Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol
Romën kanë arrestuar shtetasin Bardh Lula, i shpallur në kërkim ndërkombëtar,
pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm” në vitin 1996 për
veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Lajmin për arrestimin e shtetasit Bardh Lula
(Luli) 49 vjeç e ka dhënë Policia e Shtetit, e cila njofton se ky shtetas është
vënë në pranga për llogari të drejtësisë shqiptare, teksa pritet të ekstradohet
nga Italia për në Shqipëri.
Shtetasi Bardh Lula (Luli), më
datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta
shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L.
Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në
Itali falë bashkëpunimit të Interpol
Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në
Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga
Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për
vendndodhjen dhe gjeneralitetet që
përdorte i kërkuari.
Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak. Vijonë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.
Policia e Shtetit
Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me homologët italianë. Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Wanted 3”.
Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet që përdorte i kërkuari.
U bë arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar: Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Shtetasi Bardh Lula (Luli), më datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.