Erion Veliaj zbulon në ‘Real Story’ nga i vijnë ‘stërkëmbëshat’

Më të fundit


Teksa foli për stërkëmbësha në projektet për qytetin, Veliaj tha për emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, se minoranca sa më e vogël bëhet, aq më e dhunshme dhe penguese kthehet. Ndër të tjera, Veliaj shprehu vendosmërinë e tij dhe të kësaj mazhorance për të vijuar pa u ndalur.

“Ti të kesh dy stërkëmbësha dhe të kesh forca politike që përveçse përballjes të bëjnë edhe këto hilet të marrin masa bllokimi në gjykatë, pra që aktivisht investohen përtej zhargonit politik të të pengojnë, po jam më i vendosur se kurrë që të mos ndalem. Të mos ndalem nga asnjëri prej këtyre, sepse besoj që i kemi treguar jo vetëm në kuti të votimit, por tre fitore në qeverinë qendrore dhe në qarkun e Tiranës, dhe tre fitore në bashkinë e Tiranës, janë një përgjigje që shumica e heshtur, njerëzit e ndershëm, njerëzit e drejtë, ata që e dinë që të punosh në këtë vend është një sfidë e jashtëzakonshme dhe kërkon një sakrifikim janë me ne.” shtoi Veliaj.


Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ju folët edhe gjatë një darke me pensionistët, në mos gaboj, për rastin e Pashkëve, ju folët për stërkëmbësha. Dhe nuk është hera e parë që ju e përmendni këtë nocion, fjalën ‘stërkëmbësha’. Të jemi të sinqertë, PD nuk ju vendos stërkëmbësha, ata ju hedhin Molotov, janë përballë. Stërkëmbësh vendos zakonisht dikush që është në krahun tënd, ti ecën para dhe nuk e shikon të paktën nga gjuha e futbollit, stërkëmbëshi ky është..

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Aspak, stërkëmbëshi është ajo në na ka ndodhur në Kombinat ku LSI ose ish lidershipi i LSI që tani është larguar nga ajo parti, na çoi në 20 gjyqe. Ajo është një stërkëmbësh i jashtëzakonshëm sepse, pengoi në mënyrë aktive një kantier të jashtëzakonshëm. Ato njerëz patjetër nuk janë pa shtëpi sot, paguhet qiraja nga Bashkia e Tiranës, por është mëkat që nuk e kemi mbaruar më shpejt prej një stërkëmbëshi që na u vu në mënyrë ligjore. Një tjetër ishte te ‘5 Maji’, pra duke i përdorur njerëzit si mish për top, klasa politike presupozohet  që kur je në marrëdhënie me publikun ti nuk je përballë, ti je në të njëjtin krah. Pra, ne kemi patur ligje me konsensus kur ka ardhur puna për reformën në drejtësi apo për reformat elektorale dhe te një nga gjërat që është më e rëndësishme, që realisht është për njerëzit që janë hallexhinj, që është çështja e tërmetit, ti të kesh dy stërkëmbësha dhe të kesh forca politike që përveçse përballjes të bëjnë edhe këto hilet të marrin masa bllokimi në gjykatë, pra që aktivisht investohen përtej zhargonit politik të të pengojnë, po jam më i vendosur se kurrë që të mos ndalem. Të mos ndalem nga asnjëri prej këtyre, sepse besoj që i kemi treguar jo vetëm në kuti të votimit, por tre fitore në qeverinë qendrore dhe në qarkun e Tiranës, dhe tre fitore në bashkinë e Tiranës, janë një përgjigje që shumica e heshtur, njerëzit e ndershëm, njerëzit e drejtë, ata që e dinë që të punosh në këtë vend është një sfidë e jashtëzakonshme dhe kërkon një sakrifikim janë me ne. Dhe për sa kohë që kemi këtë shumicë, nuk shoh asnjë arsye as të ulim ritmin as të ndalojë betejat. E di që do kemi një betejë tani prapë për Kopshtin Botanik, do fillojë kantieri i Lanës, jam i sigurt që do futen të njëjtët personazhe. Po të kujtoj betejën time të parë të këndit të lodrave, po të isha tërhequr aty, nuk do kishim bërë dot asnjë punë. Kështu që fakti që kemi rezistuar, kemi bërë betejë përditë, për çdo punë, me sa duket është fati I të punuarit në një vend ku një minorancë e vogël, sa më e vogël bëhet aq më e dhunshme dhe penguese bëhet.

Pyetje: Vetëm që ka një gjë të bën kontrast. Ju folët që nuk tërhiqeni pasi në të kundërt sulmet do shumëfishohen do bëhen edhe më të egra..

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Jo jo, nuk e kam te sulmet. Ndoshta, po të lë disa nga projektet nuk do i kem këto probleme. Ndoshta po të rri dreka darka e të bëj kateringun e influencerave ndoshta nuk do i kem këto probleme, por nuk është kjo puna ime. Puna ime është të bëj këto beteja dhe të prodhoj këto kantiere për qytetin.




Skip to toolbar