Ndërtimet pa kriter, ja qytetet më të rrezikuara nga degradimi i tokës

Tirana paraqitet me nivelin më të lartë të presionit mbi degradimin e tokës, kryesisht prej ndërtimeve pa kontroll, shtimit të popullsisë dhe erozionit, thuhet në një studim të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë për masat dhe mjetet që duhen marrë kundër ndikimeve negative të klimës në mjedis.

Tirana dhe Durrësi janë vlerësuar me normën më të lartë të rrezikut për shkak se dyndjet e popullsisë nga qytetet e tjera janë bërë jashtë kontrollit të shtetit.

Urbanizimi i shpejtë dhe i pakontrolluar, që po bëhet jashtë ndikimit të shtetit, i përkeqëson kushtet e përdorimit të qëndrueshëm të tokës. Me vonë, në rast fatkeqësish natyrore, popullsia e këtyre qyteteve pëson edhe demet më të mëdha.

Gjithashtu Tirana dhe Durrësi vlerësohen me një rrezik të lartë për ndërtimet jashtë kontrollit në raport me planet urbanistike.

Qytete e Shkodrës dhe të Lezhës paraqiten më të nivelet më larta prej përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, të shtyra dekadat e fundit edhe nga ndryshimet klimaterike.

Shkodra dhe Lezha gjithashtu kategorizohen si qarqet me rrezikun më të lartë për humbjen e biodiversitet nga ndryshimet e klimës.

Ndërsa qarku i Kukësit klasifikohet si më i rrezikuari nga degradimi masiv i tokës prej largimit masiv të popullsisë.

Rezultatet specifike të monitorimit të erozionit në basenin e Ulzës treguan se tashmë 31% e rezervuarit është e mbushur me sediment, me një pjesë të konsiderueshme të depozitimit, që ndikon kapacitetin funksional të HEC-ve. Pyjet janë mbizotëruese në Ulzë me vetëm 43% të sipërfaqes totale, ndërsa 30.3% është e ekspozuar ndaj erozionit të tokës.

Gjithashtu baseni i Bovillës është i rrezikuar nga erozioni, pasi rajoni është i banuar nga 9 fshatra, të cilat kanë ndihmuar në degradimin e pyjeve me shkurre të kombinuara me kullota.

Degradimi i mbulesës së bimësisë që vlerësohet nga imazhet satelitore është në rangun prej 12% deri në 22%. Pjesët e poshtme janë më të shfrytëzuara nga aktivitetet bujqësore dhe blegtorale, bimësia degraduese natyrore. Studimi i PNUD cilëson se sidoqoftë, cilësia e ujit ndikohet nga mbeturinat e njerëzve dhe plehrat e kafshëve që arrijnë në rrjedhat e poshtme në kohë reshjesh./Monitor/

Vendimi për Durrësin, burri i gjyqtares, protestues i flaktë

Gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi ditën e sotme të rrëzojë kërkesën e Valbona Sakos për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, duke i argumentuar si nul zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit.

Kjo, sipas saj, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e Bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Ndonëse situata ka qenë e njëjtë dhe në Bashkinë e Shijakut, një tjetër gjyqtare e Gjykatës së Durrësit, Dhurata Bilo, ka konfirmuar mandatin e fituar në krye të Bashkisë së Shijakut nga socialisti Elton Arbana.

Vendimi i gjyqtares Margjeka është edhe komik, duke qenë se gjykata më e lartë për zgjedhjet në vend, është Kolegji Zgjedhor.

Dhe Kolegji Zgjedhor ka folur njëherë, duke regjistruar “Bindjen Demokratike”.

Kështu që çdo debat tjetër, është i tepërt.

Por duket se gjyqtarja e Durrësit ka pasur një hall personal.

Ajo nuk ka dashur të futet në sherr me të shoqin, që është një militant i flaktë i PD-së dhe merr pjesë në çdo protestë të kësaj të fundit.

Margjeka nuk mund të merrte një vendim tjetër, pasi rrezik i shoqi nuk i fliste më me gojë.

Më poshtë janë disa foto të tij ndërkohë, në protestat e PD-së.(TemA)

Balla: Gjykata shkeli ligjin në Durrës, mandatin e jep KQZ

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pasditen e të mërkurës, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, për të mos njohur mandatin e të zgjedhurës në krye të bashkisë së këtij qyteti Valbona Sako. Balla ka shprehur indinjatën për këtë akt të gjyqtares së Durrësit, duke u shprehur se ajo ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

“Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul të një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshpëruar per kaos e pasiguri, nuk dinë më çfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon”.

“Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme. Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor”, shkruan Balla.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të mos njohur mandatin e Valbona Sakos, është përshëndetur nga drejtuesit e opozitës. Basha dhe Kryemadhi e kanë lexuar këtë si një fitore të tyre, duke kërkuar hetim penal për anëtarët e KQZ-së, që sipas tyre kanë shpërdoruar detyrën me mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Por, vendimi i Gjykatës së Durrësit ishte në kundërshtim me vendimin e të tjera gjykatave  në vend, si psh, asaj të Korçës, që njohu Erion Isain si kryetar të Bashkisë Kolonjë, pavarësisht se në këtë bashki kandidonte dhe një tjetër person nga radhët e Bindjes Demokratike.

Thënë kjo, pasi në vendimin e Gjykatës së Durrësit, argumenti i vetëm për refuzimin e mandatit të Valbona Sakos, ishte pikërisht ‘regjistrimi i Bindjes Demokratike’ jashtë fateve ligjore për pjesëmarrjen në zgjedhje. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për të gjykuar kërkesën njohjes së mandatit, e bërë nga kandidati fitues i PS në Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Tashmë, pritet me interes një tjetër vendim i Gjykatës së Tiranës, e cila do të duhet që në ditët në vijim të gjykojë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili dorëzoi kërkesën për njohjen e mandatit nga Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë.

Skip to toolbar