Nga Eduard Zaloshnja
Pare se të bëhej publik qëndrimi i Francës mbi shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vitin tjetër (me procedura më rigoroze), shqiptarët ishin optimistë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Kështu, nga një sondazh online i Realstory.al, rezultonte se 80% e lexuesve ishin optimistë se negociatat e Shqipërisë me BE-n do të fillonin brenda këtij tetori. Ndërsa nga një sondazh që zhvillova në terren me të anketuar në të katër anët e vendit (shihni tabelën shoqëruese), rezultoi se 58% e shqiptarëve mendonin se Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE brenda 5-10 vjet (treçereku brenda 5-15 vjet).
Të dyja këto sondazhe u kryen para publikimit të qëndrimit të Francës, i cili mund të jetë si një kovë me ujë të akullt, e hedhur mbi optimizmin e Shqiptarëve mbi integrimin në BE…