Policia ka arrestuar të shtunën një 46-vjeçar
nga Mirdita i cili akuzohet për dhunë në familje.
Pas denoncimit të gruas në polici, efektivët vunë në pranga shtetasin
me iniciale A.Sh 46 vjeç.
Ai akuzohet se dhunonte bashkëshorten në sy të
fëmijëve.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, punonjësit
e policisë gjetën dhe sekuestruan në sasinë e provës materiale një armë zjarri
kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarakë.
46-vjeçari po hetohet nga prokuroria e Lezhës
për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve
luftarake dhe e municionit”.
Sulmet në KZAZ-në nr. 6 në Bushat të Shkodrës
si dhe aktet e tjera të dhunës të ndërmarra nga militantë të PD-së, kanë bërë që
PD të rrezikojë të klasifikohet si organizatë konspirative anti-SHBA-së.
Këtë e bëjnë të ditur burime zyrtare që pohojnë në mënyrë konfidenciale për Realstory.al se ngjarjet e ditës së enjte, siç ishte dekreti i ri i Metës për datën 13 tetor për zgjedhjet; dhe dhuna në KZAZ-në e Bushatit, kanë ashpërsuar qëndrimin e ndërkombëtarëve.
“Do t’i izolojmë ndërkombëtarisht dhe do t’u kërkojmë
partnerëve që të trajtohen si organizata konspirative kundër SHBA”, citohen diplomatë të huaj në Tiranë,
pas kontakteve zyrtare me homologët e tyre amerikanë në Shqipëri.
Pritet që edhe zv. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer të thotë pasditen e së premtes në një intervistë për Zërin e Amerikës në orën 18:00 se “SHBA do të ndëpresë marrëdhëniet me të gjitha ata që pengojnë zgjedhjet në Shqipëri”. Një mesazh i qartë ky për qëndrimin e opozitës, por edhe të presidentit Meta.
Një ditë më herët Palmer tha qartë se SHBA njeh zgjedhjet e 30 qershorit duke rrëzuar në këtë mënyrë dekretin e ri të Metës për zgjedhje në 13 tetor. I gjithë faktori ndërkombëtar njëzëri kanë mbështetur qeverinë për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe për të zhvilluar zgjedhjet të dielën e 30 qershorit. Madje ata kanë bërë thirrje për shmangien e akteve të dhunës duke vënë theksin se përgjegjësi do të mbajnë drejtuesit e partive politike që do të pengojnë zgjedhjet, pra drejtuesit e opozitës.
Edhe më herët realstory.al ka raportuar se tërheqja e opozitës nga aktet e dhunës të paktën në protestën e fundit të 21 korrikut, ishte rezultat i presionit ndërkombëtarë, veçanërisht atij amerikan./Realstory.al
Në emër të PD-së, Gazment Bardhi reagoi pas deklaratës së policisë, duke thënë se protesta e PD-së do të jetë kundër dhunës, dhe se dhuna nuk është qëllimi dhe mjeti i PD-së.
“Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë
të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa. I
sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë
paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe
euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin
për të ardhur në pushtet”, është shprehur Bardhi.
Kjo deklaratë e tij vjen, vetëm një javë pas protestës së fundit të opozitës ku u lënduan 10 policë nga shashkat, fishekzjarrët dhe bombat molotov të protestuesve. Madje në protestën e fundit të opozites pati dhe sherr mes protestuesish me shufra hekuri.
Policia e Shtetit tha sot në një deklaratë për
mediat se ka informacione se në protestë do të ketë akte dhune, por kjo hidhet
poshtë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së.
DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD GAZMENT BARDHI
Partia Demokratike dënon me ashpërsi
deklaratën e Policisë si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben
stabilitetit të vendit.
Qeveria ilegjitime që qëndron në pushtet me
votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik
për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë
qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.
Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë
një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek
qytetarët.
Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë
të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.
I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike
është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e
lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon
dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet.
Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama
mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që
nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon
banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë
qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës
mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të
tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.
Partia Demokratike është e vendosur: asnjë hap pas për të drejtën themelore të
njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj
siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali
dhe kudo. Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi.
Ripërsërisim sot apelin tonë drejtuar
qytetarëve, që pavarësisht provokimit kriminal të drejtuesve të Policisë së
Shtetit, që do të kenë fatin e njëjtë me atë të Edi Ramës, duhet të mbrojnë
punonjësit e thjeshtë të policisë, të cilët kanë të njëjtat halle dhe probleme
me secilin prej qytetarëve që dalin në protestë.
Skenarët kriminalë të Edi Ramës, pengimi i të
drejtës për të protestuar, dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të
na ndalur.
Beteja jonë është për standartet dhe vlerat
Europiane, prandaj ka bashkuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm.
Regjimi në grahamat e fundit është i tmerruar. Bashkimi i sotëm do të jetë
madhështor. Fundi i modelit të Qeverisë së Avdylajve, është më i afërt se
kurrë.
Të gjithë si asnjëherë të bashkuar sot në orën
19.00, për t’i dhënë qartë dhe prerë Qeverisë ilegjitime të banditëve,
verdiktin se shumica e bashkuar e shqiptarëve, nuk e pranon kurrë pushtetin e
marrë me dhunë dhe të bërë njësh me krimin.
Te gjithë bashkë, sonte në orën 19.00, për
Shqipërinë si gjithë Europa!
Zëvendësministrja e Brendshme Romino Kuko u shpreh të hënën në një intervistë në News 24 se dhuna në protestat e opozitës është e organizuar dhe se policia po heton për të zbuluar se ku i gjejnë protestuesit bombat molotov dhe mjetet piroteknike që janë të ndaluara me ligj.
“Protestuesit kishin edhe mjete piroteknike,
gjë që tregon se këta persona përdorin dhunë dhe mënyra të jashtëligjshme.
Mjetet piroteknike mund të vijnë nga stoqe të caktuara. Ka disa muaj që janë
ndaluar mjetet piroteknike dhe ka edhe qarkullime të paligjshme. Dhuna e
protestuesve është e organizuar. Ministria e Brendshme po heton për të gjetur
stoqet dhe ku i gjejnë mjetet piroteknike e bombat molotov”, tha Kuko.
Ajo gjithashtu ka komentuar videon ku shihen
protestuesit duke u zënë me shufra hekuri me njëri-tjetrin. Kuko tha se video
tregon qartë se policia nuk është implikuar në dhunë.
“Sa i përket videos, protestuesit zihen me
njëri-tjetrin. Këto pamje tregojnë në mënyrë të qartë se policia nuk është
implikuar në dhunë”, tha zv.ministrja Kuko e cila tha se arrestimet e
protestuesve janë bërë në bazë të provave dhe nuk është marrë asnjë qytetar me
dhunë, ashtu sikundër pretendon opozita.
“Arrestimet janë kryer për shkelje të ligjit
që kanë bërë protestuesit. Sigurisht që procedimet dhe arrestimet janë bërë me
profesionalizëm. Puna e policisë vlerësohet nga gjykata, prandaj nuk mund të
jetë e kotë apo pa prova. Akuzat e opozitës ndaj policisë janë qesharake. Kostoja njerëzore është më e madhe sesa
kostoja ekonomike”, deklaroi Kuko.
Kuko theksoi se opozita po përdor deri edhe
fëmijë në protestë, duke thënë se diçka e tillë është tej çdo normaliteti.
“Kjo protestë ka kaluar çdo lloj normaliteti.
Është për të ardhur keq, që aty ka pasur fëmijë. Nuk e di sesi mund të ndihet
një nënë, që fëmijën e vet që ende nuk ka mbushur moshë madhore e sheh në mes
të sheshit në Tiranë me kapuç dhe që përdor dhunë. Ne duhet të kemi kujdes dhe
kemi treguar kujdes, pasi e dimë se në këto protesta po përdoren edhe fëmijë.
Përgjigja e policëve ka qenë normale, ndërsa ato që thotë opozita janë
propagandë e zezë dhe asgjë tjetër. Nuk ka ndodhur që policia të provokojë, por
ka ndodhur e kundërta”, tha Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme.
Prokuroria ka nisur një procedim penal ndaj 6
ish deputetëve të Partisë Demokratike. Ata akuzohen për kundërshtimin me dhunë
të forcave të policisë. Hetimi ka nisur pas protestës së 16 shkurtit.
Prokuroria disponon foto dhe pamje të ish deputetëve të PD-së, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, dhe Anton Frrokaj të cilët tentojnë të hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Disa prej tyre mund t’i shihni këtu më poshtë.
Ata akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, gjë që duket qartë në video. Cënimi fizik i uniformave blu dënohet rëndë nga kodi Penal. Tashmë 6 personat e proceduar penalisht janë dhe pa imunitet. Pra per nje denim te mundshëm me burg, Prokuroria dhe Gjykata teorikisht nuk do kishin asnjë pengesë. Tani e vetmja gjë është se varet me çfarë syri e shikojnë videon e mëposhtme. Si e shikoni ju?
E ndërsa opozita është e bindur dhe e vendosur
për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor të këtij viti, Erion
Braçe ka sjellë në vëmendje ngjarjet e ndodhura ditën e zgjedhjeve të 26 majit
të vitit 1996.
Zëvendëskryeministri ka publikuar foton e tij
dhe të kolegëve të tij socialistë të gjakosur, pas dhunës së ushtruar ndaj tyre
ditën e zgjedhjeve nga regjimi i Berishës në fuqi.
Në një koment të gjatë më titullin “Barbarët
30 vjeçar të fashizmit oriental”, Braçe kujton sesi SHIK-u e policia dhunoi ditën
e zgjedhjeve, qendrat e votimit, rrahën komisionerët e opozitës socialiste dhe morën
nën kontroll qendrat e votimit.
Por pavarësisht dhunës, Braçe shkruan se
opozita triumfoi dhe më 28 maj thirrën në shesh protestues për një ngritur zërin
për demokraci dhe zgjedhje të lira dhe ajo që morën ishte rrahja barbare e
deputetëve të PS-së.
“I risolla këto tre ditë, për të thënë se: Kush
mendon se do të mundë e zhbëjë Partinë Socialiste me dhunë, ta harrojë!”,
shkruan zëvendëskryeministri.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
BARBARET 30 VJECAR
TE FASHIZMIT ORIENTAL!
1. Pardje ishte 26 maj,
23 vite me pas nga dita, te cilen,
fashizmi oriental e ktheu ne
diten me te dhunshme elektorale ne historine e
re-30 vjecare, te vendit;
Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK,
policite e tjera-tatimore etj,
gangsteret e rrugeve te armatosur,
sulmoi qendrat e votimit,
dhunoi barbarisht komisioneret e opozites
socialiste,
diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e
votimit,
mori kontrollin e tyre dhe ne fund,
shkroi nje rezultat te rreme,
te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse
zgjedhes e komisionere u luftuan,
e shpalli zyrtarisht ate!
Edhe pse nje dite e tille per fashizmin
oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi,
#PARTIASOCIALISTE nuk u nenshtrua,
nuk u mbyll, nuk u zhbe,
u rikthye ne #Beteje,
me genin e pamposhtur te nje te majte qe
fashizmin e ka mundur perhere!
Nje dite me pas, ne 27 maj,
per fashizmin oriental te Sali Berishes,
ishte dita e hallit,
rezultatit qesharak qe
kish shkruar per gjithe naten,
qe nuk gjendej ne kuti,
as ne popull;
Une, pas barbarise se nje dite me pare ne
#Berat, u shpalla fitues nga
zemergjeresia e fashizmit me,
50. 06% ne nje zone njeemerore ne kete qark!
Me fytyren e copetuar, enjtur e fryre,
rrija perballe fytyres se bukur te ikones se
urryer te televizionit te pushtetit dhe pyesja me ze:
c’e dua une kete mandat?! Nje dite me pas, si
sot, 28 maj,
beteja jone kete here per zgjedhje te lira e
demokraci,
zbriti ne shesh, poshte Skenderbeut,
ku shteti-policia, SHIK, policite,
gangsteret e rrugeve te thirrur ne force,
kishin organizuar teatrin e dhunes!
Produkti eshte ne disa prej ketyre fotove;
Udheheqes se opozites socialiste,
opozites tjeter bashkuar me ne,
burra e gra, te rinj, gazetare,
te rrahur barbarisht e lare ne gjak ne sheshin
historik te Tiranes!
2. I risolla keto tre dite,
per te thene se:
Kush mendon se
do te munde e zhbeje Partine Socialiste me
dhune,
ta harroje!
Kjo parti-pavaresisht se ndryshon,
perterihet, ka genin e 1996-tes te
patjetersueshem!
Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj
nesh,
nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e
lirise, demokracise dhe
Edhe ambasada britanike ka reaguar sot duke i
bërë thirrje opozitës që të ndalojë dhunën në protestë. Në një reagim për
mediat, ambasada britanike ka dënuar sulmin ndaj ambasadorit të OSBE-së Bernd
Borchardt ndërsa ka bërë thirrje që të nise dialogu mes palëve për gjetjen e një
zgjidhje.
“E
drejta për të protestuar është përbërës themelor i një demokracie të
shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore. Ne dënojmë dhunën që u
zhvillua gjatë protestës së 11 majit nga e cila u plagosën si policë dhe
protestues dhe shkaktoi dëme në pronë.
Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë
dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë të jenë paqësore dhe të
mbahen në përputhje me ligjin.
Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë
përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me
gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në
rezidencën e tij zyrtare. Nuk ka vend për veprime të tillë në një demokraci
moderne.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë
në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën ngërçi tanishëm mund të
zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigje”, deklaron ambasada britanike.
Para pak ditësh një prind goditi me shpullë mësuesin e fëmijës së tij. Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal dënimi për këtë prind dhe për këdo që ngre dorë ndaj mësuesve, mjekëve, infermierëve apo personave të tjerë, do të jetë shumë i ashpër. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar sot se me miratimin e ndryshimeve në kodin penal, prindërit apo kushdo tjetër duhet të mendohet mirë para se të bëjë një gjest të dhunshëm.
Ajo thotë se këto ndryshime do të votohen në
seancën e radhës plenare, ndërsa synohet që në këtë mënyrë të shmanget dhuna e
ushtruar.
“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin
e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që
kjo të ndodhë!
Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj
mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë
qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin
penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.
Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!”, shkruan Shahini.