Alibeaj, Braçes: Po i bëni presion drejtësisë

Pas daljes në konferencë për shtyp të zëvendëskryeministrit Erion Braçe, që sqaroi akuzat e ngritura nga PD në lidhje me ish-drejtorin e Kadastrës në Durrës, reagoi dhe Selia Blu. Në një dalje për mediat, ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, u shpreh se “qeveria ka frikë të përmendë emrin e bandës”, për të cilën Braçe tha se i “shërben Prokuroria Arjan Ndoja”.

“Sot shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë sesa e pafuqishme është qeveria e Edi Ramës për të luftuar me të vërtetë bandat dhe zyrtarët e lidhur me to. Nëpërmjet qëndrimeve burracake të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, shqiptarët panë sot një qeveri që ka frikë t’i përmendë emrin një bande për llogari të së cilës, si Edi Rama dhe Erjon Braçe denoncuan se punon prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Dhe ju e dini fare mirë se cili ka qenë qëndrimi i Partisë Demokratike në kohë për prokurorin në fjalë. Ajo që presin sot qytetarët shqiptarë nuk është a ka Erjon Braçe lidhje gjaku me drejtorin e arrestuar të Kadastrës. Kjo nuk ka pikë rëndësie për çështjen në fjalë”, tha Alibeaj.

Më tej, ai shtoi se deklaratat e Kryeministrit dhe nënkryeministrit, janë “presion ndaj drejtësisë”, për të “mbrojtur” një zyrtar që akuzohet për shpërdorim detyre.  “Dje dhe sot, Erjon Braçe, bashkë me Edi Ramën, i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që është në shërbim të bandave të Durrësit- citoj kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit. Ajo që prisnin sot shqiptarët nuk ishte refreni i propagandës bajate se “fajin e ka opozita”. Shqiptarët prisnin sot, që Edi Rama të bënte kryeministrin dhe të kërkonte arrestimin e prokurorit që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njohka, por nuk ua përmend emrin”. 

Në fund, PD ngriti dhe disa pyetje drejtuar zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke u shprehur se nëse “Arjan Ndoja punon për bandat, pse nuk arrestohet”. “Është urgjente që Edi Rama të përgjigjet për disa pyetje që sot ia bën çdo shqiptar. 1.Cilës bande të Durrësit i shërben prokurori Arjan Ndoja? 2. Prej sa kohësh Edi Rama është në dijeni të faktit që Arjan Ndoja punon për bandat dhe jo për shtetin?  3.Pse heshti Edi Rama dhe Erjon Braçe deri më sot dhe nuk dolën përpara se të arrestohej njeriu i tyre në Kadastrën e Durrësit? 4.Pse nuk e arreston prokurorin që i shërben bandës dhe bandën që mbështet prokurorin?”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Qeveria, “tërmet” tërmetit fake

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë deklarata të forta duke thënë se do të dënohen të gjithë personat që shpërndajnë Fake News dhe shkaktojnë panik tek qytetarët. Braçe, gjatë një deklarate për mediat, dënoi lajmin e rremë për tërmetin të publikuar në portalin Syri.net, ndërsa shtoi se ligji në këto raste do të funksionojë me të njëjtën forcë që lajmi shkaktoi panikun tek qytetarët e Tiranës.

Numri dy i qeverisë theksoi se gjithçka është bërë qëllimisht nga ky portal, ndërsa shtoi se siguria publike u sfidua në kufijtë e kaosit nga një rrjet i prodhimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme me qëllim.

Dje shoqëria shqiptare, siguria publike dhe kombëtare, ligji penal, u sfidua, u kërcënua, në kufijtë e kaosit, me dhunë dhe plaçkitje të mundshme nga lajmi i rremë i fabrikuar qëllimisht nga Syri.net, media online, shembull i gazetarisë së njëanshme, kriminale, politike dhe të kapur. Por kërcënimi serioz i rendit kushtetues, sigurisë publike dhe kombëtare kërkon të njëjtën vendosmëri për t’u përballur ligjërisht me lajmet e rreme, prodhuar në media dhe shpërndarë nga një rrjet kriminal dhe që dje shkaktoi panikun më të madh që mund të kishte pasoja shumë të rënda për jetën e qytetarëve dhe pronën. Çdo germë në atë lajm ishte e qëllimshme dhe ishte e rreme. Autorët e këtij lajmi të rremë dhe zotëruesit e këtij rrjeti kriminal të përhapjes së këtyre lajmeve të përballen me ligjin me fuqinë 5.8 ballë me intensitet 8 ballë. Të bëjnë ç’të duan të sajojnë alibitë e asaj që ndodhi, çdo gjë është e faktuar. Forca e ligjit do i japë fund këtij fenomeni njëherë e mirë. Loja me lajmet e rreme që kërcënon jetën e qytetarëve do të marrë fund tani ligjërisht edhe për një arsye tjetër, për t’i dhënë lirinë qytetarëve të marrin informacion e duhur.” tha Braçe

Braçe gjithashtu bëri të ditur se shteti në nivel qendror dhe vendor po shërben me të gjithë fuqinë e tij në terren pranë qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë për problemet që kanë pas tërmetit.

Pas publikimit të lajmit të rremë që terrorizoi qytetarët mbrëmjen e djeshme nga portali Syri.net dhe Shekulli se në orën 23:30 do të binte një tërmet 6 ballë, policia shoqëroi për të marrë në pyetje kryeredaktorin e portalit Syri. net Artan Cena, por edhe gazetarët Aurel Rakipllari, Ermal Rizain dhe Gelsi Bakollarin. Gjithashtu u shoqërua edhe gazetarja e Shekullit, Daniela Grica.

Falsifikuan biletat e urbanëve, Braçe: Më gënjyen sy më sy, mashtrimi po u merr në qafë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me arrestimin e disa pronarëve të sistemit të transportit publik në Tiranë, të cilët kishin falsifikuar biletat e urbanëve, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsidersheshëm financiar. Braçe shprehet se aksioni i qeverisë ‘nuk duhet marrë me të qeshur’, pasi nuk është ‘lojë’. “Paligjshmëria po u merr në qafë. Nuk u kërkon kurrkush asgjë tjetër veç të jeni të ligjshëm, të paguani taksat”, shkruan Braçe.

Nurmi dy i qeverisë, ka treguar sekishte kuptuar skemën e mashtrimit të pronarëve të sistemit urban në kryeqytet që në dhjetor të vitit të kaluar, kur kishte parë të dhënat e inspektorëve të hetimit tatimor. Sipas Braçes, aty ishte zbuluar se xhiroja e tyre nuk ishte reale.

“Kur pashë të dhënat e inspektorëve të hetimit tatimor Rajoni Qendror, ata zbuluan skemën, kuptova që xhiroja, të ardhurat e tyre, as që ishte reale. Ishte produkt i fallsfikimit, mashtrimit, vjedhjes dhe evazionit. Ishte më e vogël se realisht, thjesht e vetëm prej mashtrimit. Për pasojë, llogaria ekonomike që më bënë sy më sy ishte e rreme. Vijojoj të mendoj se mosdokumentimi i çdo transaksioni të kryer për t`i ikur tatimeve e taksave, për të marrë favore e deri rimbursim, është shkelje e shumfishtë e ligjit, ju merr në qafë”, shkruan Braçe.

Në fund, Erion Braçe shkruan se qeveria nuk kërkon asgjë tjetër veç ligjshmërisë, ndërsa paralajmëron se nuk do të tolerohet askush që gënjen sy më sy. “Ti hysh rrugës së mashtrimit edhe për 40-lekë siç këto biletat, nuk ja vlen, nuk ju duhet. Rrini të ligjshëm fitoni atë që ju takon, paguani tatimet për atë që qarkulloni e për atë që fitoni; shiheni, ju kushton shumë më lirë. Ne na duhet veç kjo, të jeni të ligjshëm, të punoni e fitoni, nuk na duhet as bllokimi e nuk na duhet as prangat për ju. Veç atë që ka përcaktuar ligji. A dhe një gjë, mos gënjeni, mbi të gjitha mos gënjeni duke e parë tjetrin në sy”, përfundon Braçe.

View this post on Instagram

VAZHDONI MERRENI ME TE QESHUR! NUK ESHTE LOJE! PALIGJSHMERIA PO U MERR NE QAFE! NUK U KERKON KURRKUSH ASGJE TJETER VEC TE JENI TE LIGJSHEM, TE PAGUANI TAKSAT! Vjet ne dhjetor, pak pas miratimit te paketes fiskale, prita e degjova ne Kuvend, perfaqesues nga sipermarrja e transportit urban. Me listuan disa shqetesime dhe, per cdo shqetesim kishin edhe llogarine pas, ate llogari ekonomike mbi baze te te ciles kerkuan edhe nje here, ose subvencionim, ose rritje te cmimit te biletes, ose perjashtim ose ulje te tatimeve! Kur pashe te dhenat e inspektoreve te hetimit tatimor Rajoni Qendror-ata zbuluan skemen, kuptova qe xhiroja, te ardhurat e tyre, as qe ishte reale; ishte produkt i fallsifikimit, mashtrimit, vjedhjes dhe evazionit; Ishte me e vogel se realisht, thjesht e vetem prej mashtrimit. Per pasoje, llogaria ekonomike qe me bene sy me sy ishte e rreme! Vijoj te mendoj se, mosdokumentimi i cdo transaksioni te kryer per ti ikur tatimeve e taksave, per te marre favore e deri rimbursim, eshte shkelje e shumefishte e ligjit; JU MERR NE QAFE! Ti hysh rruges se mashtrimit edhe per 40 leke-sic keto biletat, nuk ja vlen, nuk ju duhet! Rrini te ligjshem, fitoni ate qe ju takon, paguani tatimet per ate qe qarkulloni e per ate qe fitoni; Shiheni, ju kushton shume me lire! Ne na duhet vec kjo; Te jeni te ligjshem, te punoni e fitoni, nuk na duhet as bllokimi e nuk na duhen as prangat per ju! Vec ate qe ka percaktuar ligji! Aaa dhe nje gje; Mos genjeni! Mbi te gjitha mos genjeni duke e pare tjetrin ne sy!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Braçe shpërthen ashpër ndaj “horrave të betonit” që i vunë zjarrin Shëngjinit dhe akuzon politikanët

“E qara për Amazonën është trendy, por Shengjini dhemb më shumë”. Kështu shkruan zëvendës kryeministri Erion Braçe i cili ka shpërthyer ashpër kundër atyre që i quan “horra të betonit”, të cilët akuzon për zjarrin në Shëngjin. Megjithëse policia vuri në pranga dy persona dhe sqaroi se zjarrin ia kishin vënë ata Shëngjinit për të hapur vend për kullotat, Braçe mendon ndryshe. Ai thotë se zjarri në Shëngjin është i përsëritur dhe bëhet për të ndërtuar pallate nga për “interesa kriminale horrash që urrejnë pyllin e se paratë i bëjë nga betoni!”.

Braçe akuzon drejtëpërdrejtë ndërtuesit në Shëngjin por edhe politikanët që i mbështesin dhe bëhen hipokritë në deklaratat e tyre. Zëvendës kryeministri shkruan se tani është koha që të merremi me ta. Pra lufta duhet të nisë nga politika, që zjarri të mos shkojë më deri në pyll

“E di qe e qara për Amazonën është trendy, por Shengjini dhemb edhe më shumë! Për shume kohë, në Shëngjin, detin, eren që vjen prej tij, e ndan me pyllin, malin, me një mur 8-10-12 kate betoni!

Fituan para pa hesap, pa pyetur për shkatërrimin! Tek interesa të tilla nis; Me këto interesa duhet luftuar, të mëdha apo banale qofshin! Dëngla të politikanëve hipokritë që flasin për zjarrin kur për luks i kanë vënë betonin pyllit, m’u në mes të tij, si duhen kërkujt! Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me pështyma! Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrfikësish, kur benzina e interesave të betonit dhe çdo interesi tjetër përfitues, e ndez dhe e përhap flakën kudo! Duhet të merremi tani me këtë “benzinë”, posaçërisht aty në vend, ndryshe as shiu që na ndihmoi dje në Shëngjin, nuk do jetë më me ne! Gjithnjë nis tek politika, vendimet e saj, që të mos arrijë më tek pylli!”, shkruan Braçe.

Emri i stadiumit, FSHF i përgjigjet Braçes: Do sigurojmë të ardhurat për mirëmbajtjen

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një deklaratë publike ku sqaron arsyet pse e ka nxjerr në shtije emrin e stadiumit të ri kombëtar, që është duke u ndërtuar dhe pritet të inaugurohet në nëntor. Federata jep disa shembuj në botë, ku stadiume të mëdha kanë emra komercial të markave të ndryshme botërore.  “FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori”.

“Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA: Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – Neë Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA”, shkruan FSHF.

Të martën, Erion Braçe reagoi përmes rrjeteve sociale për emrin e ri të stadiumit kombëtar, duke u shprehur kundër shtijes së tij. Një ditë më pas, të mërkurën, federata sqaron zëvendëskryeministrin, duke u shprehur se shitja e emrin bëhet me qëllim për të siguruar të ardhura të mjaftueshme, që do të përdoren për mirëmbajtjen e stadiumit.

“Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit. Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike. Por pavarësisht kësaj ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proçes do të zhvillohet, për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë, një impiant modern dhe me vlera si Stadiumi i Ri”.

Ngjarja te pallati i tij, flet Braçe: Drejtësia të hetojë, po them disa të vërteta për hajdutët e turistëve

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vdekur dy punëtor dhe u plagosën katër të tjerë, pas rënies së një skele që po përdorej për rikonstruksionin ku banon zëvendës kryeministri Erion Braçe, numri dy i qeverisë ka bërë një reagim publik për ngjarjen. Braçe u është përgjigjur akuzave të rënda nga opozita, që më herët është shprehur se “ai, Braçe, hesht për ngjarjen e rëndë te pallati ku ai banon”. Zëvendës kryeministri shprehet se hshtja e tij ka ardhur duke respektuar mortin për dy viktimat, të cilët janë përcjellë në banesën e fundit të dielën.

“Ky është borxhi që ju kam Ergysit dhe Orjanit, çdo punëtori në këtë vend. Karrigia as që ka rëndësi fare këtu, as e kam pasur, as e kam kërkuar, as më mban e as e mbaj; si përherë mendova për punë, e kam parë dhe e shoh si punë. Tani, me shumë përulësi ndaj familjarëve të Ergysit dhe Orjanit, pasi heshta 48 orë në respekt të dhimbjes së pashembullt të tyre, durova po aq akuzat e një krimineli barabar që ka pushkatuar të rinj, prindër dhe, një tjetri, hajdut ordiner të cilin nuk e lënë të udhëtojë në SHBA, të dy politiqenë këta, një vrasësi barbar grash dhe një hajduti ordiner turistësh, njeri pronar medie e tjetri pronar i një shoqate që jepet me lekeë tek i paligjshmi i parë që do të luftojë si i paligjshëm qeverinë apo konkretin, dua të them ca të vërteta”, shkruan Braçe.

Duke sqaruar më tej, se “nuk ka pallat e vilë”, dhe si zëvendëskryeministër, nuk i ka kërkuar favor të paligjshëm kryetarit të bashkisë, Braçe sqaron se firmat që po punonin në pallat nuk janë kontraktuar nga ai. “Si qytetar si zëvendës kryeministër jo e jo, nuk kam përzgjedhur e kontraktuar as personin fizik “Xhimi” e as kompaninë “Syla”, për të kryer punime në pallatin ku unë banoj, edhe pse kontrata është për investimin, ligji për sigurinë në punë!”, shkruan Braçe.

Më tej, duke renditur disa “të vërteta” të tjera sipas tij, Braçe ndalet te ligji për sigurinë në punë. Ai shprehet se në cilësinë e zëvendës kryeministrit, brenda detyrës, “prej 5 muajsh i ka kërkuar Inspektoratit Shtetëror të Punës, të rrisë kontrollet dhe ti largojë nga byrektoret dhe qoftet, duke i përqëndruar inspektorët te sipërmarrjet me risk të lartë”.

“Pesë herë, çdo muaj nga marrja e detyrës ka qenë kështu, 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës i kam kontrolluar në rajone, s`i kam gjetur në punë, i kam pushuar (një pis i denoncoi si reprezalje mbi LSI dhe PD), 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës kam marrë raporte prej tyre, i kam refuzuar si të pamjaftueshme e të pavlefshme, madje të padobishëm”, shkruan Braçe duke vijuar më tej, duke se brenda 16 muajve jën bërë 7 herë kontrolle te “Syla”, dhe janë gjetur shkelje, por sipas numrit dy të qeverisë, prej 1 muaji s`ka pasur asnjë kontroll.

“Prej një muaji zero kontroll në një kantier me risk të lartë si ky, për më keq dy minuta nga zyrat e tyre, dëshmon se puna nuk është bërë sa e si duhet dhe i ngarkon me një përgjegjësi shumë të rëndë, si kompanitë ku sipas ligjit nis e duhet të garantojë sigurinë në punë, si agjencinë, që sipas ligjit duhet të kontrollojnë vetëm të kontrollojë përmbushjen e detyrimeve ligjore për sigurinë në punë”.

Në këto kushte, Erion Braçe kërkon hetim deri në fund për këtë ngjarje të rëndë. “Ndaj drejtësia duhet të hetojë e gjykojë deri në fund, drejt e sipas përgegjësisë secilin”. Gjithashtu, zëvendës kryeministri ka sqaruar se punëtorët kanë qenë të deklaruar në tatime, pavarësisht se në disa lajme u publikua se ata nuk ishin të siguruar.

Braçe, Bashës: Kujtohu për këtë kontratë dhe dorëzohu në gjykatë

Akuzave të Partisë Demokratike lidhur me ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, ka venduar t’u përgjigjët zëvendëskryeministri, Erion Braçe.

Braçe i sqaron kryedemokratit se pse kjo rrugë nuk mund të quhet aferë korruptive sipas opozitës dhe i kujton Bashës se në fakt duhet të japë llogari për miliona euro të vjedhura prej tij në rrugën Rrëshen-Kalimash, kur ishte ministër i Transporteve.

Në një dokument zyrtar të firmosur prej Bashës, Braçe i kujton se kjo marrëveshje kishte si kosto një vlerë prej 418 milionë euro por që në realitet për të u paguan 900 milionë euro.  Braçe nuk heziton aspak ta akuzojë Bashën se ato para janë futur në xhepin e tij, ndërsa i bën thirrje që “t’i bindet ligjit dhe të dorëzohet në gjykatë”.

“Lyrzim, a e mban mend këtë kontratë? Lyrzim, a e mban mend këtë tabelë? Është kontrata e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash; është tabela nëe kontratë-faqe 151, e kostos së synuar:

418 milion euro! në fakt ti pagove për të 900 milion euro e ca më shumë! veç për këtë segment! Ata faturuan dhe ti pagove fature me fature deri në 900 milionë euro! Ky është fakti i kryer Lyrzim! Në dosje bashkë me kontratën, kam akuzën e ngritur ndaj teje nga prokuroria, aty tregohet si është vjedhur!Ashtu është vjedhur në rruge! Përgjegjësi për vjedhjen sipas prokurorisë, je ti! Bindu ligjit e dorëzohu para gjykatës Lyrzim!”, shkruan Braçe.

Braçe gjithashtu sqaron se për rrugën Thumanë-Kashar, ku PD akuzon qeverinë se do të vjedh 200 milionë euro, në fakt nuk do të ndërtohet, nuk po punohet dhe se nuk ka se si të ketë vjedhje apo afera korruptive.

“Të lexova dje për segmentin Thumanë-Kashar; shkruaje se aty ishin vjedhur-fakt i kryer, mbi 200 milion euro! pas teje dhe një gazete sot, shkruante se në Thumanë-Kashar, qeveria ka faturuar-fakt i kryer, mbi 200 milion euro! E para gjë, rruga Thumanë -Kashar nuk po ndërtohet, nuk ka nisur të ndërtohet, nuk ka asnjë volum punimesh, për pasojë, as ka faturuar kush e as ka paguar kush qofte edhe një qindarkë nga paratë e buxhetit të shtetit! pra zero leke, zero euro!” shprehet Braçe

Braçe përgënjeshtron Bashën: Në Divjakë ishe para 1 jave

Partia Demokratike shpërndau të mërkurën një lajm sipas të cilit Lulzim Basha ka zhvilluar takime me strukturat e PD-së dhe qytetarë të Divjakës. Por zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar duke përgënjeshtruar këtë lajm dhe duke shkruar se Basha ka qenë në Divjakë para 1 jave dhe jo të mërkurën dhe as të martën.

“Lyrzim Basha ka qenë në Divjakë të enjten që shkoi. Dje e kuptova, ky bën kronika televizive me shumicë për t’i gënjyer të gjithë me punën e palodhur”-shkruan Braçe.

Më tej Braçe i sugjeron Bashës që të jetë i vërtetë dhe të thotë se është me pushime, njëlloj si rivali i tij për të drejtuar opozitën Ilir Meta.

“Lyrzim, unë nuk e kuptoj pse të vjen turp të thuash që po pushon! Ja ku e ke rivalin për të drejtuar opozitën që po pushon dhe jo vetëm ja tregon ngjyra por edhe e thotë publikisht çdo ditë! Është krejt njerëzore të pushosh! Është krejt njerëzore edhe të gënjesh siç bën ti! Po arsyeja kush është? Pse duhet të gënjesh kur pushon! Dhe nuk më plas hiç pse gënjen mediat më të mëdhaja në vend që të kane ty kryelajm me rrena, por pse gënjen njerëzit, ata të opozitës së pari për një gjë krejt normale siç janë pushimet!”, shkruan Braçe.

View this post on Instagram

LYRZIM BASHA DJE NE #DIVJAKE? LYRZIM BASHA MENDON SE KRIZA ZGJIDHET ME ARRESTIME POLITIKANESH? Epo mire, po pergjigjem per te dyja edhe pse kete eshte gabim ta marresh seriozisht. E para, Lyrzim Basha nuk ka qene dje ne #Divjake sic thane te gjithe mediat vizive e portalet dje, gazetat sot! JU THASHE, LYRZIM BASHA E KA RRENEN NE ADN! Lyrzim Basha ka qene ne #Divjake te enjten qe shkoi. U habita qe hem PëDëisteve e hem mediave vendore i kish kerkuar te mos e benin publike viziten!!!! Dje e kuptova, ky ben kronika televizive me shumice per ti genjyer te gjithe me punen e palodhur ne ditet kur nuk eshte fare! Lyrzim, une nuk e kuptoj pse te vjen turp te thuash qe po pushon! Ja ku e ke rivalin per te drejtuar opoziten qe po pushon dhe jo vetem ja tregon ngjyra por edhe e thote publikisht cdo dite! Eshte krejt njerezore te pushosh! Eshte krejt njerezore edhe te genjesh sic ben ti! Po arsyen se gjej! Pse duhet te genjesh kur pushon! Dhe nuk me plas hic pse genjen mediat me te medhaja ne vend qe te kane ty kryelajm me rrena, por pse genjen njerezit, ata te opozites se pari per nje gje krejt normale sic pushimet! Ti gjithe jeten ke shitur ate qe sje, po pse nuk ze mend tani qe te gjithe kane kuptuar tamam se cili je?! Ne ane tjeter, kur therret njerezit per mbledhje ne vakt dreke, bej ate qe eshte njerezore, merri per dreke; Mos ha vec ti e shpurra e vogel e jotja, merri dhe ata, pak jane! Mos i lere pa buke here tjeter! E dyta, po e vertete eshte, ne kete vend duhet te marre fund pandeshkueshmeria per politikane, kriminele me e pa organizim, biznesmene te paligjshem. Por ti je i pari ne rradhe; Jo se dua une keshtu, por se ti ke vendosur cv-ne tende te paren ne ate rradhe: Ke vjedhur si kerkush aq sa nuk justifikon dot asgje nga placka jote e pamate, shpenzimet e tua te luksit; Ke vrare si dikush tjeter mu ne mes te bulevardit dhe per shkak moshe ai ta leshon vendim me qef; Ke shitur kete vend duke qeshur e pa tu skuqur surrati na i shite shitjen per blerje territoresh edhe pse ne humbem territor e zeza ne te bardhe; JE I VETMI TANI QE HETOHESH PARALELISHT NE SHBA E NE SHQIPERI PER NJE KRIM QE ESHTE ME I RENDE SE PASTRIMI I PARAVE! Zgjati duart Lyrzim!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Braçe vë në “punë” Bashën: Rregullo transformatorin, se meruat Selenicën

Numri dy i Qeverisë, Erion Braçe, ka reaguar pas takimit që kryetari i PD-së Luzim Basha ka pasur me kryetarin në largim të Bashkisë Seleincë, Përparim Shameti. Zëvendës kryeministri Braçe i kërkon Lulzim Bashës që të kap prej “veshi” kryebashkiakun që i rri në krah, dhe bashkë me të, të shkojnë të rregullojnë transformatorin e energjisë që furnizon me elektricitet ujësjellsin e Selencisë. Erion Braçe shprehet se për shkak të neglizhencës së kryetarit të Bashkisë, banorët e Selenicës kanë  një javë pa ujë të pijshëm.

“Ti lyrzim nuk po lufton për karrige? Ti lyrzim po lufton për interesin publik? E ke seriozisht këtë? Atëhere, merre për veshi atë Papin tënd, domethënë “kryetarin legjitim” të Selenicës, të dy bashkë çoni  bythën nga karrigia partiake e tavolina po e tillë, e shkoni e ndërroni transformatorin nga merr energji pompa e ujësjellësit se meruat Selenicën. Ka 7 ditë pa ujë dhe Papi yt legjitim as që mendon për këtë”

“Ujësjellësi është në pronësi të tij, pompën e dogji se e linte ditë e natë ndezur pa kontroll. Pompën e re ja blemë dhe ja vendosëm ne, Qeveria! Tani lërini dënglat me karrige e ndërroni transformatorin se edhe atë e keni djegur! Ky është interes publik! Bëjeni tani meqë qenkeni në Selenicë! Ndryshe e bëjmë ne, por ti e ju hani peshk pas kësaj!”, shkruan Erion Braçe.

Administrata, Braçe: Të gjithë në sitë, ata që bëjnë punën do rrinë

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka raportuar të martën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve në lidhje me punën e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018. Braçe deklaroi se të gjithë punonjësit e administratës janë nën kontroll dhe se në punë do të qëndrojnë ata që bëjnë punën dhe se për këtë nuk do të ndikohen nga ngjyrimet politike.

Ai gjithashtu tha se do merren masa ndaj punonjësve që janë përfshirë gjatë këtyre 30 ditëve në fushatë elektorale, por edhe ndaj atyre që u përfshinë në akte të dhunshme duke iu sulmuar ambientet publike të kthyera në KZAZ në bashkitë e djathta në vend.

“Në ministri vazhdojnë ende të jenë në fuqi kontrata të trashëguara brenda ministrisë. Ka ende punonjës që në orën 08:00 nuk shkojnë në zyrë të hapin kompjuterin por shkojnë në kafe. Ju keni të drejtë që thoni si mund të marrin vlerësime pozitive këto. Në 90% të tyre, si mundet. Ne marrim vendime për të larguar punonjës. Po i mëshojmë shumë fort dosjes për secilin nëpunës që vlerësimi të jetë i përputhur dhe i mbështetur në performancën e secilit prej tyre. Po i mëshojmë pjesës se nuk ka intereson përkatësia politike e tyre. Ndryshe do kishim bërë si të tjerët para nesh. Për çdo nëpunës do kërkojmë zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e objektivave sipas përshkrimit të punës. Në rast se bëjnë punën do qëndrojnë nëse jo do ikin. Edhe gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës elektorale nuk është se nuk ka raste të përfshirjes të administratës por ajo që ishte më masive ishte përfshirja e tyre në akte të dhunshme. Ne kemi kërkuar ka të bëjë me identifikimin e vendeve publike brenda një kohe sa më të shkurtër“, deklaroi Braçe.

Më tej gjatë fjalës së tij në komision, ai deklaroi se institucionet reagojnë me vonesë për të shpallur një vend vakant.

Skip to toolbar