Protesta, bashkia fermerëve: Regjistrohuni pastaj shisni!

Mëngjesin e të hënës disa fermerë kanë protestuar në qytetin e Korçës, pasi nuk janë lejuar të shesin produktet e tyre nga policia bashkiake. Shkak është bërë mungesa e pajisjes me NIPT tregtar të fermerëve.

Për protestën e fermerëve ka reaguar dhe Bashkia e Korçës, ku në një deklaratë për mediat, numri dy i kësaj bashkie, Kletjon Kita u shpreh se fermerët duhet të pajisen me NIPT për të shituar në tregun e qytetit.

“Nisem aksionin për mos lejimin e tregtarëve në tregun e shumicës. Fermerët duhet të pajisen me nipt dhe të tregtojnë prodhimet në markaton e shijes. Do vijojmë me aksionin për shmangien e përplasjes mes tyre”, deklaroi Kita.

Në fakt, kanë qenë tregtrët e shumicës dhe pakicës, të cilët tregtojnë në tregun agro-ushqimor të qytetit, ata që kanë kërkuar që fermerët të pajisen me NIPT tregtimi pr të shituar në këtë treg.

Fermerët bllokojnë unazën në Korçë: Nuk po na lejojnë të shesim

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me një protestë në qytetin e Korçës, ku tregatërt e në tregun agro-ushqimor kanë bllokuar unazën e qytetit. Shkak sipas tregtarëve është bërë fakti, që sipas tyre, policia bashkiake nuk i ka lejuar të  tregtojnë mallrat.

Në fakt, autoritetet kanë ndaluar shitjen e produkteve nga tregtarët të cilët ende nuk janë pajisur me NIPT fermeri, por vetëm me NIPT tregtari, çka do të thotë se mund të shesin mallin vetëm në pikat e tregtimit me shumicë.

Nga ana tjetër, tregtarët pretendojnë se ata kanë 20 vjet që shesin produktet e tyre në treg, ndërsa këtë fillim jave janë bllokuar nga bashkia.

Disa prej tregtarëve kanë hedhur në tokë produktet e tyre bujqësore në shenjë proteste, ndërsa gjatë saj janë dëgjuar dhe thirrjet “Ram ik”. Për shkak të bllokimit të unazës, në qytetin e Korçës ka pasur kaos në qarkullimin e mjeteve, ndërsa ka ndërhyrë policia për të normalizuar situatën.

Skip to toolbar