Protesta, bashkia fermerëve: Regjistrohuni pastaj shisni!

AKTUALITET


Mëngjesin e të hënës disa fermerë kanë protestuar në qytetin e Korçës, pasi nuk janë lejuar të shesin produktet e tyre nga policia bashkiake. Shkak është bërë mungesa e pajisjes me NIPT tregtar të fermerëve.

Për protestën e fermerëve ka reaguar dhe Bashkia e Korçës, ku në një deklaratë për mediat, numri dy i kësaj bashkie, Kletjon Kita u shpreh se fermerët duhet të pajisen me NIPT për të shituar në tregun e qytetit.


“Nisem aksionin për mos lejimin e tregtarëve në tregun e shumicës. Fermerët duhet të pajisen me nipt dhe të tregtojnë prodhimet në markaton e shijes. Do vijojmë me aksionin për shmangien e përplasjes mes tyre”, deklaroi Kita.

Në fakt, kanë qenë tregtrët e shumicës dhe pakicës, të cilët tregtojnë në tregun agro-ushqimor të qytetit, ata që kanë kërkuar që fermerët të pajisen me NIPT tregtimi pr të shituar në këtë treg.




Skip to toolbar