Tirana braktiset nga tifozët, Fanatics nuk do të jenë në stadium për derbin!

SPORT


Të dielën më 16:30 do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i cili mund të jetë vendimtar për ekipij bardheblu, pasi një fitore ndaj të Kuqve, e largon përfundimisht nga rreziku për mbijetesën.

Një fitore për Partizanin do të thotë festë në “Selman Stërmasi”, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega do të festonte matematikisht titullin kampion, që mungon në shtëpinë e Kuqe prej afër tre dekadash.


Megjithatë, si ekipi pritës në këtë takim, Partizani do të ketë më shumë se 80% të stadiumit në dispozicion, ku tifozeria e saj do të dominojë në shkallët e “Selam Stërmasi”.

Sakaq, pjesa tjetër e tribunave do të jetë në dispozicion të tifozëve të Tiranës. Mirëpo ultrasit Bardheblu, kanë njoftuar se nuk do të jenë në stadium për të mbështetur ekipin e Tiranës.

“Fanatics nuk do të jenë prezent në ndeshjen e rradhës, të dielën kundër morrave. Besojmë se nevojë për sqarime nuk ka, edhe njeherë tjetër Refik Halili dhe qeraxhinjtë e tij mund ti zgjidhin vet ndarjet e “Dhomave” te “Shtepisë Me Qera”, intelekti i tifozëve bardhë e blu qendron shumë lart tyre”, shkruajnë tifozët ultras.




Skip to toolbar