Nga Eduard Zaloshnja
Një postimi publik të
Neritan Sejaminit mbi “bijtë e etërve”, analisti Agron Gjekmarkaj iu përgjigj
me një shkrim në gazetën “Panorama”. Sejamini mbrojti tezën se anatemimi i
politikanëve të sotëm, për faktin se baballarët e tyre mund të kenë qenë pjesë
e nomenklaturës komuniste, është një koncept totalitaro-komunist. Në kohën e
diktaturës komuniste, argumentoi Sejamini, në qoftë se babai trajtohej si
“armik”, ashtu trajtoheshin edhe fëmijët e tij të pafajshëm, madje edhe i
gjithë farefisi.
Nga ana e tij,
Gjekmarkaj, me sarkazmën karakteristike fishtiane, iu përgjigj Sejaminit se
partitë në demokraci kanë edhe një vektor identitar përkatësie. Pa u futur në
numra, të cilat nuk janë zeje e tij, Gjekmarkaj theksoi se elektorati i djathtë
(i përndjekur gjatë diktaturës komuniste) e ka ndjerë veten të përfaqësuar nga
PD-ja, deri sa pa marrë Basha frenat e saj në dorë. Avokati i Familjes Hoxha
nuk mund të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ‘këlthet’ Gjekmarkaj në
shkrimin e tij.
Por le ta ndihmojmë me
numra këtë debat fjalësh…
Fillimet
Kur PD-ja fitoi
zgjedhjet për herë të parë (në vitin e largët 1992), për të votuan 1 milion e
60 mijë zgjedhës nga 1.6 milion pjesëmarrës . Në fillim të viteve ’90, nuk
zhvilloheshin sondazhe, por mund të thuhet pa frikë se shumica dërrmuese e të
persekutuarve dhe të shpronësuarve prej regjimit komunist votuan atëherë për
PD-në.
Me kalimin e viteve,
votat për PD-në pësuan firo të vazhdueshme. Pavarësisht mungesës së sondazheve,
mund të thuhet se kjo firo ndodhi edhe pse PD-ja, dalëngadalë, e humbi
mbështetjen e të persekutuarve dhe të shpronësuarve prej regjimit komunist. Le
të kujtojmë se në vitin 1994, vetëm dy vjet pas ardhjes së PD-së në pushtet,
kjo shtresë zhvilloi një grevë urie, e cila u shpërnda me dhunë nga shteti i
drejtuar në atë kohë nga Sali Berisha.
Në ditët e sotme
Dhe vijmë në ditët e
sotme, kur sondazhet janë bërë pjesë e natyrshme e jetës publike.
Nga një sondazh që
zhvillova para disa vjetësh për fondacionin e djathtë gjerman Konrad Adenauer,
rezultoi se 30% e zgjedhësve shqiptarë me banim në Shqipëri janë nga familje që
u persekutuan prej regjimit komunist për shkaqe politike ose pronësie (çereku i
tyre janë nga familje që kanë patur fillimisht raporte të mira me regjimin
komunist, por më vonë u persekutuan prej tij). Duke e përkthyer përqindjen e
mësipërme në numra zgjedhësish (shihni Tabelën 1), mund të thuhet se rreth 630
mijë zgjedhës me banim në Shqipëri i përkasin kësaj shtrese (s’mund ta dimë se
sa jetojnë jashtë vendit).
Tabela 1. Prejardhja e
zgjedhësve me banim në Shqipëri
Ish të persekutuar
|
630,000
|
Jo të persekutuar
|
1,470,000
|
Gjithsej zgjedhës në Shqipëri
|
2,100,000
|
Dhe sa prej këtyre
zgjedhësve votuan në 2013-ën (kur PD humbi pushtetin) për partitë që e mbajnë
veten për të djathta?
Nga sondazhi i
sipërcituar, rezultonte se gjysma e tyre, rreth 330 mijë, votuan për këto parti
në zgjedhjet e para 6 vjetëve, rreth 120 mijë votuan për koalicionin e majtë
dhe 210 mijë nuk morën fare pjesë në votim (shihni Tabelën 2).
Tabela 2. Si votuan ish të persekutuarit me banim në Shqipëri në vitin 2013
Djathtas
|
320,000
|
Majtas
|
110,000
|
S’votuan
|
200,000
|
Zgjedhës ish të persekutuar
|
630,000
|
Janë pikërisht mospjesëmarrësit
e 2013-ës (200 mijë), që mund të konsiderohen si zgjedhës të djathtë të
zhgënjyer nga premtimet e pambajtura ndër vite të partive që pretendojnë se
janë të djathta.
Teorikisht, ky
200-mijësh përbënte një rezervuar të mundshëm të votave për PD-në në zgjedhjet
e 2017-ës. Por rezultati tragjik i atyre zgjedhjeve, sidomos në zonat urbane
(ku jeton shumica dërrmuese e ish të persekuturave), tregoi se pati një
korrelacion të fortë mes rënies së numrit të pjesmarrësve dhe rënies së PD-së,
në krahasim me 2013-ën.
Sa më sipër shërben si
indicie se 200 mijë ish të persekutuarve që nuk votuan për PD-në para 6 vjetësh
u janë shtuar edhe shumë të tjerë. Me gjasa, sot mund të jenë bërë 300 mijë.
Që PD-ja të bëhet sërish
një parti konkurruese për pushtet, duhet t’i bindë këta qindra mijëra ish
votues natyralë të saj të rikthehen në kutitë e votimit. Më poshtë janë disa
pika programore, që PD-ja, si një parti e madhe, mund t’i ketë si busull të saj
për të ardhmen:
DEKOMUNISTIZIMI – Ndërmarrja e iniciativave ligjore për dënimin dhe korrigjimin e
krimeve komuniste, heqjen e titujve dhe dekoratave të diktatorit komunist,
nomenklaturës së lartë si dhe të gjithë shpurës të sigurimit të shtetit, si dhe
praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me lustracionin.
MUZEALIZIMI , KURRIKULAT SHKOLLOR dhe VLERSIMEVE HISTORIKE – Krijimi i muzeve të kujtesës në vendet e
vuajtjes, ballafaqimi i nxënësve dhe studentëve me pasojat e krimit komunist
nëpërmjet kurrikulave si me anë të eskursioneve, ndërtimin e memorialit
Kombëtar të Kujtesës në Tiranë së bashku me murin e Nderit, përmbyllja e plagës
së gjetjes së eshtrave të viktimave të komunizmit dhe martirëve të lirisë,
caktimin e një date përkujtimore, ku i gjithë shteti dhe shoqëria shqiptare në
mënyrë solemne të nderojë e respektojë viktimat e regjimit komunist si dhe
martirëve të lirisë.
REHABILITIMI – Përmirësime
gjithëpërfshirëse të ligjit të cungët të dëmshpërblimit (përfshirja e dosjeve
jashtë afatit, zgjerimi i datës nga 9 nëntor ’41, përfitimi i dëmshpërblimit të
internuarve, mos-zbritja nga dëmshpërblimi i vlerës së shtëpive të privatizuara
dhe e letrave me vlere, konvertimi në vlera monetare ose asete të letrave me
vlerë), përcaktimi i kuotës (15% – 20% të përcaktuara me ligj në programet e
punësimit, strehimit dhe arsimit,pension nderi, personave të
burgosur politikë dhe të internuar)
PRONA – Rivendosja e të Drejtës
Kushtetuese e shtetasve mbi pronën e mohuar dhe të grabitur nga shteti
diktatorial, duke i kthyer pronën subjekteve të shpronësuara në zbatim të nenit
181 dhe 41 të Kushtetutës duke eliminuar pasigurinë e titujve të
pronësisë dhe faturën financiare që imponon legjislacioni aktual si dhe duke
mbyllur konfliktet ndërmjet familjeve dhe hequr perfundimisht pengesat për
investimet e huaja private, me qëllim realizimin e stabilitetit social dhe
ekonomik.
DIASPORA – Krijimin e një fondi dhe
banke investimesh për diasporën (aksesi prioritar i diasporës që disponon knoë-hoë dhe
mjete financiare në ekonominë e vendit, si psh: projekte me partneritet të
bizneseve të diasporës në turizëm, infrastrukturë, bujqësi, energji,
industri dhe shërbime), si dhe propozimi i nje kuote fikse (jo me pak se
5%) për përfaqësimin e diasporës në Parlamentin e Shqipërisë.
SHTETI LIGJOR – Mbështeje e fuqishme e Vetingut
dhe e të gjithë paketës së reformës në Drejtësi, sipas kërkesave të partnereve
tanë strategjike (SHBA dhe BE), si kusht themeltar për mirëfunksionimin e
shtetit ligjor në shërbim të interesave të publikut.