Bashkia i ndihmoi me bursat e studimit, Veliaj takon dy fëmijët e Ziver Veizit të vrarë në protestën e 21 Janarit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka takuar fëmijët e Ziver Veizit, një prej katër protestuesve të vrarë në protestën paqësore të Partisë Socialiste para kryeministrisë në 21 janar 2011.
Ka qenë Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e cila ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me Anën dhe Klajdin, dy të rinj plot kurajo dhe studentë të shkëlqyer të cilët gjatë kësaj kohe kanë përfituar bursë studimi nga ana e Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të ndjekin ëndrrat e tyre.

“Me dy të rinj plot kurajo që humbja e babait nuk i përuli. Ana dhe Klajdi Veizi – studente të shkëlqyer dhe qytetarë të devotshëm të Tiranës tonë tani.

E lumtur që @Bashkia Tirane ka ndihmuar me bursat e studimit, suksese për këtë vit akademik, jemi krenare per ju!”, shkruan nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti në Tëitter.

Më 21 janar 2011 katër protestues u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga plumbat e Gardës së Republikës jashtë rrethimit të kryeministrisë.

Pavarësisht kësaj, si ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe që e ndoqi ngjarjen nga tarraca e kryeministrisë Lulzim Basha, ashtu dhe kryeministri i asaj kohe Sali Berisha ia hodhën pa u gjykuar.

‘Ethet e fushatës’, Veliaj ndryshon drejtuesit e institucioneve të varësisë, ja emrat e rinj

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vendosur të ndryshojë 16 drejtues të Institucioneve të varësisë, të cilët janë zëvendësuar menjëherë me emra të rinj. Sipas burimeve, qëllimi i këtyre lëvizjeve është fushata elektorale e 25 prillit.

Veliaj ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtoritë e rëndësishme, duke iu lënë kohë ish-drejtuesve të angazhohen me kohë të plotë në fushatën zgjedhore.

Maksimalizimi i votave për PS, duket se është qëllimi i këtyre lëvizjeve duke qenë se maxhoranca lufton për një mandat të tretë.

Kështu një nga lëvizjet e rëndësishme është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili zëvendësohet nga Elton Kacidhja. Ky i fundit ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ditjon Baboçi nuk do të jetë më Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës dhe në vend të tij është vendosur Frida Pashako.

Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja
Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko
Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko
Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako
Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari
Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa
Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi
Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha
Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko
Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi.
Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani
Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores
Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli
Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti
Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi
Faola Hodaj – emerohet ne drejtorine e Inovacionit

Mbillen 100 pemët e para në aksin Kombinat-Vaqarr, tre lagje të reja në Kryeqytet

Bashkia e Tiranës, pas nisjes së punës për krijimin e lagjes së re në Vaqarr ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti, ka nisur punën dhe për infrastrukturën mbështetëse. Të shtunën, përgjatë aksit rrugor Kombinat-Vaqarr janë mbjellë 100 pemë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për shtimin e gjelbërimit në të dy anët e këtij segmenti të rëndësishëm.

“Sot po mbjellim 100 pemët e para në konturin e rrugës, do të vijojmë kështu nga Kombinati deri në Vaqarr, ndërkohë u kërkoj të gjithë qytetarëve bashkëpunim sepse jemi duke bërë një rehabilitim total të rrugës. Siç e dini, në Vaqarr po krijojmë lagjen e re ku do të vendosen të prekurit nga tërmeti, nga e gjithë zona e Tiranës rurale, pra Vaqarri, Ndroqi, Peza. Kemi përcaktuar 3-4 vende të tilla, kështu që mezi pres që jo vetëm të bëjmë një lagje të re në zonën e Vaqarrit, por ajo të trajtohet si një vazhdim i rrugës së Kombinatit”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, vetëm duke e urbanizuar dhe duke e trajtuar si një lagje urbane të Tiranës, në këtë zonë mund të rritet edhe vlera e pronës, edhe cilësia e jetës së qytetarëve. “Duke hequr të gjitha varrezat e makinave, lavazheve, gomisteritë që janë buzë rrugës në Kombinat, në Vaqarr, dhe duke e trajtuar realisht si një lagje urbane të Tiranës, mund të shtojmë vlerën e pronës dhe cilësinë e jetës. Ndërkohë, me Tiranën që kemi trashëguar, sapo lije Kombinatin fillonte një zaptim total i çdo hapësire përgjatë rrugës dhe një vlerë e degraduar e pronës dhe cilësisë së jetesës dhe mjedisit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se e gjithë rruga, nga Kombinati deri në Vaqarr, do të bëhet e re, par t’i dhënë një tjetër pamje. “Nëse në këto 30 vite është zaptuar, është përdorur pa pagesë, është dëmtuar pjesa e karrexhatës së rrugës, duke treguar një pakujdesi totale dhe mungesë respekti ndaj mjedisit, duhet të pranojmë se ajo kohë ka mbaruar. Do të duhet që të bashkëpunohet me autoritetet e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake për lirimin e territorit, me ARRSH, që do bëjë komplet një rrugë të re nga Kombinati deri në Vaqarr dhe sigurisht me ndërmarrjet tona të pastrimit dhe gjelbërimit”, nënvizoi ai.

Veliaj siguroi se brenda pranverës do të jetë sistemuar lagjja e re e Vaqarrit, për të nisur më pas menjëherë punë  edhe për dy lagjet e tjera, atë në Ndroq dhe në Pezë. “Mezi pres që brenda pranverës, jo vetëm të kemi sistemuar lagjen e re në Vaqarr, por t’i kemi dhënë realisht një vlerë solide pronës dhe cilësisë së jetës në të dy anët e rrugës Kombinat-Vaqarr. Pastaj, hapi i dytë do jetë me lagjet e reja në Pezë dhe në Ndroq, për t’u siguruar që të treja lagjet, që me porosi të kryeministrit janë përcaktuar për banorët e prekur nga tërmeti, të marrin konturin e tyre dhe të grupohen aty ku janë edhe shërbimet, duke lënë fshatra të vjetër dhe periferikë, për t’u bashkuar në disa zona ku mund të ofrojmë edhe shërbime më cilësore, si për shëndetin edhe arsim”, theksoi ai.

Ndërkaq, pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me gjithë rrugën nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat. Kreu i bashkisë shtoi se edhe ky segment i kthyer në varrezë makinash do të pastrohet dhe do të lejohen vetëm hyrjet e autorizuara.

“Bashkia ka përfunduar investimin kryesor të aksit, siç është rruga “Dritan Hoxha”, po ashtu është bërë edhe rruga e Kombinatit, pra rruga e “Kavajës”, megjithatë edhe aty kemi nevojë që çfarë janë lavazhe, gomisteri, pika grumbullimi inertesh, varreza makinash, të respektojnë ligjet e këtij vendi. Një varrezë makinash duhet të jetë 1 km nga aksi i rrugës dhe jo në buzë të rrugës. Rrugët nuk janë për varreza makinash, por për njerëzit. Ndaj, edhe në segmentin Fabrika e Miellit – Kombinat do të bëjmë një pastrim, do të ketë një rrethim me kangjella, do të ketë vetëm hyrje të autorizuara”, tha ai, teksa kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që kanë bizneset në këtë zonë të punojnë me autoritetet shtetërore.

Nis puna për ndërtimin e lagjes së re në Vaqarr

Në Vaqarr nisi puna e ndërtimit të banesave për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë zonë do të ndërtohet një lagje e re, në të cilën do të strehohen familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti. Banesat e reja do të ndërtohen në ish-Poligonin e vjetër të Forcave të Armatosura, ku veç banesave do të ketë gjithë infrastrukturën e nevojshme. Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj inspektoi nisjen e punimeve për lirimin e hapësirës ku do të vendosen shtëpitë e reja, prej nga siguroi se lagjja e re do të jetë model edhe sa i përket shërbimeve për qytetarët.

“Dua të falenderoj kryeministrin dhe Ministren e Mbrojtjes që na vunë në dispozicion një repart të vjetër ushtarak, në zemër të Vaqarrit, pranë rrugës nacionale, vetëm një stacion autobusi larg nga Kombinati. Do të thotë se nuk po flasim për një fshat të humbur, por për një stacion të Tiranës moderne. Duam që e gjithë zona, ku më parë ka qenë ish-Poligoni i vjetër i Ushtrisë, të kthehet në qendrën e Vaqarrit. Është shumë pranë ish-Komunës, është ngjitur me shkollën e mesme dhe 9-vjeçare, m’u përballë kopshtit, ku do të jetë lagjja e re me 45-50 shtëpi që kryeministri tashmë është në procesin e porositjes dhe që do të jetë modeli i parë i ndërtimit pas tërmetit”, deklaroi ai.

Veliaj tha se Vaqarri do të jetë projekti i parë ku e gjithë qendra e kësaj zone do të transformohet. “Vaqarri do të jetë projekti i parë, ku e gjithë qendra e fshatit do të transformohet me terrene sportive, hapësira rekreative, tregtare, sidomos për agro-ushqimoren për të gjitha produktet që ka zona e shkëlqyer e gjithë luginës së Erzenit. Vetëm kur banesat janë të atashuara me aktivitet ekonomik, realisht bëjnë diferencën në këtë zonë. Sot kemi vetëm lirimin e territorit dhe pastaj do të rikthehemi sërish me kryeministrin, ku do të vendosim shtëpitë e para”,  deklaroi kryebashkiaku.

Ai shtoi se Vaqari do të jetë një lagje e re e Tiranës, ku do të ofrohet edhe shërbimi i transportit publik urban. “Mund të vazhdojnë ta kenë atë pronë, mund t’i rrinë mbrapa bujqësisë, por nuk kanë pse të torturojnë fëmijët. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por edhe një mundësi për të shkëputur zinxhirin e varfërisë që i ndjek disa familje brez pas brezi në zonat periferike të Tiranës. Ajo që kemi vendosur është që linja e Kombinatit të shtojë një stacion, pra nuk do të përfundojë në Kombinat, por në çdo orë një prej autobusëve do të vijë deri në Vaqarr, në mënyrë që Vaqarri të përfshihet realisht si një lagje e Tiranës, e të mos quhet më fshat i dorës së dytë”, u shpreh Veliaj, teksa shtoi se kjo lagje e re do të kthehet në një etalon që mund të aplikohet edhe në Thumanë, Durrës, Shijak, Kavajë, Lezhë, e kudo tjetër ka nevoja.

U shemb nga tërmeti, kryebashkiaku i Brukselit do ndërtojë shkollën e Pezës

Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philippe Close është angazhuar të rindërtojë shkollën “16 Shtatori” në Pezë. Lajmin e dha zyra e shtypit e kryebashkiakut Erion Veliaj në një deklaratë për mediat. Veliaj dhe homologu i tij nga Brukseli ishin të premten në Pezë ku së bashku shpërndanë ndihma dhe ushqime për familjet e prekura nga tërmeti.

Veliaj falenderoi kryebashkiakun e Brukselit që zgjodhi ta kalojë vizitën e tij në terren për të parë nga afër situatën që la pas tërmeti, por edhe për t’i shërbyer familjeve të prekura. “I jam shumë mirënjohës atij dhe stafit që ka ardhur nga Brukseli. Në vend që të takoheshim në zyrë, vendosëm të dalim në terren, ku kemi parë disa operacione: pamë një përpjekje fantastike të disa kuzhinierëve me famë nga SHBA-të, që po gatuajnë për të gjithë fëmijët dhe familjet në nevojë të Pezës; pastaj, patëm një vizitë aty ku kemi transferuar nxënësit e shkollës “16 Shtatori”, një hapësirë provizore ku fëmijët kanë filluar menjëherë jetën normale sepse pas tërmetit është e rëndësishme që të gjithë çunat dhe gocat të fillojnë shkollën, të dalin me 10-ta, edhe të japin sinjalin se jeta vazhdon”, tha ai.

Më tej, dy kryebashkiakët vizituan edhe disa nga shtëpitë dhe institucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. “Patëm mundësinë të shikonim shtëpinë e Pranverës, për të kuptuar dimensionin e asaj që ndodhi; pra, ne kemi humbur shkolla, kopshte e çerdhe, por kemi humbur edhe shtëpi. Por, ama ka një solidaritet jo vetëm brenda vendit, por edhe nga shumë miq, duke filluar nga Brukseli deri në SHBA, që janë këtu për të dhënë një dorë. Mezi pres që bashkë me Filipin, të planifikojmë si të rikuperojmë një nga shkollat e dëmtuara. Në të gjithë territorin e Tiranës janë 10 shkolla që kanë nevojë të ndërtohen nga e para dhe besoj se shprehja “trimi i mirë me shokë shumë” apo “trimi i mirë në ditë të vështira”, vlen sot për marrëdhënien që kemi me Brukselin dhe kryetarin fantastik të Bashkisë, Filipin”, vijoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philippe Close shprehu solidaritetin e plotë me Shqipërinë në momentet e vështira që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa theksoi se faza e rindërtimit është dhe një mundësi e mirë për t’i bërë gjerat më mirë dhe për t’i ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë.

“Ne solidarizohemi me popullin e Tiranës dhe rreth Tiranës, sepse nga tërmeti viktimat e para janë gjithmonë njerëzit e varfër; kanë probleme me strehimin, me shkollat dhe ajo që po bëni në këto 3 javë pas tërmetit të 26 nëntorit është vërtetë fantastike. Ju e dini se kur ndërtojmë diçka pas tërmetit, është gjithashtu një mundësi. Si kryebashkiak i Kryeqytetit Europian, kam një mesazh shumë të rëndësishëm për t’jua përcjellë: ne jemi shumë solidarë me të gjithë popullin sepse e dimë që kjo mund t’i ndodhë kujtdo, jo vetëm tërmetet, por çdo katastrofë. Mesazhi i dytë është i rëndësishëm si anëtar i Këshillit dhe anëtar i BE, që t’u dërgojmë të gjithë shqiptarëve solidaritetin e qytetarëve europianë, sepse Shqipëria është pjesë e Europës dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha kryebashkiaku i Brukselit.

“Shmangni spekulantët”, Veliaj: Tirana ka 2500 apartamente për qira

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në Tiranë ka mjaftueshëm banesa te lira me qira për të akomoduar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u miratua edhe lista e dytë e familjeve që përfitojnë bonus qiraje të plotë për një vit, Veliaj theksoi se në Tiranë janë të gatshme rreth 2500 banesa me qira për të plotësuar nevojat e 1 mijë familje që janë prekur. Veliaj tha se nuk ka asnjë arsye që spekulantët të përfitojnë në këto momente.

“Ne kemi filluar akomodimin në Tiranë. Ndërkohë, më rezulton që edhe një pjesë e bashkive të tjera që do aplikojë procesin e qirasë do të vijnë gjithashtu me qira në Tiranë nga këto zona. Sipas një vëzhgimi që kemi bërë sot ka rreth 2500 apartamente në Tiranë që janë le të themi të gatshme, për 1000 familje që kemi ne. Pra, raporti është 1 me 2.5. Kjo do të thotë që nëse nuk gjeni qira të përshtatshme tek dikush, nuk ka nevojë të na peshkojë spekulanti i parë që takojmë. Ka sot në treg mjaftueshëm për të kënaqur këtë”, tha Veliaj, i cili shtoi se bashkia nuk është larg akomodimit 100% të qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Tërmeti anulon aktivitetet për festat e Nëntorit, 100 milionë lekë, për Thumanën

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbledhur Këshillin Bashkiak për të rakorduar në lidhje me operacionet e kërkim-shpëtimit në ndihmë të qytetarëve në Thumanë e Durrës si dhe vlerësimit të dëmeve në Tiranë, ku vlerësohen mbi 500 banesa të dëmtuara.  Përveç ndihmës me mjete dhe forca në njerëz të dërguara në zonat e prekura në operacionet e shpëtimit në terren, Këshilli Bashkiak në mbledhjen e sotme miratoi një fond ndihme financiare prej 100 milionë lekësh për Bashkinë e Krujës dhe në mënyrë të posaçme për Thumanën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij theksoi se Tirana ngriti sot flamurin e solidaritetit me të gjithë ata që në këto momente janë në vështirësi nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të sotëm. “Sot në fakt kishim planifikuar një ditë tjetër, të festonim ngritjen e flamurit në Tiranë, është 107 vjetori kur Tirana ngriti flamurin. Mesa duket fati, historia na thirri të ngrinim një tjetër flamur sot. Patjetër atë shqiptar, por atë shqiptar me solidaritet, me përkrahje, mirësi, dashuri, në një situatë paniku e fatkeqësie. Do të doja që t’ju bëja një thirrje ta mbajmë të gjithë lart këtë lloj flamuri shqiptar, të solidaritetit. Ndaj sot akordojmë menjëherë një ndihmë prej 100 milionë lekësh për Bashkinë e Krujës, aty ku ndodhet Thumana. Është zona më e prekur, ndërkohë që me Valbonën, kryetaren e bashkisë së Durrësit do duhet të komunikoj në ditët në vijim, që të shohë edhe ajo pasi të kalojë emergjenca, se çfarë janë nevojat, edhe të bëjmë prapë një ndihmë të dytë për Durrësin. Por për Thumanën, duke qenë se është një vend i vogël dhe emergjenca e madhe, dhe një bashki me pak të ardhura, dua që ta ofrojmë këtë solidaritet, teksa me rimëkëmbjen e vet, siç i ka hije çdo shqiptari, do të duhet të mendojë edhe për fqinjët, edhe për fqinjët tanë të Thumanës dua që të akordojmë këtë ndihmë të emergjencës”, – tha Veliaj. 

Ai theksoi se skuadra e emergjencës dërguar në Durrës kontribuojë në mënyrë direkte në shpëtimin e jetëve që gjendeshin nën rrënoja. “Besoj që të gjithë biem dakord që nuk kemi ç’i bëjmë tërmetit, fatkeqësive të tilla, por kemi ç’i bëjmë mënyrës se si reagojmë.” Veliaj tha se Tirana në respekt të viktimave dhe kësaj fatkeqësie natyrore ka anuluar të gjitha festimeve të organizuara me rastin e festës së Flamurit dhe atë të Çlirimit. “Do të anulojmë dhe të gjitha veprimtaritë festive të Natës së Bardhë. Nuk është ky momenti, do kemi një kohë tjetër për të festuar. Por teksa Shqipëria është në zi prej kësaj fatkeqësie, ne do të bëjmë minimumin e respektit ndaj simboleve kombëtare dhe flamurit, po për festat do të duhet të ketë një moment tjetër. E thonë librat e shenjtë, ka një moment për të qarë, dhe një moment për të qeshur. Një moment për t’u veshur me të zeza, një moment për të bardhat. Ky nuk është ai momenti për festim, kështu që do kërkojmë nga Bashkia anulimin e çdo aktiviteti tjetër, përveç minimumit të protokollit për ditën e Flamurit edhe për ditën e Çlirimit”, bëri të ditur Veliaj.

Taksë për jo-rezidentët? Bashkia Tiranë: Fake News, s’ka asgjë të tillë

Bashkia Tiranë ka hedhur poshtë lajmet e pavërteta se qytetarët që vijnë në Tiranë do të paguajnë taksë. Në disa media, të mërkurën, u përhap lajmi se Veliaj kërkoi vendosjen e një ligji të veçantë ku qytetarët jo-rezidentë në Tiranë, të paguanin një taksë kur të hynin në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës sqaroi se në fakt kjo ka të bëjë me një ligj të veçantë për Tiranën, që ndihmat e qeverisë përmes granteve për kryeqytetin të llogaritet në bazë të banorëve që hyjnë e dalin çdo ditë nga qyteti dhe jo vetëm banorët e Tiranës.

“Në dëgjesën e djeshme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për projekt-buxhetin e vitit 2020, i ftuar edhe në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idenë për një ligj të veçantë për Tiranën, siç e kanë edhe kryeqytete të tjera në Europë (Roma apo Prishtina p.sh), që Tirana të trajtohet ndryshe nga grantet që qeveria jep për bashkitë. Pra, ndihma e qeverisë për Tiranën të mos llogaritet në bazë të banorëve, por të përdoruesve ditorë të qytetit, duke qenë se në Tiranë merr shërbime e gjithë Shqipëria, e jo vetëm banorët e Tiranës. Por, kjo deklarate u keqkuptua qëllimshëm nga disa media. Ndaj, Bashkia e Tiranës gjen rastin të sqarojë qytetarët e saj dhe opinionin publik, se të gjitha lajmet për vendosjen e një takse për qytetarët që vijnë në Tiranë janë të PAVËRTETA dhe një FAKE NEËS i sajuar nga pronare mediash gjobëvënëse dhe keqinformuese!”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Një reagim ndaj këtij Fake News, pati edhe vetë kryebashkiaku Veliaj i cili shkruajti në twitter se asnjë taksë nuk do paguhet në Tiranë nga jo-rezidentët.

“Dy gjëra janë të sigurta: Nuk do të paguhet ASNJË taksë në Tiranë nga jo-rezidentët dhe nuk do paguhet ASNJË “gjobëvënie” nga Kryetari i Bashkisë për median që gjeneroi histerinë e radhës! PS.

Sot presim rezultatin e Kryeqytetit Euro. të Rinisë 2022 ndër 5 finalistë – ky o lajm”, shkruan Veliaj.

Çlirimi i Tiranës, Braçe sulmon PD: I shpalli luftë SHBA! Veliaj: Sabotojnë punët e mira

17 nëntori shënon 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës ku Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore te monumenti i Partizanit të Panjohur. Gjatë ceremonisë zhvilluan homazhe dhe mbajtën një fjalë përshëndetëse edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, zëvendëskryeministri Erjon Braçe dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Erjon Braçe gjatë fjalës së tij pasi vlerësoi luftën e LANÇ për çlirimin e kryeqytetit sulmoi Partinë Demokratike dhe opozitën, kur tha se po i shpallin luftë SHBA-së dhe Perëndimit për pushtet dhe për t’iu shmangur drejtësisë. Braçe tha se, sot ka parti që punojnë për interesat personale, kundër aleatëve të Shqipërisë, SHBA, Britanisë apo Francës.

“Dua të përmend edhe njëherë se ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Këto qeveri të quajtura shqiptare që vareshin nga pushtuesi i shpallën luftë SHBA, Francës, Britanisë, etj. Sot ata po përsërisin veten. Sot për interesa partiake, dhe për pushtet, i shpallin sot luftë Francës, SHBA dhe gjithë perëndimit. Thjesht dhe vetëm se duan pushtet.

Edhe atëherë kur pushteti u bë bashkë me fashizmin, sot u bënë kundër vendit. Sa herë duan pushtet, i bëjnë dëm popullit dhe shmangin drejtësinë që i shërben njerëzve të zakonshëm dhe që i vë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata e meritojnë nderin dhe respektin tonë që dhanë jetën për këtë vend. Për flasim dhe Atdhe, meritojnë nder dhe respekt.

Respekt të gjithë qytetarët e Tiranës që u bënë bashkë dhe luftuan fashizmin. Kush ka bërë zgjedhje që të jetë me fitimtarët, aty e ka vendin, në mbështetje të heronjve. Ata të tjerët të kërkojnë ndjesë për zgjedhjet që bënë këtu e 80 vite më parë” tha Braçe.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i kurseu akuzat për opozitën duke e akuzuar se ‘një minorancë po saboton Shqipërinë” dhe është kundër çdo pune të mirë që bëhet për vendin.

“Tirana është unike si i vetmi kryeqytet i vetëçliruar. Sot lipset, që të gjykojmë se ku jemi, shumë nga problemet nuk na kanë ardhur nga pushtuesit, por një minorancë brenda nesh. Sot do të shikojmë inaugurimin e stadiumit, por kujtoj betejën e kryeministrit atëherë. Punët e mira i pengojmë vetë, keq për Shqipërinë flasim vetë, po ashtu edhe sabotimin. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë nuk ka betejë që nuk e fitojmë. Kërkohet nga secili mos i bëjmë vetes atë që nuk e kanë bërë edhe pushtuesit. Të japim më të mirën për integrimin. Vetëm së bashku mund ta ndërtojmë një kryeqytet modern. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc dhe të projektojmë 100 vitet e tjera. Shpresoj që secili ta vërë një flamur kuqezi në dritare” tha Veliaj.

“Ndaloni sabotimin e Tiranës”. Veliaj reagon për aksionin e IKMT në Astir

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, reagoi mëngjesin e të martës pas nisjes së aksionit të IKMT për prishjen e banesave në Astir. Sipas Veliajt, banesat që po prishen i përkasin banorëve që kanë marrrë kompesim, apo përqindje në pallat. Ndaj sipas tij, këta njerëz nuk duhet të sabotojnë Tiranën.

“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës. Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë. Prishen ndërtimet e kompesuara të Astirit, përfundon bllokimi 2 vjeçar i Unazës”, shkruan Veliaj në reagimin e tij.

Mëngjesin e të martës, tre fadroma të IKMT nisën prishjen e banesave dhe ndërtimeve të tjera që preken nga projekti i “Unazës së Re”. Ndërkohë, banorët janë përplasur me policinë, ku mbetën disa persona të plagosur dhe të paktën 5 efektivë policie. Megjithatë, IKMT vijon të shemb ndërtimet, pavarësisht rezistencës së banorëve.

Skip to toolbar