanë folur në konfernecë për shtyp një ditë para ndeshjes derbi me Tiranën. Trajneri i të kuqve ka analizuar situatën në ekipin e tij, duke u shprehur se nesër do fitoren, për të festuar titullin kampion bashkë me tifozët që do të vijnë nga i gjithë vendi.

NDESHJA NESËR – Është ndeshje radhe, por tashmë ka ardhur fundi dhe shpresojmë t’ia dalim në derbi, për të mbyllur me sukses gjithë këtë rrugëtim të gjatë. Kemi luajtur 3 derbi, kemi marrë 7 pikë, ndaj nuk është ndonjë ndeshje që do ndonjë përgatitje të veçantë, skuadra e di vetë sa vlerë ka.

SITUATA TE TIRANA – Tirana e di vetë punën e vet, nuk është detyra jonë të analizojmë Tiranën. Është gjë e madhe që tifozët nuk kanë humbur shpresa, uroj t’i gëzojmë, sepse nuk na janë ndarë kurrë. Është një 90-minutësh ku nuk i dihet asgjëje, por kemi shpresën se do të mbushet stadiumi dhe do të festojmë të gjithë bashkë.

MUNGESAT – E vërtetë, na mungojnë 3 lojtarë me kontribut të jashtëzakonshëm, por për fat pjesa tjetër e ekipit ka treguar gjithnjë se di t’i zëvendësojë mungesat. Nesër është diçka tjetër, natyrisht, por e kemi përgatitur ashtu si dimë ne, me filozofi të njëjtë. Asani, Mensah e Telushi janë lojtarë të rëndësishëm, por do të mundohemi t’i zëvendësojmë.

FESTA E TITULLIT NË DERBI – Do doja të ishte ashtu, sepse jam i sigurt që do vijnë tifozë nga e gjithë Shqipëria. Jemi munduar të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, nesër është ndeshja jonë, jemi pritës dhe do ndizet stadiumi. Gjithsesi, ekipi është me këmbë në tokë, e di që kampionati nuk ka mbaruar, por do të bëjmë gjithçka për të festuar që nesër.

PARAGJYKIMET NËSE PARTIZANI MUNDET NË DERBI – Nuk i kemi ne në dorë. Vetëm Zoti nuk paragjykohet, njerëzit paragjykohen gjithmonë. E rëndësishme është ta kemi ndërgjegjen të pastër. Edhe në Champions League shohim surpriza të mëdha, uroj që të mos na ndodhë ne. Derbi është gjithnjë ndeshje e veçantë, ku renditja nuk ka rëndësi. Duam të jemi të qetë dhe të pastër në mendjen tonë, kaq.

MUNGESA E SHËNUESVE MË TË MIRË – Mungojnë shënuesit më të mirë, por pak rëndësi ka kush shënon, mund të shënojë edhe Alban Hoxha nesër, varet nga situata. Shpresoj të mbarojmë punë, nuk ka rëndësi, me penallti, me goditje këndi a ç’të dalë. Jam krenar për këtë ekip, për këtë klub, kemi luajtur Fair-play dhe kemi qenë seriozë gjithë sezonin.

TIRANA NËN PRESION – Nuk e di, unë uroj që presioni të jetë sa më i vogël te skuadra ime.

MERITA PËR TITULLIN Nëse e mbyllim sezonin me sukses, uroj të takohemi dhe të bëjmë një konferencë shumë të gjatë. Duhet të jemi modestë dhe me këmbë në tokë, duke respektuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për Partizanin Gaz Demi e ka shpirtin e madh, një xhentëlmen, dhe jam i sigurt që nëse do vijë titulli nesër, torta do jetë e madhe dhe çdokush mund të marrë një fetë.

MEMA I FTUAR NË FESTË – Nuk kemi bërë ftesë për askënd, të mbarojmë ndeshjen një herë, pastaj festa do jetë e hapur për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut te Partizani.

PEZULLIMI – Nuk ka qenë një problem, unë jam me ekipin deri në momentin që futen në fushë për ndeshjen. Skuadra e di mirë çfarë duhet të bëjë, e di çfarë jep në fushë dhe stafi im është i shkëlqyer, nuk kemi probleme.

E ARDHMJA E BELICËS – Kam lexuar për atë dhe Asanin, për sot janë të Partizanit, më pas nuk e di çfarë do të ndodhë. Të mbyllim kampionatin me sukses, kjo ka rëndësi, pastaj të shohim. Nuk kam propozuar asnjë futbollist deri tani, sinqerisht, sepse duam të fitojmë titullin, pastaj ka kohë për merkaton dhe janë normale të gjitha zërat. Të mbyllim sezonin dhe pastaj urgjentisht do merremi me merkaton.

Tirana braktiset nga tifozët, Fanatics nuk do të jenë në stadium për derbin!

Të dielën më 16:30 do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i cili mund të jetë vendimtar për ekipij bardheblu, pasi një fitore ndaj të Kuqve, e largon përfundimisht nga rreziku për mbijetesën.

Një fitore për Partizanin do të thotë festë në “Selman Stërmasi”, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega do të festonte matematikisht titullin kampion, që mungon në shtëpinë e Kuqe prej afër tre dekadash.

Megjithatë, si ekipi pritës në këtë takim, Partizani do të ketë më shumë se 80% të stadiumit në dispozicion, ku tifozeria e saj do të dominojë në shkallët e “Selam Stërmasi”.

Sakaq, pjesa tjetër e tribunave do të jetë në dispozicion të tifozëve të Tiranës. Mirëpo ultrasit Bardheblu, kanë njoftuar se nuk do të jenë në stadium për të mbështetur ekipin e Tiranës.

“Fanatics nuk do të jenë prezent në ndeshjen e rradhës, të dielën kundër morrave. Besojmë se nevojë për sqarime nuk ka, edhe njeherë tjetër Refik Halili dhe qeraxhinjtë e tij mund ti zgjidhin vet ndarjet e “Dhomave” te “Shtepisë Me Qera”, intelekti i tifozëve bardhë e blu qendron shumë lart tyre”, shkruajnë tifozët ultras.

Afron derbi i katërt, “avullojnë” biletat për Partizani-Tirana!

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet të dielën, pritet të jetë një ndeshje spektakolare dhe plot emocione, pasi të kuqtë mund të festojnë matematikisht titullin, ndërsa Tirana në krahun tjetër do të mundohet ta shtyjë këtë festë.

Megjithatë, veç spektalit në fushën e lojës, ai në tribuna pritet të jetë dhe më i zjarrtë. Me anë të një njoftimi publikuar pasditen e sotme nga klubi i Partizanit, mësohet se bileta për këtë ndeshje po shiten me ritme të shpejta.

“Klubi njofton se vijon të ketë një interesim mjaft të madh për takimin Partizani – Tirana në program ditën e diel ora 16:30, i vlefshëm për javën e 33 të Kategorisë Superiore. Në sektorët e Tribunave B1, B2 dhe E biletat kanë mbaruar, ndërkohë që drejt fundit janë edhe sektorët D1 dhe F”.

“Shitja e biletave po vijon me ritme jasht parashikimeve duke treguar interesimin e madh nga tifozeria e kuqe për këtë përballje. Kujtojmë se biletat mund ti siguroni në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Skip to toolbar