Arsenal fiton me përmbysje ndaj Valencias në Europa League (video)

Arsenal ka lënë pas krizën në kampionat, duke mundur me përmbysje Valencian në takimin e parë gjysmëfinal të Europa League, me ndeshjen që është mbyllur 3-1 për “Topçinjtë”.

Skuadra mike kaloi e para në avantazh me Diakhaby, pas një goditje me kokë nga brenda zonës. Ky ishte një gol që ngjalli shpresën te Valencia, pasi ndëshkonte pas vetëm 11-të minutash lojë ekipin që kishte 460 minuta pa pësuar në Europa League në ndeshjet e luajtura në “Emirate Stadium”.

Në mimutën e 19′ të sfidës ka ardhur goli i barazimit për Arsenal. Ishte Lacazette që realizoi, teksa shtatë minuta më vonë ai ka shënuar dhe golin e dytë dhe të përmbysjes së rezultatit për Arsenal pas asistit të Granit Xhakës.

Në minutën e 91-të, Aubameyang ka realizuar edhe golin e tretë të takimit, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm skuadrës së Unai Emery për ndeshjen e kthimit, ku do të vendoset edhe se kush do të shkojë në finale.

Anglezët bëjnë ligjin, Arsenal e Chelsea në gjysmëfinalen e Ligës së Europës!

Napoli kthehet në shtëpi ndërsa Arsenal vijon rrugëtimin në gjysmëfinalen e Europa League. Ndeshja e kthimit ka folur përsëri “gjuhën” angleze, teksa Alexandre Lacazette ka shënuar golin e fitores 0-1 për ‘Topçinjtë’.

Napoli bëri një ndeshje përgjithësisht të mirë duke ushtruar presion që në fillim, por Arsenal ishte i kujdesshëm në fushë duke mos i krijuar hapësira kundërshtarit. Ndërsa goli i Lacazette afër fundit të pjesës së parë vendosi fatet e ndeshjes.

Rezultati mbeti i pandryshuar 1-0 dhe Napoli i thotë lamtumirë Europa League pa shënuar asnjë gol në çerekfinale. Arsenal do të ndeshet me Valencian në gjysmëfinale.

Veç Arsenal, skuadra tjetër angleze që shkon në gjysmëfinale është Chelsea, që mundi Slavia Prague me rezultatin përfundimtar që është 4-3.

Sfida nisi me një çmenduri të lojtarëve të Sarri-t, të cilët pas një aksioni të pabesueshëm kanë shënuar golin e avantazhit. Autogoli i delit dyfishon rezultatin përpara se Giroud të shënonte golin e tretë.

Soucek shënon golin e parë të miqve përpara se Pedro të shënonte një tjetër gol. Pas pushimit ishin miqë ata që me anë të Sevcic gjetën rrjetë dy herë duke e kthyer në një festival golash.

Eintracht Frankfurt ka përmbysur disavantazhin e dy golave të ndeshjes së parë në Portugali duke mposhtur Benfica-n 2-0 në ndeshjen e kthimit.

Ishin golat e Kostic në pjesën e parë dhe ish-mesfushorit të Bayern, Rode, ata që i dhanë këtë rezultat të mrekullueshëm gjermanëve të cilët avancojnë në gjysmëfinale dhe do të ndeshen me Chelsea-n.

Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, Valencia ishte me një këmbë në gjysmëfinale dhe ndeshja e kishin rezultati të ishte thjesht një formalitet. Skuadra e Marcelino-s ka fituar 2-0 brenda falë golave të Latorre dhe Parejo dhe tani do të ndeshen me Arsenal në gjysmëfinale.

Arsenal drejt gjysmëfinales, Chelsea shënon në fund

Arsenal ka mundur Napolin në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Topçinjtë e Lindrës fituan në “Emirates” me rezultatin 2-0, me të dy golat të shënuar qënë pjesën e parë të takimit.

Dy gabime të mbrojtjes kundërshtare janë shfrytëzuar në mënyrë perfekte nga Arsenal, me Ramsey që shënoi golin e parë dhe Koulibaly që ishte autor i autogolit të dytë, që i dha fitoren anglezëve.

Napoli u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por nuk është afruar golit dhe duhet të bëjë një lojë të përsosur për ta përmbysur ndaj Arsenal në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë Chelsea ka vuajtur për të gjetur golin e avantazhit, por ia ka dalë në minutën e 86’ të takimit me Marcos Alonso-n duke fituar 1-0 ndaj Slavia Prague.

Sarri kishte bërë shumë ndryshime në prag të ndeshjes me Liverpool në fundjavë, nuk luanin lojtarë si Hazard dhe Higuain. Gjithsesi, The Blues ishin ata që kontrolluan ndeshjen dhe në fund shënuan një gol të merituar.

Benfica, e ndihmuar nga një karton i kuq i marrë nga mbrojtësi Frankfurt, N’Dicka, në minutën e 20-të, ka fituar 4-2 ndeshjen e parë  në shtëpi. Ka shkëlqyer talenti Joao Felix me tripletën e parë në karrierën e tij.

Valencia ka mposhtur 3-1 Villarreal në fushën e këtyre të fundit duke bërë një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales.

Skip to toolbar