Fate Velaj i vetmi nga PS që mungoi, deputetët e opozitës që shkarkuan Metën

Kuvendi miratoi të hënën kërkesën me 101 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim, kërkesën e Komisionit të Ligjeve, për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, që do të kryejë procedurat ligjore të shkarkimit të Ilir Metës. Presidenti mendohet të ketë shkelur rëndë Kushtetutën e vendit, pasi vendosi të anulonte me një dekret, të pabazuar në Kushtetutë, datën e mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor, dhe më pas, nxorri një tjetër dekret për 13 tetorin si datë e re zgjedhjesh, por që në fakt dhe në kushte normale, dhe kjo datë bie ndesh me aktin themelor të shtetit. Arsyeja është se Presidenti duhet t`a dekretojë 9 muaj para datën e zgjedhjeve lokale apo vendore.

Ndërkohë, shqiptarja.com ka publikuar emrat e deputetëve që votuan pro ngritjes së Komisionit Hetimor në Parlament përfshirë emrat nga deputetët e opozitës. Deputetët nga  radhët e opozitës parlamentare, që i dhanë kartonin jeshil në kuvend ngritjes së Komisionit Hetimor, janë: Eugen Bojaxhiu, Ediola Braha, Arlind Canani, Arben Elezi, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Halil Jakimi, Selami Janisheri, Rema Lala, Korab Lita, Aurora Mara, Ervis Meço, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Andi Përmeti, Klajdi Qama, Enver Roshi, Edmond Rrushi, Krenar Rryçi, Ylli Shehu, Zef Shqefni, Nikolin Staka, Edmodn Stojku, Koçi Tahiri, Halit Valteri, Elena Xhina dhe Alban Zeneli.

Po nga opozita, por që votuan kundër ngritjes së Komisionit Hetimor, dhe që për rrjedhojë janë kundër shkarkimit të Ilir Metës, janë deputetët: Elda Hoti, Lefter Maliqi, Artur Roshi, Vasil Sterjovski, Suzana Topi dhe Besnik Troplini. Ndërkaq, kanë abstenuar deputetët Kujtim Gjuzi, Edlira Hyseni dhe Enada Kapllani. Adriatik Alimadhi, ishte i pranishëm në seancën parlamentare, por nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa deputetët që munguan në seancë janë: Rudina Hajdari dhe kolegu i saj Myslim Murrizi e ndoqën seancën plenare nga kafeneja e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votim.

Gjithashtu në këtë seancë ka munguar edhe Tom Doshi, i Partisë Socialdemokrate, Ligoraq Karamelo dhe Erion Piciri. Në radhët e Partisë Socialiste ka munguar vetëm deputeti Fatmir Velaj. Për deputetin socialist që kalon një pjesë të konsiderueshme të kohës në Austri, ndonëse ka pasur një urdhër nga Grupi Parlamentar që të gjithë deputetët të ishin të pranishëm ditën e hënë në seancë, nuk dihet ende arsyet pse Fate Velaj nuk ka qenë i pranishëm.

Deputetët që votuan pro shkarkimit të Ilir Metës

Eugen Bojaxhiu (opozita)

Ediola Braha (opozita)

Arlind Canani (grupi demokrat, opozita)

Arben Elezi (grupi demokrat, opozita)

Ramazan Gjuzi (opozita)

Majlinda Halilaj (opozita)

Halil Jakimi (grupi demokrat, opozita)

Selami Janisheri (opozita)

Rema Lala (opozita)

Korab Lita (grupi demokrat, opozita)

Aurora Mara (opozita)

Ervis Meço (opozita)

Nimet Musaj (opozita)

Kostaq Papa (opozita)

Andi Përmeti (opozita)

Klajdi Qama (opozita)

Enver Roshi (opozita)

Edmond Rrushi (opozita)

Krenar Rryçi (opozita)

Ylli Shehu (opozita)

Zef Shqefni (opozita)

Nikolin Staka (opozita)

Edmodn Stojku (opozita)

Koçi Tahiri (opozita)

Halit Valteri (grupi demokrat, opozita)

Elena Xhina (opozita)

Alban Zeneli (grupi demokrat, opozita)

Sadri Abazi (PS)

Arben Ahmetaj (PS)

Anastas Angjeli (PS)

Taulant Balla (PS)

Besnik Baraj (PS)

Vila Bello (PS)

Ilir Beqaj (PS)

Ismet Beqiraj (PS)

Dritan Bici (PS)

Bitri Robert(PS)

Edlira Bode (PS)

Erion Braçe(PS)

Spartak Braho(PS)

Xhevit Bushaj (PS)

Ditmir Bushati (PS)

Ervin Bushati (PS)

Klotilda Bushka (PS)

Bujar Çela (PS)

Bledar Çuçi (PS)

Jurgis Çyrbja (PS)

Antoneta Dhima (PS)

Artemis Dralo (PS)

Luan Duzha (PS)

Milva Ekonomi (PS)

Ermonela Felaj (PS)

Bashkim Fino (PS)

Eglantina Gjermeni (PS)

Damian Gjiknuri (PS)

Blerina Gjylameti (PS)

Luan Harusha (PS)

Elona Hoxha (PS)

Alket Hyseni (PS)

Vasilika Hysi (PS)

Eljo Hysko (PS)

Adriana Jaku (PS)

Arben Kamami (PS)

Blendi Klosi (PS)

Mimi Kodheli (PS)

Ardit Konomi (PS)

Mirela Kumbaro (PS)

Evis Kushi (PS)

Edmond Leka (PS)

Pandeli Majko (PS)

Ogerta Manastirliu (PS)

Ulsi Manja (PS)

Andrea Marto (PS)

Senida Mesi (PS)

Fadil Nasufi (PS)

Ilir Ndraxhi (PS)

Lindita Nikolla (PS)

Niko Peleshi (PS)

Arben Pëllumbi (PS)

Ilirian Pendavinji(PS)

Tatiana Piro (PS)

Xhemal Qefalia (PS)

Edi Rama (PS)

Adelina Rista (PS)

Rrahman Rraja (PS)

Gramoz Ruçi (PS)

Eduard Shalsi (PS)

Adnor Shameti (PS)

Vullnet Sinaj (PS)

Klodiana Spahiu (PS)

Florenc Spaho (PS)

Elisa Spiropali (PS)

Paulin Sterkaj (PS)

Musa Ulqini (PS)

Sadi Vorpsi (PS)

Olta xhacka (PS)

Fatmir Xhafaj (PS)

Rolant Xhelilaj (PS)

Almira Xhembulla (PS)

Anduel Xhindi (PS)

Fidel Ylli (PS)

Deputetët që votuan kundër shkarkimit të Ilir Metës

Elda Hoti (opozita)

Lefter Maliqi (opozita)

Artur Roshi (opozita)

Vasil Sterjovski (opozita)

Suzana Topi (opozita)

Besnik Troplini (opozita)

Deputetët abstenuan

Kujtim Gjuzi (opozita)

Edlira Hyseni (opozita)

Enada Kapllani (opozita)

Deputetët që nuk morën pjesë në votim

Adriatik Alimadhi

Deputetët që munguan në seancës

Amra Borova (opozita)

Fatjona Dhimitri (grupi demokrat, opozita)

Tom Doshi (PSD)

Ralf Gjoni (opozita)

Rudina Hajdari (kryetare e grupit demokrat)

Ligoraq Karamelo (opozita)

Myslim Murrizi (grupi demokrat, opozita)

Erion Piciri (opozita)

Fatmir Velaj (PS)

Bar West/ Fate Velaj kritikon Partinë e tij pas përgjimeve: Ju me penisin, unë me vaginën!

Fate Velaj, nuk është thjesht deputet. Fati e solli për të majtën ta kishte në gjirin e saj, por Fatja është i djathtë. Origjina e tij është me gjak blu. Ai njihet ndryshe si Fate Velaj von Kanina, dhe gojët e liga thonë se austrohungarezët e kishin shumë qejf zonën nga vjen deputeti erudit i PS. Kjo reflekton edhe në pasionin e Fates për artin dhe librin. Në këto kohë të vështira, Fate Velaj Fon Kanina si cdo intelektual, reflekton përtej vijave partiake. I fuqishëm erdh reagimi i tij ndaj përgjimeve në Dibër, ku ndër të tjera u vu re një fjalor aspak i denjë ne lidhje me organin mashkullor dhe mbajtjen e tij në kushte të mira higjenike. Fatja është nga ata që rruhet përditë dhe për të, është e papranueshme që kolegët e tij të mos kishin të njëjtin respekt për briskun. Dhe Viskonti fon Kanina reagoi aq bukur kundër:

Po ka zëra se zeërimi i tij ishte më shumë se politik. Me ke e kishte Fatja? Me Keshin, kreshin, Merin, apo Damianin? Bar Ëest investigoi për arsyet e kësaj përcarjeje të madhe në gjirin e të majtës. Gojët e liga të disa burimeve, thonë se Fatja donte të kandidonte në Vlorë për kryetar Bashkie. Por thuhet se kur mori vesh se nuk do kishte as gare, mendoi se kjo ishte dita e tij. I kërkoi Damianit ta fuste në sondazh se ishte i bindur se do dilte më mirë se Tan Leli. Damiani që është tip liberal e që s prish qef, thuhet se ja plotësoi dëshirën. Por festa e Fates desh u kthye ne trishtim. Vetëm në një pikë të sondazhit, Fatja dilte “më shumë…. se” Tan Leli. E vetmja pikë ku “shumë” kishte vlerë negative… Nuk e besoi kurrë këtë sondazh. Gjithë dyshimet e tij s’binin mbi Ramën por mbi Damianin.

Dhe kur dëgjoi përgjimet ku Damiani fliste për vota me ca cuna problematike dhe ku  fjala “k…” dilte aq shpesh, ngriti syte lart dhe si kristian i konvertuar mendoi se ka Zot. “Ja pra u tallën me mua, po tani u doli K.. në ballë”, mendoi Fatja. Dhe shkroi pastaj në Facebook:

“E di atë historinë e atij, që në një thes me vagina, futi dorën të marrë një ose disa, dhe dora i zë të vetmin penis që ishte brenda. Ndërsa unë në gjithë ata penisa që ishin vërdallë, dora më mori vaginën. fatlumi nuk bëhet fatzi”.

(Rubrika BAR WEST është një rubrikë satiriko-politike. Jo domosdoshmërisht gjith[ka që thuhet në të, është e vërtetë. Por as e gënjështërt. Ndërsa personazhet janë tërësisht reale)

Skip to toolbar