Erion Veliaj, rrëfimi pas SPAK/ Intervista e plotë në Real Story nga Sokol Balla

Më të fundit


Intervista e plotë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për gazetarin Sokol Balla në emisionin Real Story

Në majë të Piramidës kisha 30 vjet pa ardhur, po më solli këtu Erion Veliaj, mirëmbrëma, mirësevini në Real Story. Jam këtu me kryetarin e bashkisë së Tiranës.


Mirëseerdhe, shpresoj ka qenë pak më komode me shkallët dhe ashensorin, se sa në atë kohë kur grisnim xhinset.

Hera e fundit që kam ardhur në fakt, kam për të marrë vëllain tim kur theu këmbën që rrëshkiste këtu poshtë.

Nuk mund të them se është pa rrezik, sepse janë 100 e ca shkallë, por prapë është kthyer vendi më i instagramuar, një lloj mini Meke e Tiranës, sepse nuk vjen vizitor në Tiranë pa e prekur atë kutinë e Piramidës si një vend që ka shumë histori dhe si një vend që është transformuar, jo vetëm nga jashtë dhe për nga arkitektura por edhe nga brenda ajo që quhet përmbajtja, ku Bashkia paguan sot që cdo fëmijë i Tiranës, rreth 1600 fëmijë në muaj ta kenë bursën falas për të mësuar punët e të ardhmes, që janë punët teknologjike.

Duket sikur Tirana po përjeton momentin e vet më të mirë si qytet, pasi janë lidhur ato hallkat, gjërat që deri dje dukeshin vec e vec tani duket se janë lidhur me njëra tjetrën ..

Nuk ekziston qyteti perfekt. Ne New York ka një sfidë shumë të madhe tani me minjtë. Në Paris, ku sapo erdhëm ka patur një problematikë me të gjithë ato që quheshin buburrecat, lloj pandemish insektesh. Cdo qytet ka ato sfidat e veta. Athina ka patur një problem shumë të madh me ujin. Megjithatë, kur mendon ku e morëm.. kur mendon që qyteti ishte në letargji, që kishte ngelur sahati që shumë prej infrastrukturës publike ishtë bërë një dëm i paimagjinueshëm, kur mendon që shkolla Kosova nuk ekziston dhe kur mendon që 40 shkolla të tjera që kanë transformuar atë që quhet fillimi i mbarës I qytetarisë në Tiranë, kur mendon 101 kopshtet dhe cerdhet them që jemi në ditët tona më të mira. Numri i turistëve ka qenë dicka e paparashikuar. Kryeministri ka puntuar shumë, ka qenë një agjent i jashtëzakonshëm marketingu, secili prej nesh ka bërë të vetën po kjo është edhe përtej imagjinatës dhe dëshirës sonë, dhe ëndrrës tonë më të bukur. Kështu që të tilla halle pacim, por vërtetë mund të them që në 104 vite të Tiranës kryeqytet, po jetojmë ditët më të mira, ku prona vlen më shumë, qyteti ka një reputacion. Qyteti sot ulet me Parisin, ulet me Londrën, ulet me Stambollin dhe Athinën, sot nuk jemi më inferior që kërkojmë plepa dhe stola. Sot jemi një qytet që ka dëshmuar dinjitet dhe një qytet që është transformuar për kohën e shkurtër që ka patur, më shumë se cdo qytet tjetër. Fjala vjen nëse në shumë qytete kthehesh pas 10-15 vitesh gjen ekzatësisht të njëjtin qytet dhe normal ka një trashëgimi kulturore shumë vjecare sic mund të jenë qytetet nga të cilat ne rrethohemi Perandoria Osmane  ka patur Stambollin, demokracia e lashtë ka patur Athinën, Perandoria romake Romën, e kështu me radhë, Austro Hungaria Vjenën. Kur mendoj që në një presion kohor të më pak se një dekade kemi sjellë këtë transformim, jam krenar për qytetarët e Tiranës dhe sigurisht për të gjithë skuadrën që ka bërë beteja se cdo punë ka qenë pjesë e një beteje pastaj kemi parë rezultate.

Do flasim për këto betejat, në fakt ju e thatë vetë, që edhe Tirana është në ditën e saj më të mirë, por kjo nuk është dita juaj më perfekte vetë si jo thjesht si kryetar i Bashkisë së Tiranës, por ju jeni drejtuesit më i rëndësishëm politik pas kryeministrit, pasi drejtoni qarkun me shumë bashki dhe me shumë deputetë

Unë nuk mbaj mend ta kem patur një ditë perfekte në këtë punë dhe këtë nuk e them për t’u ankuar. Thjesht, nuk mbaj mend të kem bërë një fundjavë pushim sepse të shtunë të dielë kam qenë në punë. Mundohem të jem I pari që hap bashkinë e sigurtë që jam I fundit pasi janë mbyllur le të themi të gjithë punët e qytetit. Sigurisht më mungon familja, më mungon djali dhe sigurisht që ndonjëherë më vjen keq që cdo gjë është bërë me kaq shumë betejë. Mbaj mend, ditën e parë në bashki kur kemi patur betejën për këndin e lodrave. Me pistoleta, me dhunë të njëjtët njerëz. Praktikisht është I njëjti grup mobil që më ka shoqëruar këto 9 vite të rrugëtimit. Nuk mbaj mend të kemi bërë një punë të mirë pa betejë. Betejeë te Pazari I Ri, betejë te Sheshi Skënderbej, betejë te Bulevardi, betejë të Astiri, betejë te Kalaja, betejë te Liqeni, betejë te Sami Frashëri, betejë për Kosovën. Me sa duket disa punë në këtë vend, ose punët e mira në këtë vend duhet të kalojnë edhe le të themi ferrin e betejave. Nuk kam asnjë pishman, të isha përsëri para 9 vitesh do bëja përsëri të njëjtat beteja, sepse betejat nuk bëhen vetëm për ata që sheh dhe që bërtasin. Betejat bëhen edhe për një shumicë të heshtur, bëhen edhe për disa fëmijë që nuk kanë lindur akoma për cerdhet dhe për kopshtet që ndoshta ata do t’I gëzojnë pas disa vitesh. Dhe kur mbillet një pemë, kur shikoj këtu që ky ka qenë një park djerrë, apo sic është parku pas Muzeut Kombëtar, parku Europa para Bashkisë, pemët e reja te parku Rinia, kur shikoj që për cdo pemë duhet bërë një përpjekje sot për të bërë një hije mot. Jo cdo gjë që mbjellim e korrim menjëherë, kështu që ndonjëherë duhet me pas vizionin që I bën disa gjëra jo për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Dhe unë besoj që gjeneratës së ardhshme, do t’I lemë një Tiranë ku prona vlen më shumë, ku pastërtia është primare dhe ku cerdhet, kopshtet dhe shkollat, janë të standardit europian.

Erion, javën e kaluar besoj që ka qenë një ditë që do e mbash mend, pasi le të themi drejtësia e rë është një gjë që e duam të gjithë deri në ditën që ajo nuk vjen e troket te dera jonë dhe me thënë të vërtetën duhet të kenë qenë 8 orë të gjata ato përballë prokurorëve të SPAK.

Ishin dy djem, e di që pati një debat shumë të madh mbi quajtjen kolegë, por kush më njeh e kam përmendur edhe nëpër emisione të tjera, kolegë quaj edhe ata që pastrojnë. Pra, kush punon si shërbëtor publik është një punonjës i Republikës. Punon për misionin tonë të përbashkët që ky vend të shkojë përpara, ka qenë në këtë aspekt jo se kam një njohje të vecantë, ishte hera e parë. Por më dukej e ndershme që të reflektoja, pas një institucion profesionist. Pash njerëz të përgatitur dhe jo le të themi me atë shkujdesjen që ne tipikisht mendojmë se funksionon nëpër institucione. Pash njerëz që dinin kontentin e asaj që po flisnim. Dhe pata mundësinë që të komunikonim si person në dijeni. Kryetari I bashkisë, patjetër që është në dijeni. Isha në dijeni të projektit të vjetër të Tiranës me Bankën Botërore dhe IFC, sic isha në dijeni të projektit të ri që erdhi nga një kërkesë e pakërkuar, sic jam edhe në dijeni cila është diferenca mes të dyjave. Kështuqë, në këtë aspekt nuk ishte reklamë për SPAK-un, se sa ishte një thirrje dhe një apel së pari për të ulur histerinë kolektive. Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Por si një person në dijeni, jo vetëm unë por kushdo tjetër ka dijeni për rrethanat, ka detyrim ligjor që të jetë bashkëpunëtor dhe mbaj mend vetëm në intervistat tona të përbashkëta, mund ta kem thuajse në të gjitha intervistat e fundit, kam thënë kur të vijë dita mezi pres që edhe unë mezi pres të them të vërtetën time.

Megjithatë, është ndryshe kur ulesh aty përballë, kam përshtypjen…

Patjetër. Mënyra se si funksionon e vërteta është tamam si ajo loja me  puzzle, secili ka atë copën e vet. Pa copëzat e secilit nuk krijohet e gjithë tabloja kështu që më vjen mirë që kontribuova me copëzën time dhe besoj kemi vendosur një raport, ku duke filluar nga Kryeministri, te socialisti më I ri që është bashkuar, ndihet krenar që është krijuar një institucion europian. Ndihet krenar që është krijuar një institucion I cili funksionon në bazë të fakteve, të pyetjeve, të rrethanave. Ka disa persona që kategorizohen ata që janë në akuzë. Ata që janë në hetim, të tjerët që kanë dijeni për rrethanat. Ky është një qytet që ka 1 mijë kantiere të hapura, ka një mijë debate. Jam I sigurtë që teksa flasim, në një mijë tavolina po përmendemi. Ajo që mund të bëjmë është të flasim për atë që dimë ne që është e vërteta jonë. Ndaj edhe në këtë sens, besoj që legjitimiteti I SPAK vjen nga kontributi I gjithësecilit. Kur secili kontribuon, nëse ti te rruga ‘Murat Toptani’ që është rruga e bashkisë, thua rroftë SPAK-u dhe të vijojë punën dhe pastaj e njëjta çetë i njëjti grup, te rruga ‘Mustafa Matohiti’ te ballkoni atje thotë SPAK-u, atëherë këtu ka një problem, është një skizofreni që nuk funksionon se nuk  mund të jesh në tre rrugë të kesh tre opinione të ndryshme. Kështuqë, përsa na përket ne dhe përsa I përket të gjithë kësaj energjie për drejtësinë e re, unë besoj se ia ka vlejtur. Ia ka vlejtur vota, mbështetja publike dhe ajo që u mundova të bëj atë ishte një kontribut modest në këtë mbështetje publike të një institucioni që I duhet dhënë shanci dhe mbështetja për të funksionuar.

Ju gjithashtu keni dhënë intervistë, jo këtë të parafundit, por edhe një më herët se edhe mekanizmi I drejtësisë së re ka nevojë të regjistrohet, pendulumi I tij nuk është ndoshta tamam aty ku është. Mendoni se gjatë kësaj kohe të regjistrimit kjo drejtësia e re mund edhe t’iu vendosë juve nën akuzë a I druheni kësaj gjëje?

Nuk druhem fare sepse flej vërtetë rehat. Jo vetëm që nuk kam patur asnjë ambicie për të sabotuar, dështuar,penguar punët e këtij qyteti, përkundrazi ambicia ka qenë për t’i cuar vetëm përpara. Për t’u siguruar që gjej zgjidhje dhe compromise vetëm që puna të avancojë. S’kam patur asnjë përfitim personal, jetoj po aty ku kam jetuar, me familjen time para se të merresha me politikë. Dhe nuk ka sot një njeri në politikë, ose edhe në këtë vend që të vendosë gishtin dhe të thotë, Erion Veliaj më ka kërkuar këtë edhe atë. Nuk e kam bërë kurrë, përkundrazi kam qenë gjithmonë në anën tjetër, kur ndonjëherë më është kërkuar edhe ndërhyrje dhe prandaj pata edhe atë reagim. S’kam unë probleme me median ata janë në punë të tyre, thjesht ndihem i fyer kur njerëz të cilët vetëm kërkojnë ndonjëherë gjëra të paligjshme dhe kur këto gjëra të paligjshme hasin një pengesë nga Bashkia e Tiranës, apo autoriteti im dhe pastaj kjo përkthehet në sulme, kjo sigurisht është një gjë e e ulët por nuk dua të merrem më me këtë sepse, le të themia ta kanë punën e tyre. Ky është një qytet që njeh të gjithë njerëzit, njeh edhe njerëzit që punojnë, edhe njerëzit që venë gjoba.

Ishte hera e parë që ju goditët me emra. Ju përmendët emra konkretë Një emër do ta përmend, pasi ju përmendët Baton Haxhiun, që le ta themi ka qenë një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit.

Së pari nuk kam përmendur asnjë me emër. Kur them njeriu më i urryer në Kosovë, nëse dikush vetëofrohet dhe thotë jam unë, ky është problem tjetër. Së dyti, besoj në këtë qytet të gjithë I njohin të gjithë. Vërtetë jemi një milion, vërtetë kemi një pafundësi turistësh, po në këtë fazë të gjithë I njohin të gjithë. Kështuqë, fakti që unë nuk kam përmendur emër dhe secili gjeti emrin e vet, do të thotë që …

Tani është faji im që përmenda emër…

Jo, nuk thash këtë. Thjesht thash që në këtë qytet dihet kush punon, dihet kush sakrifikon, dihet kush është i ndershëm, dihet kush punon dhe të shtunë e të diel, dihet kush zgjohet I pari dhe fle I fundit, kush i con me thonj punët përpara, dihet edhe kush nuk i tutet asnjë beteje. Kështu që di të them që përsa I përket ndërgjegjes time…

Dihet edhe kë keni përballë, të njëjtin grup

Shiko, kjo është një betejë politike. Nëse ti mendon se kjo është një betejë ca gazetarët që janë të mërzitur për interesa, të thash nuk dua të merren fare me këta, dhe fakti që këtij shqetësimit tim disa njerëz I kanë vënë edhe emra, ky nuk është problemi im, është problemi i atyre që identifikohen me ato epitete dhe nuk dua të flas apo të merrem  më me ta. Ata janë në punën e tyre dhe publiku I njeh edhe kush është I sinqertë dhe kërkon transparencë, dhe kush vë gjoba. Njihen portalet, njihen të gjitha, nuk ka gjë të re nën diell, kur thotë Bibla meqë ishim në fundjavë Pashkësh. Ajo që di të them është që kjo është një betejë politike, një parti anemike si ajo copë e mbetur e PD e cila s’ka kauzë, e ka nisur me mua që nga këndi I lodra, dhe që jam I sigurtë do ketë betejë për Lanën, jam I sigurt do ketë betejë për kopshtin botanik, jam I sigurt do ketë pengesa të tjera. Por deri ditën e fundit që do jem në bashki të Tiranës, nuk do i shmangem asnjë beteje. Nëse do zgjedh t’I shmangem betejës për të patur pëlqime më shumë dhe për të patur konsensus më të madh publik dhe lënies prapa të këtyre punëve dhe mos sakrifikimit, unë do të zgjedh gjithmonë të sakrifikoj edhe të bëj betejë. Të bëj betejë për një qytet që unë besoj përmes këtyre betejave ka patur rezultate që e kanë bërë sot model. Model në rajon dhe model në Europë.

Erion, fakti që ke luftuar prej 20 vitesh ka edhe një domethënie tjetër, që nuk kanë goditur gjithmonë kryetarin e Bashkisë, nuk kanë luftuar gjithmonë me kryetarin e Majft, nuk janë përballur gjithmonë me ministrin e Punës Sociale, por janë përballur edhe me drejtuesin politik të Tiranës, me njeriun më të rëndësishëm në hierarkinë politike, nga pikëpamja kur them politike, edhe elektorale të Partisë që qeveris vendin është future në vitin e 12, dhe nëse I referohemi sondazheve është afër një mandati të katërt. Pra, nuk jeni goditur thjesht ju si Erion, është goditur edhe projekti politik të cilin ju përfaqësoni. Dhe këtu nuk I referohem atij projekti politik që drejton Edi Rama, por asaj pjese të projektit politik Edi Rama, që përfaqësoni ju.

Edhe një herë, për punën që bëj do ishte shumë më e thjeshtë të bëja compromise dhe thjesht ta kisha mirë me të gjithë dhe të mos hapja asnjë betejë dhe asnjë sherr. E di fare mirë unë në këtë vend se si kënaqen orekset e gjithësecilit, por unë kam zgjedhur të mos e bëj këtë. Unë kam zgjedhur të mos bëj compromise, dhe kam zgjedhur të mbaj larg ata njerëz që kërkojnë gjëra të paligjshme të cilës do kategori se nuk janë vetëm të medias, janë edhe të politikës. Pra, të gjitha

Se dëgjuam se keni takuar edhe Shkëlzen Berishën ..

Kjo është aq e vërtetë sa të them unë që sot po bie borë, edhe po bie shi, ndërkohë që po shndrit dielli.

Po nuk flasim për sot, flasim edhe për vitë të shkuara..

A, në gjimnaz e kam takuar patjetër, atë dhe Sokol Nanon, në gjimnaz, por në gjimnaz ka qenë hera e fundit. Kol Nanon e kam takuar edhe më vonë, kemi qenë te ‘Samiu’ dhe nuk e kam takuar ndonjëherë për asnjë lloj arsye tjetër. Megjithatë thash njerëzit në këtë qytet I njohin të gjithë. Njohin kush sajon, kush punon. Kush pengon, kush con projektet përpara. Kush vendos një gjobë dhe kush do të avancojë kauzën e qytetit të modernizuar. Në finale, unë besoj që veprat do mbeten. Ajo që kemi bërë, kjo Piramida këtu, do mbetet, ai sheshi atje do mbetet, ai bulevardi atje do mbetet, Astiri do mbetet, të 40 shkollat do mbeten të 101 kopshtet dhe cerdhet do mbeten.  Këto janë gjërat konkrete, për llapaqenërinë e atyre që nga divani mendojnë që do japin opinion për gjithcka por s’kanë prekur punë me dorë, nuk kanë mbjellë një pemë, nuk kanë ndihmuar një shtëpi të tërmetit, nuk kanë dhënë një pjatë supë, historia do flasë edhe për ta. Nuk do flasë mirë, por di që në finale kjo është një betejë thellësisht politike. Po afrojnë zgjedhjet e tjera, sondazhet Sali Berishën e tregojnë kovë pusi, partickat e tjera që kanë mbëtur nga ajo Parti Demokratike e famshme, janë tretur me kohë kështuqë e kuptoj hallin që I ka zënë se duhet të prodhojnë me zor një kauzë, me 50 veta me molotov. Edhe kjo është e drejtë e tyre, I tregojnë turistë që ky është një qytet që po ecën përpara, që ka progress, që ka njerëz që punojnë dhe sakrifikojnë por ka edhe njerëz që mendojnë ndryshe dhe mendimi ndryshe duhet respektuar, sigurisht jo me dhunë. Pra, një parti si PD, që nuk ka patur kurrë komplekse, fshihet pas fustanit të Aleancës për Teatrin, kjo është një fyerje e madhe. Dhe të thuash që je për monumentet e kulturës dhe je gati që të djegësh një monument kulture, se Teatri nuk ishte as në kohën e Saliut as në kohën tonë monument kulture, Bashkia e Tiranës është pjesë e kompleksit dhe është monument kulture. Kur ti i hedh Molotov një monumenti kulture do të thotë se po djeg edhe fustanin pas së cilës je fshehur, që është Aleanca për Teatrin.

Ju folët edhe gjatë një drake me pensionistët, në mos gaboj, për rastin e Pashkëve, ju folët për stërkëmbësha. Dhe nuk është hera e parë që ju e përmendni këtë nocion, fjalën ‘stërkëmbësha’. Të jemi të sinqertë, PD nuk ju vendos stërkëmbësha, ata ju hedhin Molotov, janë përballë. Stërkëmbësh vendos zakonisht dikush që është në krahun tënd, ti ecën para dhe nuk e shikon të paktën nga gjuha e futbollit, stërkëmbëshi ky është..

Aspak, stërkëmbëshi është ajo në na ka ndodhur në Kombinat ku LSI ose ish lidershipi i LSI që tani është larguar nga ajo parti, na coi në 20 gjyqe. Ajo është një stërkëmbësh I jashtëzakonshëm sepse, pengoi në mënyrë aktive një kantier të jashtëzakonshëm. Ato njerëz patjetër nuk janë pa shtëpi sot, paguhet qeraja nga Bashkia e Tiranës, por është mëkat që nuk e kemi mbaruar më shpejt prej një stërkëmbëshi që na u vu në mënyrë ligjore. Një tjetër ishte te ‘5 Maji’, pra duke I përdorur njerëzit si mish për top, klasa politike presupozohet  që kur je në marrëdhënie me publikun ti nuk je përballë, ti je në të njëjtin krah. Pra, ne kemi patur ligje me konsensus kur ka ardhur puna për refomën në drejtësi apo për reformat elektorale dhe te një nga gjërat që është më e rëndësishme, që realisht është për njerëzit që janë hallexhinj, që është cështja e tërmetit, ti të kesh stërkëmbësha dhe të kesh forca politike që përvecse përballjes të bëjnë edhe këto hilet të marrin masa bllokimi në gjykatë, pra që aktivisht investohen përtej zhargonit politik të të pengojnë, po jam më i vendosur se kurrë që të mos ndalem. Të mos ndalem nga asnjëri prejt këtyre, sepse besoj që I kemi treguar jo vetëm në kuti të votimit, port re fitore në qeverinë qëndrore dhe në qarkun e Tiranës, dhe tre fitore në bashkinë e Tiranës, janë një përgjigje që shumica e heshtur, njerëzit e ndershëm, njerëzit e drejtë, ata që e dinë që të punosh në këtë vend është një sfidë e jashtëzakonshme dhe kërkon një sakrifikim janë me ne. Dhe për sa kohë që kemi këtë shumicë, nuk shoh asnjë arsye as të ulim ritmin as të ndalojë betejat. E di që do kemi një betejë tani prap për Kopshtin Botanik, do nisë kantieri I Lanës, jam I sigurtë që do futen të njëjtët personazhe. Po të kujtoj betejën time të parë të këndit të lodrave, po të isha tërhequr aty, nuk do kishim bërë dot asnjë punë. Kështu që fakti që kemi rezistuar, kemi bërë betejë përditë, për cdo punë, me sa duket është fati I të punuarit në një vend ku një minorancë e vogël, sa më e vogël bëhet aq më e dhunshme dhe penguese bëhet.

Vetëm që ka një gjë të bën kontrast. Ju folët që nuk tërhiqeni pasi në të kundërt sulmet do shumëfishohen do bëhen edhe më të egra..

Jo jo, nuk e kam te sulmet. Ndoshta, po të lë disa nga projektet nuk do I kem këto probleme. Ndoshta po të rri dreka darka e të bëj kateringun e influencareve ndoshta nuk do I kem këto probleme, por nuk është kjo puna ime. Puna ime është të bëj këto beteja dhe të prodhoj këto kantiere për qytetin.

E kuptoj, por ju thash, ju nuk goditeni dhe të jeni i sigurtë për këtë, ju mund ta mohoni por nuk ka problem e pohoj unë me përvojën dhe intuitën time si gazetar prej më shumë se 30 vitesh që goditja që merrni, nuk ua bëj dot më si pyetje e kam tashmë konstatim të verifikuar, që goditja që ju merrni nuk është më vetëm si kryetar I bashkisë së Tiranës. Goditeni për shkak të projektit politik që ju përfaqësoni. Sigurisht është projekt politik  I z. Rama, por ku ju konsideroheni  një pjesë e rëndësishme e saj. Megjithatë, dikush mund të thotë, problemet që ka sot bashkia e Tiranës, Rrogozhinës, Kamzës, Vorës, humbja e Kavajës, a mos po tentohet të ndalet projekti politik i Erion Veliajt?

Jam jo vetëm me sondazhet me gjithë kontaktet në terren, jashtëzakonisht optimisht për atë që nap ret vitin tjetër. E kuptoj rëndësinë, janë rreth 40 mandate në Tiranë. Praktikisht qarku i Tiranës, do të ndajë këtë histori. Ju kujtoj që në Kamëz kemi fituar me mbi 60 përqind, në Vorë me mbi 70 përqind. Në disa nga periferitë e Tiranës, ku PS nuk afrohej kurrë, sic ka qenë Farka, Zall Herri apo zona të tjera, ne sot jemi mbi 70 përqind se kemi punuar. Kemi cuar rrugë atje ku nuk ka patur rrugë, shkolla atje ku s’ka pasur shkolla, ujë atje ku nuk ka patur ujë. Pra, kanë ndodhur ndryshime të jashtëzakonshme. Pjesa e rrethinës së Tiranës, që deri dje konsiderohej fundi I botës, sot të shkosh në Zall Bastar, apo Krrabë është punë minutash për mënyrën se si kemi punuar me infrastrukturën dhe në finale njerëzit këtë kërkojnë. Nuk votojnë për krushqi me ty, te kenë dreka e darka as të të kenë dhëndërr, sa do mundohesh të jesh prezent në të gjithë territorin. Votojnë të mbash fjalën për ato që ke dhënë, që ka qenë infrastruktura, shkolla, kopshte, cerdhe, që kanë qenë furnizimi me ujë. Dhe unë besoj fort sot që, në një qytet që është transformuar nga mbrapsht – parc, që është transformuar nga qyteti Pyongyang, qytet I Koresë së Veriut ku turistët numëroheshin me gishta dhe ne të dy shkonim te hotel Dajti për të parë si dukej kanocja e Coca colas, sot është qyteti që ka në muaj turistë sa ka banorë. Pra nëse në atë që presim këtë vit, rreth 14 milionë turistë rreth 10-12 do kalojnë të paktën një xhiro në Tiranë, I bie rreth 1 milion turistë në muaj. Pra, praktikisht qyteti dyfishohet, që do të thotë dyfishohet pastrami, amortizimi, nevoja për parkim, mbetjet. Unë jam I ndërgjegjshëm për këtë, por këto janë probleme të botës së parë, ndërkohë që para 8-9 vitesh ne kishim probleme të botës së tretë. Ti shkoje te ky bulevard dhe bije te një nga pusetat, një cift të moshuarish u bë lajm se si njëri humbi në pusetë dhe u plagos, gjëra që nuk ndodhin sot me në Tiranë. Mund të ketë debate për cfarë ndodh me inceneratorin dhe le t’I shkojë drejtësia deri në fund, por plehrat mullar në Tiranë, pavarësisht se është shtuar konsumi, vlera e pronës në Tiranë, kujtoi një Tiranë, ku njerëzit donin të shisnin dhe të iknin. Sot të huajt janë duke blerë në Tiranë. Sot, ti ke italianë që po blejnë prona në Tiranë, ukrainas po blejnë prona në Tiranë, polakë, gjermanë, amerikanë. Kur ti shikon edhe afrikanë të pasur nga Nigeria, Afrika e Jugut që vijnë në Tiranë, ti kupton që sot qyteti është kthyer në një qytet  global. Pra, në një qytet që është në hartën e atyre që duhet patjetër ta shohin këtë transformim. Në emër të këtij transformimi dhe të fëmijëve të atyre që kanë lindur dhe ende nuk kanë lindur unë do t’I bëj këto beteja. Nëse I shqetëson beteja politike, dua t’I them kundërshtarëve të mi që më kanë karikuar më shumë sec isha përpara, më kanë zgjuar dhe thirrur në betejë më herët sec kisha ndërmend të dilja dhe kjo është një dejavu. Kam bërë 6 herë këtë rutinë dhe ka rezultuar që në finale shumica e heshtur, shumica e ndershme dhe shumica e njerëzve që mbështesin punën dhe jo llogjet dhe pengesat janë ata që vendosin.

Erion, ti përmende pak më herët banaqet e Tiranës, ato që Rama i quan kazani mediatik, në një nga këto dëgjova me këmbëngulje që thoshte Erion Veliaj do shkarkohet nga drejtues politik I qarkut të Tiranës dhe nuk e di nëse kjo do ndodhë apo jo, por nëse kjo ndodh cfarë do të thotë për Erion Velinë.

Unë kam punuar si aktivist edhe si njeri që bën fushata në PS pa patur asnjë ofiq, kështu qe do ta bëj këtë gjithmonë, me ofiq ose pa ofiq, me Bashki ose pa bashki, me titull ose pa titull. Sepse unë besoj që njerëzit që I trajtojnë betejat e tyre si pjesë një misioni janë ata që i fitojnë betejat dhe e cojnë misionin deri në fund. Njerëzit që pastaj, në varësi të ofiqit që kanë, dhe të kujtoj që në 2009 pata një super disfatë, për një grusht votash humba mandatin ne Berat, dhe nëse vure re nga 2009 deri në 2013 përfshi edhe 21 janarin, angazhimet e tjera, punën me diasporën, e bëra pa patur asnjë ofiq. Kjo do të thotë që në botë janë ndarë njerëzit, që e ndjejnë që kanë një vokacion dhe kanë një mision dhe njerëz që pastaj mendojnë që vetëm kur të kem ofiqin dhe spaletat do shkrep pushkën.

Më kujtove një shembull të bukur të 2009, në sondazhet që unë drejtoja atëherë G99 ishte shumë lart, shumë më lart se LSI, dhe befas G99 u kthye në një kamikaze përballë LSI, e di që nuk keni për ta pranuar kurrë, por unë e di shumë mirë që në atë rrugë, shkuat për shkak të një rakordimi që kishit me kreun e PS, z.Rama dhe jam I sigurtë që u vetësakrifikuat me ndërgjegje për një gjë të tillë, në emër të një kauze të fitores së PS vetëm, pra pa ndihmat e patericave të LSI, mendoni se z. Rama mund t’iu sakrifikojë edhe ju, por kësaj radhe pa dijeninë tuaj?

Kjo është një pyetje që nuk është për mua dhe s’është me vend se nuk besoj se edhe analogjia që ju përmendët e 2009 ishte një sakrifikim. Ishte një kalkulim I sondazheve të asaj kohe ku ne besonim se kishte qoftë edhe për ato pak vota, një dritare shumë të mirë për një forcë të re. Sigurisht duke mos patur komisionerë, prezencën kapilare. Vendimi më racional ishte të bashkonim forcat me atë që është partia më e madhe në vend, më progresiste në vend. Atë parti që Edi Rama e transformoi me dyer të hapura, por fillimisht me një mendje të hapur, si një hapsirë për të gjithë të rinjtë që donin të jepnin një kontribut, dhe ma dha këtë shanc mua, ia dha këtë shanc shumë të tjerëve. Është sot një parti që në mënyrë konstante është në beteja, në përpjekje  për të vijuar të transformojë Shqipërinë, dhe unë besoj që PS sot është padyshim forca më patriotike dhe më progresiste që ka patur ndonjëherë vendi. Në 100 e ca vite shtet nuk gjykoj që ka patur një moment që Shqipëria të jetë qeverisur nga një kryeministër, apo një forcë më e mirë, me gjithë inperfeksionet tona. Shiko, njeriu edhe në familje ka gjëra që duhen sqaruar edhe prodhohen pafund debate, imagjinoje një familje me 1 milion veta dhe me një guzhinë me 1 mijë tiganë, ku ka 1 mijë kantiere që ziejnë kudo. Sigurisht që ka gjithmonë vend për të bërë disa gjëra më mirë. Kemi patur një transformim total në Bashki edhe me ndryshimin e nënkryetarëve edhe me ndryshimin e drejtorive, është një familje e madhe me 12 mijë veta, rreth 11 700 në mos gaboj, kështu që në këtë sens është pjesë  e një ristrukturimi të jashtëzakonshëm, por unë gjykoj që për sa kohë që qyteti mban ritmin e punëve, njerëzit secili që ka bërë punë do vlerësohet, secili që duhet të bëjë sqarime duhet të bëjë sqarime, por që karvani do shkojë përpara kjo s’ka asnjë dyshim.

Patët një tur ku takuat disa prej kryebashkiakëve të qyteteve më të rëndësishme europiane, me të cila  Tirana ka edhe  marrëdhënie të drejtpërdrejta falë raporteve personale që ju keni, ajo që mua nuk më pëlqen të jem i sinqertë dhe e them sepse njeriu njihet në ditë të vështira, dhe sigurisht kjo është një ditë e vështirë për bashkinë e Tiranës, përballja me dy cështje të rëndësishme me drejtësinë e re. Ajo që më bën përshtypje është që ju priteni, duartrokiteni dhe vlerësoheni edhe për gjërat konkrete që ju bëni, vendosja e statujës së Skënderbeut në Paris është fantastike, por ajo që më bën përshtypje është që sikur ndihen në një lloj heshtje qesëndisëse nga ata që normalisht duhet të ishin të parët që duhet t’iu mbronin

Të cilët janë?

Njerëz nga partia juaj …

Së pari nuk e kam kërkuar

E di që nuk e keni kërkuar, kjo mund të ishte edhe ofertë e pakërkuar …

Jo, se përsa kohë nuk kam bërë asnjë kërkesë të tillë, nuk kam asnjë zhgënjim të tillë. Sepse besoj se kolegët e PS janë vetë në shumë beteja. Beteja në parlament, në zonat elektorale, për të cuar përpara kauza të komunitetit që kërkojnë shumë përkushtim dhe s’ua kam kërkuar dicka të tillë, sepse besoj fort që në finale, puna mbetet dhe në finale në dallim nga drejtësia që kishim ku faktikisht gardistët këtu mbrapa futeshin në bodrum dhe mbaheshin tre ditë, sot se është kryeministri I vendit se është një ministër, se është kryetari I bashkisë, nuk I del garant askujt. Dhe themi për punët që keni bërë, bravo ju qoftë, për gjërat që duhet sqaruar, ja ku është vendi për t’I sqaruar këto gjëra. Dhe besoj ky është reflektimi që e mban PS, në diferencë të thellë me të tjerët. Gjykoj gjithashtu se unë nuk kam bërë ndonjë sakrificë që t’I kërkosh kryetares së bashkisë së Parisit, patjetër duket përdorur edhe lidhje personale, detyrën kam bërë. Edhe përdorimi I lidhjeve personale është në fakt një instrument për të avancuar në kauza që i interesojnë Shqipërisë dhe Tiranës. Kështu që, në këtë sens detyrën kam bërë dhe nuk pres as duartrokitje as spaleta për dicka që cdo kryetar Bashkie sot e nesër i Tiranës, duhet ta bëjë non stop. Ta promovojë qytetin, figurat tona kombëtare, sheshi Skënderbej në Paris, në kohën kur është vendosur ka qenë në atë që quhet lagjja 19, por ki parasysh që edhe Parisi vetëm zgjerohet. Dhe ajo që më vjen mirë është që propozimi I znj, Hidalgo, ka qenë fillimisht ta restaurojmë sheshin. Nuk mund të vesh një bizhu në një shesh që ishte një geto, sot sheshi është ultra modern ishin mbjellë edhe pemët e reja, ishte bërë gjithë investimet dhe sot jemi në prag ku duhet të vendosim nëse do jetë një shtatore apo Skënderbu mbi kalë. Pra do vendosim le të themi mbi estetikën apo ekzaktësisht mbi monumentin që do vendoset. Fakti që kemi mbërritur në këtë ditë, është gjë shumë e mirë, por është detyra ime, nuk pres duartrokitje sepse cdo shqiptar duhet ta bëjë këtë punë kudo që është. Ajo që ndodh e thoshte shpesh Konica është se nuk i falim dot suksesin njëri tjetrit. Edhe diferenca mes një kulture si kultura amerikane ku secili thotë ‘well done, good try’, është pjesë e një mentaliteti që duhet të ndryshojë. duhet të inkurajojmë më shumë suksesin se sa të brohorasim rrëzimin dhe dështimin.

Ju duket normale që ndërkohë që në nivel qëndror, arrihet një dakordësi politike, votohen ligje, ndërkohë vijohet ajo lloj beteje. Të jem i sinqertë nuk jam kundër protestës, I bën demokracisë,ju bën mirë edhe juve që administroni pushtetin.

Ajo që di të them është, se është një lajm I mirë për Shqipërinë që në parlament nuk hidhet më shashka dhe flakadanë.

Por, hidhet te ju pra…

Dakord, ajo është jo normale kështu që me shpresë edhe aty do mbizotërojë një mendjen e kthjellët. Por të kesh vendime të ndihmës ekonomike me këta që ulërasin për varfërinë përditë Saliu me Ilirin të mos lënë gratë të futen dhe të votojnë na detyrojnë ta bëjmë online, unë njerëzit pa ndihmë ekonomike nuk do t’I le, pa asistencë nuk do I lë, pa bonusin  e qerasë nuk do t’I le, pa shtëpitë e tërmetit, nuk do t’I le, sigurisht dhe pa respektuar Ali Ahmetin nuk do e lë qytetin. Edhe pa vendosur një rrugë me emrin e Remzi Hoxhës, se ajo atë ditë e ndryshuar nga e premtja në të martë duke e ditur, që kishte vlerësim për Ali Ahmetin dhe Rezmi Hoxhën, ky ishte vendim politik se ti e ke vënë re ata mbarojë dhe rrinë si guak aty se nuk e dinë kur është tjetra. Shkojnë te rruga tjetër, thonë poshtë SPAK, lironi babin, dhe pastaj marrin udhëzimet kur do jetë. Pra, nuk është një grup ai me mendje që vendos, shkojnë te ballkoni I Zhuljetës dhe aty marrin porositë e radhës. Ndaj kjo është thellësisht politike, e dikujt që humbi bashkinë e Tiranës me rezultatin më të thellë të mundshëm. Megjithatë, që Parlamenti është në një situatë të qetë, kjo duhet të kthehet jo në përjashtim nga rregulli, duhet të kthehet në rregull.

Ishte kjo arsyeja pse bëtë një lloj ftese sërish gjatë festimeve të Pashkëve dhe thatë ka ardhur që të bashkëpunojmë me njëri tjetrin..

Po sepse, vendimet që merr Bashkia janë shumë më pak politike se vendimet që merr parlamenti. Pjesa më e madhe janë vendime sociale. Ndoshta njerëzit nuk e dijnë por ne paguajmë, për rreth 3 mijë familje qera për tërmetin. Me gjithë respektin për kolegët e mi të bashkive të tjera, por nuk ka njerëz që flejnë në rrugë në Tiranë. Qartazi dikush merret në mënyrë shumë serioze dhe kolegë të bashkisë në mënyrë shumë serioze adresojnë cdo rast, dhe bëjnë menaxhimin e cdo situate të vështirë. Pra, bashkia e Tiranës, shumicën e vendimeve i ka sociale, sigurisht e kuptoj kur të mbarojë edhe Kopshti Botanik, kur të mbarojë edhe zgjatimi i Lanës, kur të mbarojë edhe fundi I Bulevardit, do jem në pikë për atë që I coi këto projekte përpara dhe për atë që I bëri këto beteja. Por në besoj që ata vetë, qoftë edhe ai që del te ai ballkoni aty është bërë më I pasur sot te ajo shtëpi. 

T’ia bëjmë me dorë..

Beja ti me dorë, unë i pres me molotov. Është bërë më i pasur sot së është trefishuar vlera e pronës, prej faktit që është ndërtuar shkolla Kosova dhe nuk ngeli sheshi I pallatit që po përgatiteshin të jepnin.kështu që edhe në këtë sens, edhe kundërshtarët tanë,jetojnë më mirë sot se ju vlen më shumë cdo aset që kanë në një qytet që po lulëzon. Nëse nuk kanë sy t’I shohin këto rezultate, të garantoj që për pjesën dërrmuese të këtij qyteti kanë sy të shohin, vesh të dëgjojnë dhe më kanë dhënë edhe zemër që kompenson gjithcka tjetër për të më dhënë energji të vazhdoj përpara dhe të mos dorëzohem.

PJESA II

Flasim pak për të ardhmen e bashkisë, ti e the vetë që në të shumtat e projekteve që po merresh nuk kanë lidhje thjesht me një mandat. Transformimi I Tiranës, është I dukshëm, dikujt nuk I pëlqen, dikujt I pëlqen të lëvizë më shpejt, mua më pëlqen të lëvizë më shpejt, por le të themi janë rezultate të dukshme. Ajo që ndodhi me hetimin tjetër, atë të ish drejtorëve, besoj e ka stepur pak punën e bashkisë, apo jo

Sigurisht që ka nevojë cdo skuadër që kur ka një zëvendësim të marrë ritmin e vet. Janë bërë gjithë zëvendësimet në skuadrën tonë. Jemi një skuadër prej 11 700 vetësh edhe e përhapur në mbi 70 drejtori të ndryshme. Ka sektorë pa fund ku po punohet dhe kantierët e ardhshme do jenë le të themi prova jonë e vërtetë dhe testi I vërtetë I qëndrueshmërisë së asaj që kemi ndërtuar. Sigurisht ka qenë fillimi I vitit, kishim muajin e Ramazanit, kjo do të thotë që projekti ynë me Katarin prej muajit të Ramazanit vetëm tani rifilloi që është për fundin e Bulevardit, bëmë detajimin,kemi bërë një prezantim publik, do bëjmë disa prezantime publike, po ai do të jetë sheshi fundor I Tiranës, që bashkë me sheshin Nënë Tereza, dhe sheshin Skënderbej është aksi I balanciar I shtyllës kurrizore të qytetit dhe asaj që do quhet Tirana e re. Shoh vincat në sfond, Tirana e re prej 70 vitesh quajmë Tiranë të Re një zonë që tashmë është bërë 70 vjec, dhe Tirana e Re e 100 viteve të ardhshme sigurisht do të jetë pjesa e bulevardit. Jemi besoj në seancën e fundit gjyqësore për Kopshtin botanik, mezi pres ta fillojmë atë projekt, jam i sigurtë që edhe aty do të ketë beteja të ngjashme. Sapo e fituam betejën për kthesën e Kamzës, pra pothuajse të gjitha proceset dhe punët e Bashkisë janë me procese ligjore. Disa prej ycklave që kanë historitë e pronave, disa prej ycklave që kanë historitë e partive ku futen e disa të tjerë se janë cështje proceduriale dhe administrative. Ndaj edhe besoj që testi I vërtetë do të jetë ritmi I këtyre punëve. Sa u hap shkolla ‘Xhezmi Delli’, me financim të BE, do të hapim shumë shpejt shkollën “Emin Duraku”, një super lajm për gjithë zonën e Bllokut dhe fëmijët që detyrohen të shkojnë në shkolla të tjera si ‘Vasil Shanto’ dhe ’11 Janari’ dhe në finale punët do të jenë ato që do t’I rezistojnë cdo debati. Unë vetë, as jam në akuzë, as jam në hetim. Ndërkohë shikojmë personazhe si Donald Trump që janë me 33 procese gjyqësore. Këtu pyetja është do flasë drejtësia apo do flasin analistët, apo ata njerëz që nuk kanë bërë asnjë gjë në jetë dhe japin komente. Unë besoj që duhet të flasë drejtësia dhe ky ekzekutimi me paradhënie I njerëzve, karaktereve të tyre, familjes së tyre, reputacionit të tyre, është dicka me të cilët duhet të piqemi dhe të maturohemi si shoqëri. Dhe vetëm kur drejtësia ka dhënë fjalën e vet do mund të flasim për njerëzit si të fajshëm dhe të pafajshëm. Në këtë fazë ku jemi ekipi është totalisht I rinovuar, ndërkohë që do të kemi edhe disa procese të tjera. Jemi në komunikim se si do të marrim për secilën prej ndërmarrjeve të bashkisë certifikatën ISO, për t’u siguruar që të gjitha procedurat, sipas asaj që certifikata ISO vlerëson si në BE dhe shumë vende të tjera modern të jetë gjithashtu një standard shtesë dhe unë besoj se të gjithë mësojnë nga situata të tilla. Unë I kam nxjerrë mësimet e mia.

Pra është ajo që kemi folur herën e fundit, ngritja e një sistemi të ri të procedurave të tenderimit, rinovimit të fondeve publike..

Patëm rinovimin  e skuadrës, patëm ose kemi filluar kantieret e reja duke qenë se ka qenë le të themi pjesa e parë e vitit aty ku fillojnë shumica e punëve të reja. Dhe sigurisht tani jem në fazën ku do ngremë edhe disa sisteme të reja dhe siguresa të reja për sistemin. Por di të them që Tirana nuk do ndalet edhe do ta lëmë këtë qytet shumë herë më të mirë sec e gjetëm jo perfekt, qyteti perfekt nuk ekziston. Dhe di të të them që sic janë bërë, një pafundësi punësh të mira, nëse ka dy tre punë që ka nevojë të sqarohen, edhe pse punët janë bërë, po nëse ka nevojë të sqarohen si janë bërë dhe kush I bërë, fakti që drejtësia sot e ka këtë mbështetje si kurrë më parë, duke nisur nga kryeministri dhe kryetari im I partisë deri te socialisti që dje u bashkua me ne I ka dhënë mbështetje publike, mbështetje me votë dhe me financë këtij projekti, unë besoj se kemi bërë gjënë e duhur. Dhe nëse do rikthehesha do bëja ekzaktësisht, të njëjtat beteja, si beteja e parë te këndi I lodrave deri te beteja e ditës së fundit në 2027.

Megjithatë ka edhe një përjetim personal se ndoshta për koecidencë, ditën që ju shkuat për të dorëzuar versionin tuaj të fakteve dhe gjërave lidhur me inceneratorin e Tiranës, po atë ditë gjykata i la sërish në burg ish drejtuesit e bashkisë, keni vetë një përjetim personal ndaj atyre që kanë qenë edhe bashkëpunëtorët e afërt tuajt?

Shiko, ky është një gjykim për masat e sigurisë dhe jo për thelbin e cështjes, ndaj edhe patjetër uroj të dalin të pafajshëm dhe patjetër duhet të kenë ata hapsirën e tyre në gjykatë për të treguar provat dhe për të treguar versionin e tyre të historisë, pro deri në atë moment ajo që do këshilloja të gjithë është të mos nxitohemi dhe të mos hedhim gurë se ndryshe do kthehmi në një shoqëri hijenash ku vetëm shqyejmë dhe I hedhim gurë njëri tjetrit. Do duhet të vendoset një standard, që flet drejtësia dhe të gjithë të tjerët duhet të heshtin. Unë vetë ndoshta s’mund të them aq sa kryeminsitri por ndoshta pas kryeministrit njeriu që ka patur më shumë shpifje dhe që ka fituar të gjitha këto gjyqe. Kur ka folur drejtësia, ndoshta nuk është bërë lajm I madh që shpifësi është gjetur shpifës dhe është dënuar, megjithatë unë për ndërgjegjem time i kam fituar këto beteja. Ndaj edhe them le të flasë drejtësia. Ju kujtoj se ishin bashkë në fushatë dola që isha edhe në Iran, edhe kisha bërë rrok..

I ngjanit atij ama..

Nuk e di nëse i ngjaj apo jo, por di të them që para se të kisha lindur isha bërë fajtor, pastaj linda dhe pastaj bëra edhe këto.

Jo, që kur lindët ishit fajtor se ishit djali I Ahmadinexhadit..

Po që aty pjesë e atij konspiracioni të madh. Ndaj edhe them, që unë e kuptoj që për një pjesë të popullsisë ky është një argëtim banal po nuk janë këta pjesa e shumicës së popullsisë. Shumica e njerëzve janë njerëz që shkojnë nëpër punët e tyre, shohin familjet e tyre, punojnë me drejtësi, sigurisht edhe ata bëjnë gabimet e tyre dhe vetëm ai që punon ia kupton hallin atij që punon. Një njeri që s’punon dhe nuk ka arritur asnjë gjë në jetë sigurisht që nuk e kupton dot se cfarë do të thotë një organizatë komplekse me kaq shumë njerëz dhe me kaq shumë shpërndarje të punëve. Në finale, them drejtësia do duhet të flasë, por teksa mbërrijmë te ajo ditë, ne nuk duhet të harxhojmë asnjë ditë duke e mbajtur kokën pas, por duke ecur përpara. Ky qytet sot ka vulën kontributin e të gjithëve, edhe atyre që mund të kenë gjër për të sqaruar edhe atyre që as janë në hetim dhe as janë të akuzuar, por ky qytet ecën përpara vetëm kur të gjithë e mbushim me energji të mirë, po shqyem njëri tjetrin dhe po kthyem këtë në një betejë banale me molotovë, molovët nuk janë ide, dhe molotovët nuk janë gjuha e 2024, Tirana vitin tjetër do të jetë kryeqyteti Mesdhetar I Kulturës dhe Dialogut, këtë vit bashkia e Tiranës drejton gjithë bashkitë e rajonit, vjet ishte i Sportit dhe Rinisë..

Dhe të mendosh I dialogut ku hidhen molotovë..

Fiks, prandaj them që është në nderin e atyre që kanë mbetur pakicë për të mos u bërë dhe më pak sec janë që të sillen si njerëz dhe t’I lenë drejtësisë një standard. Jo tjetër standard te “Murat Toptani”, tjetër standard te “Mustafa Matohiti”. Ne kemi të njëjtin standard si te shkolla Kosova, si te Bashkia e Tiranës, si te Piramida të mbështesim dhe të cojmë përpara këtë vend përfshi edhe drejtësinë e re.

Erion, sigurisht është herët për të folur sot, 2027 është ende larg, ju nuk keni më të drejtë të kandidoni për bashkinë e Tiranës nga pikëpamja kushtetuese për 2027, sigurisht zgjedhjet e ardhshme, nëse do jenë të rregullta do jenë në 2029, në këtë pjesë vakumi të themi të funksioneve tuaja si drejtues shtetëror, apo si përfaqësues politik I pazgjedhur, se jeni I pazgjedhur në atë kohë, si keni menduar ta konsumoni këtë pjesë?

Një përvojë e kam nga 2013 kur nuk kisha nevojë për spaleta për të qenë aktiv dhe kontribues, por di të them që në dallim nga ajo kohë tani kam edhe disa përgjegjësi të tjera në familje. Djali im është atje në sfod, sic e vure re pas kamerave, do jetë kohë që t’I kthejë pak kohë familjes, Ajolës, djalit. Është bërë 5 vjec, detyrohem ndonjëherë ta marr me vete në punë apo në ambjent pune për të kaluar qoftë edhe ato pak minuta në një vend që jo vetëm nuk ta fal suksesin shumë kollaj, por edhe kohën apo privatësinë e familjes nuk ta respekton jashtë mase. Por sic thash, shumica e vendit janë njerëz që duan punën dhe duan të ecin përpara, njerëz familjarë dhe që besojnë te puna dhe betejat që duhen bërë për këtë qytet. Ajo pakicë, që I jep namin e keq këtij vendi do mbesë gjithmonë pakicë, dhe unë them sa më shumë, emancipohemi aq më pak do bëhen. Kështu që ato dy vite nëse do I quajmë pauzë..

Nëse do jenë pauzë..

Do jenë njësoj aktive si të gjitha vitet e tjera. Ndoshta pa vulë e pa firmë por me më shumë borxh  për t’I kthyer Kait dhe time shoqe.

Jo më kot e zgjodha vendin këtu sipër, një është simbol i qytetit, por është edhe një nga vendet më të larta të Tiranës së vjetër. Ky ka qenë pas pesëmbëdhjetëkatësisht, vendi më i lartë i aksesueshëm nga njerëzit e thjeshtë pas vitit  1991 dhe këtu më kujtohen dy gjëra, librat për alpinistët që thonin, ‘pjesa më e vështirë nuk është pjesa ku ngjitesh, por kur zbret. Sepse kur ngjitesh ke entuziazmin, por entuziazmit i mbaron oksigjeni, dhe pjesa më e vështirë është kur ti kur zbret të duket më e lehtë por nuk është pasi nuk ke më oksigjen, shto këtu edhe shprehjen britanike ‘the higher you go, the harder you fall”

Metafora është e një qyteti që po transformohet përfshi edhe piramidën ku jemi. Ka qenë piramidë e një faraoni që u transformua në një mumje.Sot është një hapsirë e transformuar për të ardhmen e qytetit jo për të kaluarën. Nuk po lëvdohet e kaluara, celebrohet e ardhmja dhe kur mendon që poshtë nesh janë 1600 fëmijë që kodojnë, dhe që këtë e kanë falas nga Bashkia e Tiranës, a thua se është një e drejtë e njeriut dixhital, një e drejtë digjitale e njeriut, pra sic ke të drejtën për arsim e për vaksina ke edhe të drejtën për të marrë arsim digjital për punët e të ardhmes, reflekton që kjo ambicie të ka transformuar qytetin jo vetëm nga ana e urbanistikës. Por kur mendon që sot 25 përqind e outputit ekonomik të Tiranës është turizmi dhe IT, pra njerëzit mbi dhe vërdallë pirandës dhe njerëzit brenda piramidës, them që PO, kjo është një metaforë shumë e bukur, jemi vërtetë lart me Tiranën sot dhe dhëntë Zoti që Tirana kurrë të mos ulet asnjë shkallë por të vazhdojë lart e lart e lart. Sa të jem unë aty do sigurohem që kjo të ndohë përditë.




Skip to toolbar