Braçe vë në “punë” Bashën: Rregullo transformatorin, se meruat Selenicën

AKTUALITET


Numri dy i Qeverisë, Erion Braçe, ka reaguar pas takimit që kryetari i PD-së Luzim Basha ka pasur me kryetarin në largim të Bashkisë Seleincë, Përparim Shameti. Zëvendës kryeministri Braçe i kërkon Lulzim Bashës që të kap prej “veshi” kryebashkiakun që i rri në krah, dhe bashkë me të, të shkojnë të rregullojnë transformatorin e energjisë që furnizon me elektricitet ujësjellsin e Selencisë. Erion Braçe shprehet se për shkak të neglizhencës së kryetarit të Bashkisë, banorët e Selenicës kanë  një javë pa ujë të pijshëm.

“Ti lyrzim nuk po lufton për karrige? Ti lyrzim po lufton për interesin publik? E ke seriozisht këtë? Atëhere, merre për veshi atë Papin tënd, domethënë “kryetarin legjitim” të Selenicës, të dy bashkë çoni  bythën nga karrigia partiake e tavolina po e tillë, e shkoni e ndërroni transformatorin nga merr energji pompa e ujësjellësit se meruat Selenicën. Ka 7 ditë pa ujë dhe Papi yt legjitim as që mendon për këtë”


“Ujësjellësi është në pronësi të tij, pompën e dogji se e linte ditë e natë ndezur pa kontroll. Pompën e re ja blemë dhe ja vendosëm ne, Qeveria! Tani lërini dënglat me karrige e ndërroni transformatorin se edhe atë e keni djegur! Ky është interes publik! Bëjeni tani meqë qenkeni në Selenicë! Ndryshe e bëjmë ne, por ti e ju hani peshk pas kësaj!”, shkruan Erion Braçe.




Skip to toolbar