Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu,
u shpreh në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se diskutimi për
influencën ruse në vend është i vonuar. “Jemi vonë në diskutimin për influencën
ruse. Gjuha e projekt-rezolutës për ndërhyrjet e huaja ëhstë e përgjithshme. Mendoj
se do ishte shumë e rëndësishme që të kishte një burim të qartë informacioni
nga strukturat informative”, tha Mediu.
Sipas tij, Shqipëria ka shumë sektorë që janë
vurnerabël ndaj influencave të huaja. Ai u shpreh se Rusia ka ndryshuar qasje në
raport me Ballkanin. “Ka sektor shtetëror që janë shumë vurnerabël ndaj
influencave të huaj. Rusia ka ndryshuar qasje me Ballkanit. Ajo përpiqet që të infiltroj
kudo që të jetë e mundur, në media, në ekonomi”, tha Mediu.
Sipas kreut të PR, problemi më i madh është
influenca ruse dhe ajo kineze në ekonomi. Sipas tij, SHBA ka një ligj të veçantë
që parandalon këto influenca, ndërsa Shqipëria nuk ka filtra parandalues. “Paraqitja
e kësaj rezolute, do të thotë që ne kemi një kërcënim të sigurisë kombëtare. Një
nga problemet më të mëdha janë investimet që vijnë nga Rusia dhe Kina. Në SHBA
ka një ligj të veçantë që për investime që cënojnë sigurinë kombëtare të Amerikës,
nuk lejohen të zhvillohen. Ne nuk e kemi një filtër të tillë. Nga fjalë ne
duhet të kemi institucione që funksionojnë”, tha Mediu. /Realstory.al/
“Asnjë komision
parlamentar, i drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime
elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore”,
ishte një nga kushtete e Lulzim Bashës ndaj Edi Ramës, për hartimin e Reformës
Zgjedhorem, publikuar të mërkurën. Pra, thënë ndryshe, Basha nuk do Damian
Gjiknurin (të cilin e akuzon për vjedhje të votave në Dibër), që të jetë pjesë
e Komisionit të Hartimit të Reformës Zgjedhore. Por a janë të gjithë aleatët
dakord me Bashën? Përgjigjen e jep Fatmir Mediu. Në një intervistë për Report
Tv, pasi përfundoi mbledhjen me Bashën dhe aleatët e tjerë të opozitës, Fatmir
Mediu shprehet se, “largimi i Gjiknurit nuk është kusht”.
Sipas tij, Damian
Gjiknuri është ekspert i Reformës Zgjedhore, ndërsa lidhur me akuzat për
vjedhjen e votës, sipas Mediut, “kjo është çështje që i takon gjykatave ta gjykojnë”.
“Nuk kam paragjykime për kundërshtarin tim, as nuk bëj rolin e gjyqtarit, nëse
ka një çështje të ngritur janë ato që vendosin.
Nuk është kusht, nga pikëpamja e moralit është e drejtë. Një dialog
është një marrëdhënie besimi. Gjiknuri ka qenë ekspert i Reformës Zgjedhore dhe
mbetet për t’u parë kontributi i gjithë secilit”, tha Mediu.
Më tej, Mediu është shprehur se opozita duhet të diskutojë me PS për përshpejtimin e Reformës Zgjedhore. “Patjetër që duhet të diskutojmë me PS për përshpejtimin e Reformën Zgjedhore, në Drejtësi dhe problematika të tjera që ka Shqipëria. Janë kushte ndaj qeverisë dhe opsione të opozitës për zgjidhje. Unë mendoj që ajo që i ka munguar Ramës është serioziteti për të vlerësuar nevojën për një dialog dhe të dëgjojë qëndrimet e ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët duan dialog të qenësishëm, pra që opozita të ketë të qartë zgjidhjen e problemeve. Nëse flasim për dialog politik, duhet të trajtojmë problemet tona dhe problemi ynë nuk është vetëm Reforma Zgjedhore. Ka disa elementë të tjerë”, tha Mediu.
Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla
në News 24, u fokusua te mesazhi pozitiv i dhënë nga Gjermania për hapjen e
negociatave, ndërsa debati rrodhi drejt asaj që është tema e ditës prej gati një
viti, kriza politike. Të ftuarit në studio, Kryetari i Partisë Republikane,
Fatmir Mediu, analisti dhe avokati Spartak Ngjela dhe analisti Agron
Gjekmarkaj, ranë dakord në një pikë të përbashkët; “kriza do të zgjidhet nga
Reforma Zgjedhore”. Pavarësisht diskutimeve, Fatmir Mediu pranoi se “presioni
ndërkombëar”, ka bërë që opozita të afrohet për dialog me mazhorancën, ndërsa
pika e tyre e takimit, duket se do të jetë Reforma Zgjedhore.
Reforma
Zgjedhore, Mediu në Real Story: Kemi propozuar 10 pika
Reforma Zgjedhore, duket se do të jetë një
tjetër investim ndërkombëtar. Por këtë herë, ndryshe nga e kaluara, ky investim
do të jetë aq serioz sa për Reformën në Drejtësi. I pyetur nga gazetari Sokol
Balla, në lidhje me këtë reformë, kreu i
PR, Fatmir Mediu u shpreh se duhet një sistem konkurrues. “Qëndrimin tim
për sistemin e kam bërë të qartë. Kam qenë kundër këtij sistemi, kam qenë për
garë të hapur. Duhet konkurrim. Unë nuk mendoj se duhet ta reduktojmë diskutimin
tonë me ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore. Çështja është te vullneti
politik dhe vullnet legjislativ. Prandaj duhet të bëjmë një analizë”, tha
Mediu.
Më tej, në studion e “Real Story”, ai u
shpreh se opozita kërkon zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa u shpreh se
opozita ka gati propozimet për Reformën Zgjedhore. “Këtë po themi, zbatimi sa më
shpejt i Reformës në Drejtësi. Për të shkuar te një parlament përfaqësues. Ne
kemi rënë dakord para disa ditësh në një takim, një nga pikat ishte Reforma
Zgjedhore. Unë e kam bërë gati atë që mendoj. Nëse flasim sot për kushtetueshmëri
është sa kushtetues është parlamenti. Nuk duhet kthyer parlamenti në kuadër të
një partie politike. Secili ka të drejtë të jetë në garë”, tha Mediu.
Ndërsa shtoi më tej, se sipas tij, sistemi më i mirë është ai “proporcional kombëtar” me lista të hapura. “Sistemi më i mirë është proporcional kombëtar me lista të hapura. Kjo është një çështje që kërkon shumë ndryshime. Ndërkombëtarët duan një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse me opozitën reale. Kjo është një realitet që do të mbyll problemin e krizave nga pikëpamja zgjedhore. Të gjitha janë në tavolinë, kemi paraqitur prej kohësh 10 pika. Ndërkombëtarët e duan opozitën brenda procesit. Ne kërkojmë një proces që të zgjidh përfundimisht garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkombëtarët kërkojnë ndëshkimin e krimit zgjedhor”, tha Mediu.
Ngjela:
S`ka krizë politike. SHBA kundër bojkotit të Parlamentit
Avokat Spartk Ngjela, i ftuar në studion e
emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News 24, është shprehur se
PD gaboi me djegien e mandateve, pasi nuk kuptoi se SHBA dhe Gjermania nuk do e
pranonin këtë vendim. Sipas tij, largimi nga Parlamenti është koncept anti-perëndimor.
“Duhet të përcaktojmë se krizë nuk ka. Për mua kriza është në parlament.
Pushteti luhet atje. Opozita iku, tani ka bërë dy gabime të rënda opozita në
funksion të vetvetes. E para, nuk kuptoi që SHBA dhe Gjermania nuk do e
pranonte bojkotin e parlamentit. Bojkoti është koncept anti-perëndimor. E bën
dhe doli fitimtar Saliu dhe Basha. Nuk ka rëndësi se çfarë ka pasur në mendje.
Ikën nga parlamenti, nuk ta pranon perëndimi. Sepse e kupton që je i paaftë”,
tha Ngjela.
Më tej, ai shtoi se PD bëri gabim që u largua
nga Kuvendi. Sipas tij, kriza mund të shkaktohej në Parlament duke bllokuar
mazhorancën me vota. Ndërkohë, Ngjela tha se opozita nuk ka rrugëdalje tjetër
veç dialogut me Kryeministrin Edi Rama. “Përse
të duhet më shumë? Rregullo sistemin zgjedhor, kërko ndihmë nga perëndimi. Një
rast ka në historinë botërore; socialistët e Italisë, ikën nga parlamenti, ua
mori vendet Partia Komuniste. Ata kishin arsye shumë të madhe. Momenti duket,
opozita e pa që nuk ka rrugëdalje. Mirëpo nuk është në parlament. Rama më mirë
do të bashkëpunojë me këta, se sa nuk di se kush drejton opozitën parlamentare”,
tha Ngjela.
Avokat Spartak Ngjela shprehet gjithashtu se situata do fillojë të jetë në favor të opozitës, në momentin që një delegacion ndërkombëtar do takohet me përfaqësuesit e saj. “Rama tani s`mund të thotë që nuk më lë opozita. Janë tre-katër grupe konfliktesh. Politika do fillojë të ndryshojë në favor të tyre, kur një delegacion i rëndësishëm që vjen këtu t`i takojë. Kriza është kur unë bllokoj qeverinë, s`ka vota për të marrë vendime. Kjo është krizë politike”, tha Ngjela.
“S`ka
krizë”, Mediu debat me Ngjelën në “Real Story”
Deklaratat e bëra nga Avokati Spartak Ngjela
në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se “në Shqipëri nuk ka krizë
politike”, kanë shkaktuar debat në panelin e të ftuarëve. Kryetari i Partisë
Republikane, Fatmir Mediu dhe analisti Agron Gjekmarkaj, dolën kundër
arsyetimit të Spartak Ngjelës. Mediu u shpreh se opozita nuk doli nga
Parlamenti për qejf, por për shkak të vjedhjes së votës. Ndërkohë, Ngjela iu
përgjigj duke i thënë që këtë çështje “çojeni në Uashington”. Ndërkohë, Spartak
Ngjela ka treguar formulën se si PD mund të kthehet në pushtet.
Mediu: Ne nuk dolëm nga
parlamenti për qejfin tonë. Ne dolëm për shkak të asaj që po ndodh në Shqipëri.
Ky nuk ishte parlament shumice. Ishte parlament që ishte ndërtuar për shkak të
vjedhjes së votës dhe bërjes bashkë me krimin, nuk ka më as Prokurori etj.
Ngjela: Mirë ore zotëri,
çojeni në Uashington. T’iu pranojë Uashingtoni t’iu pranoj edhe unë.
Mediu: Sot Shqipëria është
në krizë. Shqipëria po shpopullohet.
Ngjela: Kjo është
ineficencë e qeverisë. Ka qenë gjithmonë.
Gjekmarkaj: Nuk mund të thuhet
se Shqipëria nuk ka krizë, siç thotë avokati.
Ngjela: Kjo nuk është krizë
politike, krizë por jo politike. Kriza është kur e ke në parlament. Nuk ka
krizë jashtë parlamentit në të gjithë Europën.
Gjekmarkaj: Me këtë krizë,
kryeministrin mund ta kesh 30 vjet në pushtet.
Ngjela: Nuk iu ka përkrahur
asnjë politikë e madhe, asnjë partner i madh ndërkombëtar. Nuk po ndihmoni opozitën. E djathta klasika
ka qenë e gjitha pa shkollë, nuk i linte komunizmi në shkollë. Më kanë thënë të
huajt se janë 1200 shqiptarë ekselentë në perëndim, thërrisni të djathtën
klasike dhe e rrëzoni për 3 muaj, ndryshe nuk bëhet. Këtë frikë ka Rama,
prandaj iu afron.
Mediu: Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese…
Mediu:
Presioni ndërkombëtar, opozita reflektoi për krizën
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediat u
shpreh se reflektimi i opozitës për të ulur në tryezë me Ramën ka ardhur edhe
si pasojë e presionit ndërkombëtar për të adresuar çështjet kryesore të vendit.
Këto deklarata Mediu i tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla
në News 24. Ndryshimi i qëndrimit të opozitës dhe presioni publik që aleatë i
kanë bërë Bashës për uljen në dialog me Ramën, Mediu i cilësoi si një reflektim
që erdhi pas 30 qershorit por edhe presionit ndërkombëtar. Për të marrë në
vendim pozitiv për çeljen e negociatave duhet të zgjidhet kriza tha Mediu dhe
në këtë pikëpamje është rritur edhe presioni ndërkombëtar.
“Unë mendoj se të gjithë arrijmë në një
përfundim, Shqipëria është në krizë politike. Përgjegjshmëria e opozitës është
se si duhet të dilet nga kriza. Duhet zgjidhje që i shërbejnë opozitës, jo për
pushtetin, por për ta bërë shtetin funksional. Ky diskutim ka kohë që ka
filluar në opozitë. Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama. Opozita ka nevojë
për të realizuar dhe aksionin politik. Aksioni politik i opozitës nuk ka
dështuar. Bojkotimi i zgjedhjeve nga shqiptarët krijoi një raport tjetër me
qeverinë. E dyta raporti i OSBE/ODIHR-it
ka certifikuar atë që opozita ka replikuar vazhdimisht për situatën në
Shqipëri. Sot jemi para hapjes së negociatave dhe vendi ndodhet ende në krizë.
Në këtë pikëpamje presionet janë më të mëdha ndaj ndërkombëtareve për të
adresuar çështjet me rëndësi.” tha Mediu në Real Story.
Në lidhjet me krizën që shkaktoi opozita me daljen nga parlamenti dhe protestat e dhunshme, Mediu nuk pranoi të quante opozitën shkaktare të saj, por për të kjo krizë erdhi si pasojë e shkatërrimit të kushtetutës nga ana e Ramës. “Opozita nuk ishte shkaktare e krizës, por shkatërrimi i sistemit kushtues në mënyrë të qëllimshme nga Rama dhe krijimi i një parlamenti që nuk funksiononte nga asnjë lloj pikëpamje detyroi opozitën të dilte jashtë. Në këtë pikëpamje ka reflektime, siç ka pasur dhe vërejtje për aksionin e opozitës. Prandaj e rëndësishme është që të dilet nga kjo krizë duke reflektuar mbi raporte ndërkombëtare.”- tha Mediu.
Ngjela:
Në Real Story: Nuk kemi shtet, po na e bëjnë aleatët
Për avokatin Spartak Ngjela, Shqipëria nuk ka
dhe nuk ka pasur kurrë shtet, por ajo po krijohet nga ndërkombëtarët falë
Reformës në Drejtësi. Gjatë replikave të tij të ashpra me kreun e PR-së, Fatmir
Mediu në emisionin Real Story, Ngjela u shpreh se reforma në drejtësi është e
vetmja shpresë që ky vend do të bëhet. Sipas avokat Ngjelës me këtë drejtësi të
re nuk ka më rëndësi se kush është gjyqtari, por kush është ligji dhe
kushtetuta, pasi atë do të zbatojnë.
“Reforma në Drejtësi është e vetmja shpresë,
shtetin tonë po e bëjnë aleatët, pasi ne nuk mundemi dot ta bëjmë. Drejtësia
është e vetmja shpresë e jona që do të eliminojë korrupsionin në nivele të
larta qeverisëse. Nuk ka rëndësi se kush janë gjyqtarët, por kush është ligji
dhe kushtetuta dhe për fatin tonë ky ligj po bëhet nga aleatët. Nuk ka zgjedhje
të lira pas pushtet gjyqësor dhe asnjë sektor tjetër.” tha Ngjela.
Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të vlerësuara dhe të rëndësishme nga ndërkombëtarët dhe ajo është vazhdimisht nën monitorimin e SHBA që të krijohet siç duhet. Kjo drejtësi e re që pritet të vendoset sa më parë në zbatim me krijimin e strukturave të reja do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeverisës. Falë kësaj reforme të thellë, Shqipëria ka shpresa që t’i hapen negociata më 18 tetor, por dhe ka tmerruar kreun e shtetin dhe disa opozitarë dukë vënë në zbatim planin e tyre “për djegien e vendi’ dhe sulmimin e saj në mënyrë të vazhdueshme.
Ngjela:
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor humb si Rama dhe Basha
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë
të fortë nga studio e emisionit “Real Story” në lidhje me reformën zgjedhore
dhe ndryshimin e sistemit elektoral duke thënë se këtë as Rama dhe as Basha nuk
e dëshiron, pasi dalin të dy të humbur. Një ndryshim i sistemit zgjedhor nuk
nxjerr dot as Ramën dhe as Bashën deputet, prandaj për avokatin Ngjela ato
zvarrisin çështjen sikur nuk duan të ulen në tryezën e dialogut.
‘Me ndryshimin e sistemit zgjedhor as Basha
dhe as Rama nuk dalin dot deputet deh e pësojnë si Ramiz Alia. Këtë ta garantoj
unë. Dy të mëdhenjtë nuk e ndryshojnë sistemin dhe e vetmja shpresë që ajo të
bëhet është opozita parlamentare. Edhe të mos duan më ato, nuk i lë opozita parlamentare.
Opozita në parlament e ka vënë kusht ndryshimin e sistemit dhe prandaj shpresa
e perëndimorëve është tek opozita e re” tha Ngjela në Real Story. Gjatë
emisionit Real Story, Ngjela tha se vetë ndërkombëtarët duan ndryshimin e
sistemit dhe prandaj po bëjnë presion për një tryezë për diskutimin e saj.
Opozita e re është shprehur e qartë se kërkon
ndryshim të sistemit dhe nuk do të lejojë asnjë marrëveshje të re Rama –Basha
në lidhje me të. Madje ata kanë shprehur veton se nuk do të lejojnë të kalojë
asnjë marrëveshje në kuvend që nuk parashikon ndryshimin tërësor të sistemit
elektoral. Kjo është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, të cilët përveçse e
kanë njohur zyrtarisht si legjitime këtë opozitë, e cilësojnë edhe si një
faktor real për ndryshimin e sistemit. Kjo vërehet dhe në vizitat që zyrtarët e
huaj zhvillojnë në Tiranë, gjithmonë kanë përfshirë takime me Rudina Hajdarin,
që duket se është ‘e preferuara’ e re e tyre. /RealStory.al/
Reforma Zgjedhore, duket se do të jetë një
tjetër investim ndërkombëtar. Por këtë herë, ndryshe nga e kaluara, ky investim
do të jetë aq serioz sa për Reformën në Drejtësi. I pyetur nga gazetari Sokol
Balla, në lidhje me këtë reformë, kreu i
PR, Fatmir Mediu u shpreh se një sistem konkurrues. “Qëndrimin tim për
sistemin e kam bërë të qartë. Kam qenë kundër këtij sistemi, kam qenë për garë
të hapur. Duhet konkurrim. Unë nuk mendoj se duhet ta reduktojmë diskutimin
tonë me ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore. Çështja është te vullneti
politik dhe vullnet legjislativ. Prandaj duhet të bëjmë një analizë”, tha
Mediu.
Më tej, në studion e “Real Story”, ai u
shpreh se opozita kërkon zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa u shpreh se
opozita ka gati propozimet për Reformën Zgjedhore. “Këtë po themi, zbatimi sa më
shpejt i Reformës në Drejtësi. Për të shkuar te një parlament përfaqësues. Ne
kemi rënë dakord para disa ditësh në një takim, një nga pikat ishte Reforma
Zgjedhore. Unë e kam bërë gati atë që mendoj. Nëse flasim sot për kushtetueshmëri
është sa kushtetues është parlamenti. Nuk duhet kthyer parlamenti në kuadër të
një partie politike. Secili ka të drejtë të jetë në garë”, tha Mediu.
Ndërsa shtoi më tej, se sipas tij, sistemi më
i mirë është ai “proporcional kombëtar” me lista të hapura. “Sistemi më i mirë është
proporcional kombëtar me lista të hapura. Kjo është një çështje që kërkon shumë
ndryshime. Ndërkombëtarët duan një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse me
opozitën reale. Kjo është një realitet që do të mbyll problemin e krizave nga
pikëpamja zgjedhore. Të gjitha janë në tavolinë, kemi paraqitur prej kohësh 10
pika. Ndërkombëtarët e duan opozitën brenda procesit. Ne kërkojmë një proces që
të zgjidh përfundimisht garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ndërkombëtarët kërkojnë ndëshkimin e krimit zgjedhor”, tha Mediu. /Realstory.al/
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediat u shpreh se reflektimi i opozitës për të ulur në tryezë me Ramën ka ardhur edhe si pasojë e presionit ndërkombëtar për të adresuar çështjet kryesore të vendit. Këto deklarata Mediu i tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24. Ndryshimi i qëndrimit të opozitës dhe presioni publik që aleatë i kanë bërë Bashës për uljen në dialog me Ramën, Mediu i cilësoi si një reflektim që erdhi pas 30 qershorit por edhe presionit ndërkombëtar. Për të marrë në vendim pozitiv për çeljen e negociatave duhet të zgjidhet kriza tha Mediu dhe në këtë pikëpamje është rritur edhe presioni ndërkombëtar.
“Unë mendoj se të gjithë arrijmë në një përfundim, Shqipëria është në krizë politike. Përgjegjshmëria e opozitës është se si duhet të dilet nga kriza. Duhet zgjidhje që i shërbejnë opozitës, jo për pushtetin, por për ta bërë shtetin funksional. Ky diskutim ka kohë që ka filluar në opozitë. Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama. Opozita ka nevojë për të realizuar dhe aksionin politik. Aksioni politik i opozitës nuk ka dështuar. Bojkotimi i zgjedhjeve nga shqiptarët krijoi një raport tjetër me qeverinë. E dyta raporti i OSBE/ODIHR-it ka certifikuar atë që opozita ka replikuar vazhdimisht për situatën në Shqipëri. Sot jemi para hapjes së negociatave dhe vendi ndodhet ende në krizë. Në këtë pikëpamje presionet janë më të mëdha ndaj ndërkombëtareve për të adresuar çështjet me rëndësi.” tha Mediu në Real Story.
Në lidhjet me krizën që shkaktoi opozita me daljen nga parlamenti dhe
protestat e dhunshme, Mediu nuk pranoi të quante opozitën shkaktare të saj, por
për të kjo krizë erdhi si pasojë e shkatërrimit të kushtetutës nga ana e Ramës.
“Opozita nuk ishte shkaktare e krizës, por shkatërrimi i sistemit kushtues në mënyrë të qëllimshme nga Rama dhe krijimi i një parlamenti që nuk funksiononte nga asnjë lloj pikëpamje detyroi opozitën të dilte jashtë. Në këtë pikëpamje ka reflektime, siç ka pasur dhe vërejtje për aksionin e opozitës. Prandaj e rëndësishme është që të dilet nga kjo krizë duke reflektuar mbi raporte ndërkombëtare.”- tha Mediu / Real Story
Pas sulmeve që Ilir Meta bëri ndaj opozitës,
duke u shprehur se në protestat e saj ‘do të tentohej të digjej parlamenti’,
Partia Demokratike dhe aleatët, po japin sinjale të thellimit të krisjes me
kreun e shtetit, të cilin në fakt deri pak kohë më parë e shihnin si garantin e
‘unitetit’ kombëtar. Në një intervistë në një studio televizive, kryetari i
Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se opozita duhet të dialogojë
me mazhorancën, duke thënë se ‘institucioni i opozitës duhet të ulet me
institucionin e mazhorancës’.
“Opozita duhet të kërkojë dialogë me
mazhorancën. “Rama ik” patjetër, sepse është simbol i së keqes. E
lidhim politikën thjesht me individ. Përgjegjësia ka një hierarki, asnjëri nuk
është i imunizuar nga e keqja. Këta kanë një përgjegjësi më të madhe se
personat e tjerë. Në Shqipëri, pushteti nuk është më institucional, por i
liderëve partiak. Institucioni i opozitës duhet të ulet me institucionin e
mazhorancës, me faktorin ndërkombëtar. Historia ka treguar që në momente të
vështira është gjendur zgjidhje. Duhet ta mendojmë më afatgjatë zgjidhjen”,
shprehet Mediu.
Më tej, ai ka shtuar se dialogu i opozitës me
mazhorancën duhet të bëhet nëpërmjet partnerëve ndërkombëtarë. “Kemi nevojë për
partnerët ndërkombëtar, se çfarë bëjmë ne janë edhe kërkesa të tyre. Në këtë
pikëpamje, Komisioni Europian, SHBA dhe
OSBE-ODIHR kanë shpallur interes për dialog, por nuk mund të vijnë kur ne sot
jemi pjesë e një sherri. Nuk heq dorë se sa më shpejt të largohet Rama, aq më
mirë, por s’e kam në dorë. Unë duhet të shikojë interesin e vendin. Nëse
opozita do marrëdhënie me qytetarët dhe ndërkombëtareve, duhet të lërë
indinjatën”, tha Mediu.
Në fakt, Ilir Meta nuk ngurroi të sulmonte përsëri
ndërkombëtarët të mërkurën pasdite gjatë një konference për shtyp. Akuzat ishin
të rënda, aq sa kreu i shtetit i cilësoi ndërkombëtarët se ‘po mbajnë Shqipërinë
në situatë ngërçi’. Ndërkohë, fakti që aleatët e Bashës, dhe vetë kryedemokrati
është shprehur më herët, se zgjidhja e krizës duhet të bëhet me ndërmjetësimin e
ndërkombëtarëve, është dhe një përgjigje ndaj Ilir Metës për deklaratën e tij të
një dite më parë, ku fajësoi ndërkombëtarët si përgjegjës për krizën politike në
vend.
Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Dashamir Shehi,
por edhe Monika Kryemadhi, kanë dalë kundër Lulzim Bashës, kur vjen puna te
dialogu me Edi Ramën. Katër aleatët kryesor të kryedemokratit janë shprehur
vazhdimisht në media “se Basha duhet të ulet në tryezë me Ramën për të zgjidhur
krizën”, ndërsa kanë shprehur edhe qëndrimin se do të regjistrohen për të marrë
pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka mbajtur të njëjtin
qëndrim, duke u shprehur se “nuk ka pazare për zgjidhjen e krizës pa u larguar
Rama”. Por, duket se Lulzim Basha nuk i ka kaluar pa vënë re deklaratat e aleatëve
të tij, që i kanë “dezertuar” një e nga një. Ndaj, siç raportojnë disa media në
vend, kryedemokrati ka thirrur në një mbledhje urgjente aleatët në selinë e
PD-së, ku raportohet që tema e diskutimit të jenë zgjedhjet e 13 tetorit.
Por në fakt, zgjedhjet e 13 tetorit janë “nul”
pasi dekreti për to është hedhur poshtë nga Kolegji Zgjedhor, që legjitimoi
zgjedhjet e 30 qershorit, si procesin e vetëm ligjor të mbajtjes të zgjedhjeve
lokale. Megjithatë, 13 tetori mund të jetë shqetësimi i fundit për Lulzim Bashën,
për të cilin dozat e kritikës nga aleatët e tij janë shtuar.
Së fundit, të enjten, Fatmir Mediu u shpreh
se “Basha bëri gabim që i liroi bashkitë e djathta në paqe”. Ndaj, kritikat dhe
përçarja brenda opozitës mund të jenë arsyeja kryesore, që ka detyruar Lulzim
Bashën të mbledhë me urgjencë aleatët në PD, vetëm një orë para mesnate.
Një nga aleatët historik të Partisë
Demokratike dhe Sali Berishës, Fatmir Mediu, ka dalë kundër qëndrimeve të
Partisë Demokratike, që nuk pranon 13 tetorin si datë zgjedhjesh lokale, pa
mbajtur njëkohësisht dhe zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Në një
intervistë për A2 CNN, Fatmir Mediu ka dekluar se Partia Republikane do të
rregjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit.
“Padyshim që do të regjistrohemi në zgjedhjet
e 13 tetorit. Unë mendoj se detyra e një force politike është dhe në mënyrë të
veçantë i opozitës është respektimi i Kushtetutës. Unë nuk jam as euforik, por
as naiv për të moskuptuar realitetin politik që ka Shqipëria. Por ajo që është
e rëndësishme për një forcë politike, ndryshe nga institucionet e tjera që
merren me diskutime të ideve politike, është që një forcë politike të ndërmarrë
të gjitha hapat për të ndërtuar një raport të drejtë me qytetarët dhe për të
ndryshuar një realitet që është i papranueshëm për ta”, u shpreh Fatmir Mediu.
Megjithatë, 13 tetori ka rënë si dekret, pasi Kolegji Zgjedhor ka njohur 30 qershorin si datë të ligjshme të zgjedhjeve, të cilat tashmë janë certifikuar në çdo shkallë institucionale, dhe ka nisur betimi i kryetarëve të rinj që do të drejtojnë bashkitë në katër vitet e ardhshme. Gjithsesi, Fatmir Mediu, edhe pse e di, se në kushte të tjera do të duhej që brenda datës 4 gusht të regjistrohet si garues, pasi Kodi Zgjedhor parashikon 70 ditë para datës së zgjedhjeve, shprehet se Lulzim Basha duhet të negociojë për zgjidhjen e krizës. Ndërkohë, vetë Mediu pranon se është gati të ulet në tryezë dhe me Edi Ramën.
“Kundërshtarin politik t’i nuk e zgjedh dot, ai është zgjedhur nga
dikush tjetër. Mendoj se ndonjëherë është më mirë të merresh me atë që ke
kundërshtar të drejtpërdrejt politik se sa me vegla të kundërshtarit politik.
Kjo e kthen pastaj dialogun në mënyrë qesharake. Është shumë e rëndësishme që
ne të arrijmë në një mirëkuptim, nëpërmjet negociatave që ne të zgjidhim këto
probleme për të garantuar që të kemi një qeverisje tranzitore, e cila nuk do të
jetë më një qeverisje e Ramës, por një qeverisje e një vullneti politik për të
garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por pa Ramën Kryeministër”, tha
Mediu.
Megjithatë, ndonëse Mediu shprehet se “duhen garantuar zgjedhje të lira
dhe ndershme, pa Ramën Kryeministër”, deklaratat e tij për t`u ulur në tavolinë
me Edi Ramën dhe për të pranuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale, tregon
se brenda koalicionit opozitar nuk ka më unitet për qëndrimet në lidhje me
zgjidhjen e krizës dhe dialogun me Edi Ramën.
Më herët, ka qenë Monika Kryemadhi, e cila fill pas zgjedhjeve të 30
qershorit, deklaroi se “të isha unë në vend të Lulzim Bashës do të futesha në
zgjedhje me Edi Ramën”, ky qëndrim është mbajtur vazhdimisht nga LSI gjatë kësaj
periudhe. Madje dhe vetë Basha e pranoi në një moment 13 tetorin “si një mundësi
e mirë për zgjidhjen e krizës”, pas një takimi që pati me Ilir Metën. Por qëndrimin
e kryedemokratit ndryshuan menjëherë duke “refuzuar” 13 tetorin si datë për
zgjedhjet lokale, pa bashkuar me to edhe ato parlamentare.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar
pasditen e të hënës një takim me aleatët e tij politik për të diskutuar për aksionin
opozitar që do të ndiqet pas vendimit të presidentit Meta për mos mbajtjen e
zgjedhjeve më 30 qershor. Pas takimit në selinë e PD-së, u prononcua për mediat
kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili tha se të gjithë aleatët janë
në të njëjtën dakortësi mendimesh me atë që Basha tha më herët në një konferencë
për shtyp.
“Pa dyshim që
qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të
ndershme, pa Ramën kryeministër. Qëndrimi ynë është i
njëjtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot. Kjo ka
qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë.’ – tha Mediu
Para takimit më aleatët, Basha tha për mediat se “nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor dhe nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës”.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe njëkohësisht aleat i Bashës dhe pjesë e Opozitës së Bashkuar ka bërë për herë të parë të ditur disa nga emrat që mund të jenë pjesë e qeverisë tranzitore sipas tij.
I ftuar në A2news/CNN, Mediu tha se Rama duhet të largohet nga drejtimi i vendit dhe të vendoset sa më shpejtë një qeveri tranzitore për të zhvilluar zgjedhjet lokale dhe parlamentare pas 6 muajsh.
“Unë mendoj që duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndoshta pas gjashtë muajsh. Dhe këtë periudhë gjashtëmujore duhet të kemi një qeverisje që përbëhet nga figura që kanë pasur autoritetin për të kontestuar të keqen brenda forcës së tyre politike, por edhe që kanë qenë me një eksperiencë politike të vlefshme që mund të garantonin një marrëdhënie të qëndrueshme të të dy krahëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.” – tha Mediu
Ndërsa pyetjes se kush mund të jenë përfaqësues të shumicës dhe opozitës në këtë qeveri tranzitore Mediu dha disa emra që ai mendon se janë të aftë të zgjidhin problemet në vend.
“Po ju them disa emra, Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj. Pra ka shumë autoritete të cilat besoj kanë frymën dhe interesin për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe i kanë shërbyer me sinqeritet interesave të vendit. Këta janë elementë që e tejkalojnë interesin e palëve. Përveç kësaj, mendoj që Shqipëria ka figura të rëndësishme nga bota akademike dhe intelektuale, që nuk kanë lidhje apo interesa qoftë nga pikëpamja ekonomike, qoftë kriminale.” – u shpreh Mediu