Finalja e Europa League, Hazard: Nëse fitojmë do ishte përsosmëri

Eden Hazard pritet të largohet këtë verë nga Chelsea në drejtim të Real Madrid, por palët ende nuk kanë arritur akordin financiar për transferimin. Blutë e Londrës kërkojnë të paktën 130 milionë euro për mesfushorin belg, por “Los Blanocs” ofron jo më shumë se 100 milionë euro. Kjo për arsyen se Hazard është në vitin e fundit të kontratës së tij me skuadrën nga Stamford Bridge.

Megjithatë, të gjitha gjasat të çojnë te arritja e marrëveshjes, dhe kjo mund të kryhet direkt pas finales së UEFA Europa League, që Chelsea do të luajë kundër Arsenalit nesër. Pikërisht për këtë të finale, Hazard ka folur për medit duke u shprehur se nëse e fiton trofeun e kupës së vogël evropiane, për të do të ishte “lumturia e përsosur” te Chelsea nëse ai do të largohet gjatë verës.

“Është një garë evropiane, kështu që për mua, për klubin, për trajnerin, për tifozët dhe është diçka e rëndësishme,” tha ai. “Kur luani një finale, nuk ka rëndësi nëse është Champions League, Europa League apo League Cup, ne duam vetëm të fitojmë, duam të sjellim trofeun në shtëpi dhe të festojmë”.

“Unë vetëm dua ta fitoj trofeun, kjo është e gjitha. Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo nuk jo. Nëse është ndeshja ime e fundit, shpresoj ta sjell trofeun. A do të ishte lamtumira e përkryer? Po”, ka thënë Hazard.

Europa League, flet “shqiptari” i finales. Mustafi: Arsenal fiton ndaj Çelsit nëse luan mirë në mbrojtje

Futbollisti me orgjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, ka folur tre ditë para ndeshjes finale të Europa League mes Arsenalit dhe Chelsea. Mbrojtësi i “Gunners” ka treguar se finalja do të vendoset nga mbrojtja respektive e të dy ekipeve.  Sipas Mustafit, Arsenali ka mbrojtje më të mirë se rivalët e Chelsea, dhe këtu do të qëndrojë suksesi i ekipit të tij.

“Bëhet fjalë për mënyrën se si e fillojmë lojën dhe cili nga ekipet do të jetë më i organizuar. Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, pasi kemi luajtur shumë herë kundër njëri-tjetrit. Ata i njohin dobësitë tona, gjithashtu dhe ne i njohim pikat e tyre të dobëta. Çështja është se kush do gabojë më pak”, ka thënë fillimisht Mustafi.

“Unë  besoj tek ekipi im, jemi gati për t`i mundur ata. Finalja ndaj Chelsea në Europa League do të jetë ndryshe nga ndeshjet në Premier League. Do të jetë një ndeshje ku gabimi më i vogël të ndëshkon”.

“Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të kujdesshëm. Detyra jonë si mbrojtës është të përpiqemi të mbulojmë sa më shumë. Nëse në bëjmë 90% të punës tonë, dhe kundërshtari shfrytëzon 10%, puna jonë do të harrohet”, ka thënë Mustafi.

Përfundon Serie A, Atalanta dhe Inter në Champions, Milani në Europa League

Në Itali është luajtur java e fundit e Serisë A për këtë sezon, me ndeshjet që kanë nisur pas mesditës dhe kanë vijuar deri në mbrëmje.

Kështu Lazio është mundur në transfertë nga Torino me rezultatin 3-1, në një ndeshje që në fakt i vlente shumë torinezëve nëse nuk do të kishte fituar Roma. Kështu Torino mbetet jashtë zonës së europës për sezonin e ardhshëm.

Juventus e ka mbyllur me humbje javën e fundit të kampionatit kundër Sampdorias, me këto të fundit që fituan me rezultatin 2-0, por rezultati i sotëm vlente vetëm për statistikë.

Roma mundi Parmën në shtëpi me rezultatin 2-1, duke siguruar vendin e gjashtë në renditje, që do të thotë pjesëmarrje në Europa League sezonin e ardhshëm, por duke e nisur nga turet eliminatore.

Atalanta ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi ka fituar në shtëpi ndaj Sassuolos. Këto të fundit kaluan të parët në avantazh, por skuadra e Gasperinit arriti të shënonte tre herë duke e fituar takimin me rezultatin 3-1.

Me të njëjtin rezultat Interi mundi Empolin dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë Sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra kua luan Frederic Veseli shkon në zonën e Paly-Off, ku do të zhvillojë një ndeshje për mbijetesën apo rënien nga Serie A sezonin e ardhshëm.

3-2 fitoi dhe Milani në fushën e Spal, por kjo fitore vlejti vetëm për të mbajtur vendin e pestë në renditje, që i jep një biletë për në Europa League sezonin e ardhshëm skuadrës së Gattusos. Ndërkohë Kievo dhe Frosinone janë dy ekipet që zbresin nga Seria A dhe do të luajnë në Serinë B sezonin e ardhshëm.

Feronikeli shpallet kampion i Kosovës!

Feronikeli është Kampion i Kosovës për këtë sezon futbollistik. Ekipi nga Drenasi ka arritur të fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit, duke mundur 1-0 rivalët e Prishtinës, të cilët gjithashtu ishin në garë për titullin në Kosovë.

Me titullin e sotëm, Feronikeli koleksionon tre kampionate të fituara në historinë e klubit. Tashmë skuadra bardhëjeshile do të përfaqësohet ne turet paraleminatore të UEFA Champions League.

Ky ka qenë një sezon ndryshe në futbollin kosovar, pasi lufta për titullin ka qenë më e madhe, me disa ekipe të cilat synonin titullin. Gjithësesi, lajmi mirë është se Kosova do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm me tre ekipe në kupat europiane.

Teuta pranë suksesit historik, në Durrës bëhen gati për të festuar!

Fitorja me Partizanin, kur kanë mbetur dhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, ka bërë që në Durrës të përgatiten pë festë. Teuta është tashmë shumë pranë realizimit të ëndrrës për pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Skuadra durrsake mban vendin e tretë në kampionat dhe tashmë i duhet të marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit për të festuar zyrtarisht. Klubi durrsak ka bërë që një ku shfaqin hapur kënaqësinë që janë në prag të realizimit të suksesit historik.

“Europa League e cila qëndronte në “breg të Adriatikut” prej shumë javësh duket se po afrohet nga valët e detit dhe tek Teuta besojnë se ka ardhur momenti për ta sigurar ate dhe matematikisht dhe po kuptojnë që kështjella e ndërtuar po behet realitet”.

“Teuta duhet të marr dhe katër pikë në dy ndeshjet e fundit dhe ta shndërrojë këtë në një sezon mjaft pozitiv dhe rikthimi në kompeticionet e UEFA-s, nga dera më e rëndësishme për të shijuar himnin e Europa League”.

“Nuk është rastësi që sot “djemtë e detit” janë sulmi i dytë më i mirë në kampionatit, kur kujtojmë që pakkush e mendonte diçka të tillë në startin e sezonit. Vendi i 3-të në renditje, dhe vetëm, një pikë larg Kukësit të vendit të dytë janë shifra që flasin në favor të Teutës së Shkëmbit”.

Milot Rashica thotë fjalë zemre për Werder-in pas mbylljes së sezonit!

Milot Rashica u shndërrua në liderin e Werder Bremen gjatë pjesën e dytë të këtij sezoni, duke realizuar 9 gola në fazën e dytë të kampionatit. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte dhe dje, në ndeshjen e fundit të kampionatit, që Werder fitoi ndaj Leipzig me rezultatin 2-1.

Megjithatë, kjo fitore e ekipit të ksoovarit, ishte e pavlefshme, pasi skuadra e humbi prej javës së kaluar luftën për të arritur një vend në Europa League, pasi vendi i shtatë në kampionat u mbajt nga Eintract Frankfurti.

Gjithësesi, për Milot Rashicën ky ka qenë një sezon i shkëlqyer, gjë të cilën e ka shprehur dhe vetë lojtari me anë të një reagimi që ka bërë në profilin e tij në facebook.

“Mbyllja e sezonit me një fitore është gjithmonë e kënaqshme. Ishte një periudhë intensive me disa ndeshje të shkëlqyera. Megjithëse largimi nga gjysmëfinalja e kupës dhe mungesa e arritjes së Europës, na bën të shohim pas me një sy që qesh një sy që qan. Faleminderit familjes Werder për mbështetjen e pabesueshme”.

Closing the season with a win is always satisfying. It was an intensive periode with some great matches. Though arriving…

Gepostet von Milot Rashica am Samstag, 18. Mai 2019

Batha: Nëse fitojmë me Laçin shkojmë në Europë!

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave në kampionat është ajo mes Flamurtarit dhe Laçit. Të dyja ekipet mbeten në luftë për të arritur një vend në kupat e Europës, teksa përballja mes dy ekipeve është vendimtare. Idi Batha ka folur në konferencë për shtyp një ditë para përballjes me kurbinasit. Futbollisti i skuadrës vlonjate e ka cilësuar si shumë të vështirë dhe që vendos fatet e Europës.

Laçi – “Normalisht është ndeshje e vështirë. Laçi gjithë këto vitet e fundit ka treguar që është një ekip me vlera dhe që ka ditur ta kapë zonën e Europës. Edhe ne e kemi treguar këtë sezon që dimë të fitojmë dhe të zhvillojmë ndeshje të mira. Normalisht është e vështirë, e kam shprehur edhe më parë që nuk ka ekipe të lehta këtë sezon. Me pak përqendrim mund ta kalojmë me sukses këtë ndeshje” u shpreh Batha.

Europa – “Në rast të një fitoreje me Laçin jemi ne më të favorizuar të shkojmë më tej. Kemi edhe një trepikësh në tavolinë me Kamzën. Na e bëhet edhe më e lehtë për ta kaluar Laçin”.

Tirana – “Nuk është se kam pasur ofertë nga Tirana. Ç’është e vërteta më kanë ardhur fjalë nga shumë ekipe të Superiores, por që asgjë konkrete. Për momentin jam i përqendruar të mbyll kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Batha.

Bushic: Teuta arrin Europën, kemi tre finale para!

Tomislav Bushic ishte një nga afrimet e janarit për Teutën, pasi futbollisti kroat u largua nga Flamurtari pasi nuk u pagua. Megjithatë, ndeshjet e luajtura deri më tani me skuadrën durrsake nuk kanë qenë shumë pozitive për futbollistin e Teutës, pasi ka prekur shumë pak rrjetën. Gjithësesi, në një intervistë për Supersport, Bushic ka treguar se ndihet mirë në Durrës dhe beson te arritja e objektivave me skuadrën.

“Me këtë fitore jemi shumë afër objektivave të klubit dhe tashmë e kemi mendjen dhe jemi të përqendruar te ndeshja e radhës me Partizanin, ku synojmë pikët e plota”.

“Mendoj se me Europën janë të gjithë të kënaqur. Janë tre finale dhe duhet që të marrim sa më shumë pikë nga sfidat e mbetura sepse edhe rivalët i kemi shumë afër dhe aktualisht nuk kemi siguruar asgjë”.

“Edhe unë nuk jam i kënaqur me formën time që kam pasur në Durrës. Në fillim kisha probleme, kapa formën fizike, por sërish nuk mu ndanë problemet fizike. E rëndësishme që tashmë jam mirë dhe mendoj se kam dhënë më të mirën time. Jemi gati për ndeshjen e radhës. Natyrisht që barazimi me një ekip si partizani që ka fituar titullin dhe e përgëzoj për këtë, por ne duam 3 pikët. Në Durrës do ta mundim Partizanin”

Teuta në Europë, Skënderbeu vijon rënien e lirë (video)

Teuta ka mundur Skënderbeun në Korçë duke u afruar më shumë me realizimin e ëndrrës për pjesëmarrjen në kupat e europës sezonin e ardhshëm.

Skuadra durrsake ka fituar me rezultatin 2-1 në transfertë, duke bërë një ndeshje të mirë. Pas dy barazimeve radhazi, ekipi i drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi ka arritur triumfin me gola të Sidibe, që zhbllokoi rezultatin në minutën e 5′.

Bushic në minutën e 54′ ka dyfishuar avantazhin për të tijët, me golin që rezultoi deçiziv për fitoren e durrsakëve. Kjo pasi Skënderbeu ka ngushtuar shifrat në minutën e 85′ me Krasniqin.

Pas humbjes së sotme Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 46 pikë, ndërsa Teuta është ngjitur në vendin e tretë me 51 pikë.

Europa League, Chelsea në finale pas gjuajtjeve të penalltive (video)

Gjithçka europiane i shkon Anglisë këtë sezon, pasi Chelsea ishte ekipi i fundit që preu biletën për në finalen e madhe të Europa League, që do e luajë kundër Arsenalit.

Skuadra e Mauricio Sarrit ka fituar me penallti ndaj Eintracht Frankfurtit, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë. Nga gjuajtja e penalltive anglezët u treguan më të saktë para portës duje triumfuar me rezultatin 4-3.

Kjo do është hera e parë e historisë së futbollit ku katër skuadra angleze janë njëkohësisht në finalen e Champions-it dhe Europa League. Në lidhje me ndeshjen, Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 28′ të takimit me Loftus Cheek.

Miqtë nuk u dorëzuan por insistuan dhe arritën të shënonin golin e barazimit pas pushimit me Joviç. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të kohës së rregullt, teksa gjithçka shkon në shtesë. As për 30 minuta nuk ndryshon asgjë në rezultat.

Skuadrat bëhen gati për gjuajtjen e penalltive me Hazard që gjuajti penalltinë vendimtare në fund, pasi miqtë kishin gabuar. Kështu Chelsea shkon në finale kundër Arsenalit.

Skip to toolbar